Doni të dini nëse jeni fitues i Lotarisë Amerikane? Ja njoftimi i rëndësishëm mbi përgjigjet

23 Prill 2018, 16:53Sociale TEMA

Po prisni me padurim që të merrni përgjigje për lotarinë amerikane?

Këtë vit përgjigjet nuk do të jepen më datën 3 apo 5 maj siç ka ndodhur gjatë viteve të shkuara.

Mësohet se fituesit do të shpallen më 15 maj të vitit 2018, ku për të konfirmuar nëse jeni fitues aplikuesit e regjistruar në DV-2019, mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit dhe ta kontrollojnë atë online.

Kontrolli i Statusit të  Regjistruarve, do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur sesi të aplikojnë për vizën e lotarisë për veten dhe anëtarët e familjes.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e intervistimit për vizë nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje