Basha fiton besimin e Ristanit, ja përgjigja e sekretarit të përgjithshëm për kritikët

23 Prill 2018, 16:33Politika TEMA

Partia Demokratike vijon të përjetojë një gjendje të brendshme mjaft kritike ku strukturat janë dëmtuar për shkak të statutit të ri që i rrit kopetencat liderit Lulzim Basha.

Pavarësisht kritikave të shumta nga figura kryesore të PD-së, ky i fundit ka fituar besimin e Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani i cili i ka dalë në krah.

Ai thotë në Klan se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modele perëndimore.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj.

E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton.

Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë, dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo.”

“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”, ka thënë Ristani.

Ristani refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar.

“Ishte shumë e drejtë që ish-kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”, thotë ai. (TemA)

2 komente në “Basha fiton besimin e Ristanit, ja përgjigja e sekretarit të përgjithshëm për kritikët”

  1. Cuku says:

    Po ku di nga lidhet gomari ky hajvani.
    Ketij mbushi grazhdin ne mengjez me jonxhe dhe ben qef ky ,
    Do dhe ndonje dopio raki sheqeri dhe eshte ne boten e shtate,,,,

  2. NjeQytetarOptimist says:

    We split it 3 ways. 15 for you, 85 for me and the common people get whatever is left.. Sipas ketij pjaneci I bie qe 12 anetar ti zgjedhi krietari, kurse 3 anetar, vet kryesia e sapozgjedhur.. Piramid si FSHF-ja, dekanet, dhe ish KLD-ja.. Hallall Baftjar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje