Aleati i Bashës, kundër kritikëve: “Epoka Berisha” është mbyllur, por ju s’e kuptoni se duhet të dorëhiqeni…

21 Prill 2018, 22:27Politika TEMA

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane dhe njëkohësisht aleat i kreut të PD, Lulzim Bashës, ka një thirrje për të gjithë kritikët e liderit të demokratëve.

Ai bën thirrje për bashkim, me vetëm një qëllim, rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai bën një deklaratë të fortë kur flet për ata që kërkojnë sot dorëheqjen e Bashës nga partia se

“Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.

Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.

Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!

Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!”

POSTIMI I PLOTE

?Kryetari nuk hiqet me statut!
Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

Debatet në partinë më të madhe opozitare, janë sponsorizuar këto ditë në mediat proqeveritare, sa të krijohet ideja se kjo parti ka probleme të mëdha, ndaj do duhet të durojmë edhe për ca vite Edi Ramën dhe partinë e tij të shpartalluar!

Rilindja nuk funksionon si parti, nuk voton fare kryetarin, nuk ka debat, nuk ka mendim, nuk ka demokraci, por ka vetem kryetar që ka vjedhur zgjedhjet dhe po keqqeveris vendin prej pesë vitesh!
Kjo është e keqja më e madhe e vendit; ‘rilindje’ që nuk lindi kurrë dhe qeveri e lindur nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, shokët dhe shoqet e kryeministrit!

Mungesa e demokracisë në PS është problem kombëtar dhe interes i drejtpërdrejtë për publikun, sepse është parti që po qeveris vendin duke dhunuar çdo institucion e duke i shpallur luftë çdo qytetari me taksat dhe fodullëkun e saj!

Partia Demokratike është partia, që lindi si shpresë për të gjithë shqiptarët; drejtoi vendin për disa vite në pluralizëm. Unë bëj pjesë te kritikët e kësaj partie, kam kërkuar sëbashku me të tjerë reformimin e saj vite më parë!

Sali Berisha mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem.
Epoka Berisha është mbyllur me dorëheqjen e tij, sipas gjykimit tim me bilanc pozitiv dhe shumë arritje për vendin dhe PD!

Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.

Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.

Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!
Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!

Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!

E braktisën Olldashin dhe statutin, parimet dhe garën, demokracinë dhe detyrën, e qëndruan si tinëzarë për të vazhduar më tej si dinin vetëm ata!

Ndaj sot, nuk kanë shkëlqim, nuk krijojnë besim, nuk kanë mbështetje, por kanë vetëm mllef dhe inate; me Bashën dhe ‘kunatin’, me rojën e PD-së, me të gjithë ato që përpiqen të mbështesin PD-në dhe Bashën, si Liderin e Opozitës së Bashkuar!

Të nderuar miq demokratikas që mendoni se kryetari përjashtohet me statut partie, kthjellohuni; çlirohuni nga e keqja, bëhuni kontribues opozitar, zgjeroni rrethin tuaj, ndikoni tek të tjerët në parti, tek aleatet, tek anëtarët e thjeshtë, krijoni alternativa të besueshme, krijoni ekip; atëhere nuk ka statut që e mbron Bashën, sepse shumica shemb me votë kryetarin dhe këdo tjetër!
Unë jam me Ju, nëse Ju jeni me veten Tuaj!

Sali Berishën nuk e largoi statuti, por morali i tij politik dhe qytetar e sidomos ju me keqqeverisjen tuaj.

Epoka Basha në PD sapo ka filluar; mungesa e përvojës, luhatjet në vendimarrje, aksioni si ‘presing’ politik, autoritarizmi fals; e dëmtuan jo pak në startin e tij politik!

Basha mori një goditje në zgjedhje, ku ju të nderuar demokratikas, kontribuat aq sa mundet, fshehuarazi dhe haptas ta sabotoni Bashën dhe Opozitën.

Basha nuk humbi nga Ju, humbi nga konjukturat e pista politike, u përball me drogën, grupet kriminale, korrupsionin qeveritar!

Basha humbi edhe më shumë; se humbi ndërkombëtarët, humbi trajektoren, humbi kauzën, humbi drejtpeshimin, humbi aleatët, ju humbi edhe ju; por askush nuk mund të fitonte në aq pak kohë!

Plagët që ju hapët gjatë mbretërimit Tuaj, indiferenca që ju mbollët, hendeku që ju krijuat me qytetarët, fodullëku, arroganca, e shoqëuan Bashën dhe Opozitën çdo ditë dhe çdo minutë në fushatë elektorale!
Qytetarët na pyesnin për Ju; ku janë, pse janë kundër?! Nuk na hapnin telefonat, nuk na prisnin, harruan partinë, mbushën xhepat dhe tashti na bëjnë moral!

Ja pra, që ju përveç aktivizimit tuaj botërisht kundra kryetarit, ju shoqëronte paralelisht edhe një dozë pakënaqësie e kthyer në urretje, tek votuesit, tek anëtarët dhe militantët e djathtë, aq sa edhe kandidatët e rinj i krahasonin me ju; të gjithë njësoj jeni edhe ju si ata do bëheni, përfitues në pushtet, grindavecë pa karrige dhe të neveritshëm në realitet!

Edhe unë sot, mendoj ndonjëherë si ju, debatoj me kolegët e mi aleatë. Themi që Basha ka defekte, i rendisim ato, analizojmë situatën, ngjarjet, nxjerrim konkluzione, mendojmë sikur të ishte Berisha kryetar; a do të ishte më mirë?!

‘Pse-të’ nuk mbarojnë kurrë, por një gjë është e sigurt; PD-ja dhe Opozita e Bashkuar nuk ka Lider tjetër më të mirë dhe më afër fitores se Lulzim Basha. Ky është mendim dhe gjykim i konsoliduar!

Ju që po kërkoni që Luli të humbë, që statuti të shkarkojë Lulin, kur të humbë, që statuti të shkarkojë Lulin. Kur të humbë Luli edhe njëherë tjetër, ka shkarkuar veten, ju dhe të gjithë!

 

12 komente në “Aleati i Bashës, kundër kritikëve: “Epoka Berisha” është mbyllur, por ju s’e kuptoni se duhet të dorëhiqeni…”

  1. Budalla budalla por ca gjera i ka then mire.
    Me ne fund po kuptojne se kryekrimineli dhe bershizmi duhet shkulur nga mendjet e trushplareve.
    Sa me shume te kuptohet qe ky kriminel ka qen fatkeqesia e kombit aq me mire do te jet per vendin dhe partin e delenxhinjve.
    Nje pal servil ikin nje pal vijne.
    Berishizmi eshte me i rrezikshem se enverizmi.
    Keta maskarenj jane ber milioner vetem nga sumlepirja e malokut intrigant kriminel

  2. uskania says:

    “Nard Ndoka “

  3. saliu says:

    Ky eshte rrote magjari qe rri nen batanijen e Lulashit dhe parfumoset me pordhet e tij.

  4. albani says:

    Ja, ky eshte filozof!
    Ajo qe me pelqen ne kete shkrim eshte fakti se fjalen “humbur” e ka permendur me dhjetra here, kuptohet e ka me Lulin, dhe prape e quan si me afer fitores se asnje tjeter. Ja, ky eshte profeti dhe filozofi qe i duhet Bashes.
    Servilizem i hapur, pa doreza! Ata qe kane qene me Berishen thote, duhet te ikin, por veten nuk e fut ne liste, se eshte bashist, dhe jo berishist.

    Ky ka qene berishist, fatosist, ramist, metist, te gjitha rrymat i ka provuar dhe tani vazhdon t’i serviloset Bashes, humbesit historik fitimtar!
    Vazhdo o Z. Nard Noka, se me Bashen edhe nja 20 vjet te tjera ne opozite do te rrini. Hajt! Tung!

  5. Jeni says:

    Lush gjen me shame dallime midis Nardit due nje Kerri I fiton 1 Mil $.

  6. Edi says:

    Nuk ka asnje shanc qe Nardi ta kete shkruar vete kete postim!
    Me gjase eshte pena e Pollos, e vete Lulit, e Doktorit, ose e te treve se bashku, po ne asnje menyre e Nardit?

  7. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    opinioni i nardit tregn nvelin e ulet te perfaqsimit ne krahun opozitar.tani ekzistenca e partive aleate me pd eshte nul,formale.deri ne ate shkalle sa edhe kryetaret e partive jane zgjedhur ne parlament me intrigat e listes se pd.ato parti,ne fakt jane inekzistente,mbahen me kembe dhe perfaqsohen nga kryetari,qe ,per te jetuar ,i ngjitet si shushunje pd.se dyti,ky shkrim konfirmon se edhe pd po shperbehet,si ne baze dhe ne elite,nga perfaqsimi dhe niveli.por kam pershtypjen qe,nisur edhe nga ndryshimet statutore,po pergatitet ardhja ne krye si mbret absolut dhe i perhershem i sali berishes .thirrja per distancim nga saliu,tregon kete prapamendim te klanit qe drejton sot.dhe kjo levizje do te filloje nga baza e partise.jane pak ata qe mbeshtesin lulin,qe i beri deget ne rrethe anemike,deri ne inekzistente.ne pd sot nuk ka me ideale,ka interesa.ne gjendjen e tanishme pd ka mbetur jo me parti demokratike,por parti e kryetareve.tani iu shtua edhe lesht e likes dhe kuadri del i plote.meqe humben elektoratin te mblidhemi me cte mundemi dhe me cdo mjet per te ardhe ne pushtet.por me vote,ne menyre demokratike nuk vine dot.provat treguan qarte se edhe me force ,ne rruge revolucionare ,,kane mbaruar,jo se nuk duan,por nuk i mbeshtet njeri.ndaj shpresojne te figura e saliut,haxhi qamilit te kohes se sotme,me shprese se ka mbeshtetje si dikur.por saliu e di qe ka mbaruar.mund te kerkoje te dale ne krye te partise vetem per mbrojtje politike nga burgu qe po afron.tjeter motiv nuk ka,sepse eshte figure e kompromentuar.e vetmja rruge per demokratet e ndershem eshteriorganizimi.po kush do ta beje?arben imami?genc ruli.zhosi?jane te kompromentuar.qe te mos shkermoqen me,te rigrupohen rreth bamir topit.ose ta rifillojne nga e para.per kete duhet lidership i ri,por……..do vije shpejt koha dhe do te themi,na ishte njehere nje parti qe lindi si shprese,u shnderrua ne parti revanshiste dhe perfundoi ne hic.keshtuqe ska distancim qe i shpeton lulushet nardndoket me shoke.

  8. Franci says:

    O Nard filozofi ke filluar te porosisesh shkrime, se vete nuk ke tru per tju futur gjerave kaq thelle.
    ” Kur dielli shkelqen ne qiell do te thote qe eshte kohe e mire”.Nard Ndoka – filozof.

  9. ajnshtajn says:

    Nardi flet keshtu se i kane dhene kocke te lepihet, se po ta linin si qen rrugeve do fliste ndryshe.Pastaj shkalla e inteligjences se verioreve te perfaqesohet me Nardin, eshte per tu qare hallin.

  10. besniku says:

    Rames ti hani mune ti bashke me shoket e ty.Pse duhet ta rezoni dhe mos e ndihmoni te beje reformat qe duhen?Kjo tregon se care pyka jeni te gjithe qe therisni te rezoni Ramen.Edhe njehere Rames nuk i beni dot asgje sepse popullli me shume don Ramen se sa ju .Jo sepse po ben cudira po po ben me mire dhe me shume pune se sa ju qe e shkateruat vendin me budallekun tuaj.28 vjet therisni kunder parties socialiste e cila nuk eshte “fashiste” si ju qe me shume jeni rrugace se sa politikane…

  11. saliu says:

    Ky eshte nje rrote magjari i cili rri nen batanijen e Lulashit dhe parfumoset me pordhet e tij.

  12. Tironsi says:

    Uaaa Nardi filozofi ka raste qe edhe mendon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje