Kancelarja gjermane Angela Merkel, thotë se Gjermania nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.
Në një intervistë për televizionin izraelit, Kanal 10, Merkel tha se duhet punuar për zgjidhjen e statusit të Jeruzalemit.
“Statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në këtë kontekst.
Për këtë arsye nuk do ta transferojmë ambasadën në Jerusalem.
E duam Izraelin demokratik e hebraik, por edhe shtetin e qëndrueshëm për palestinezët”, ka Merkel.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu beson se marrëveshja ndërmjet Perëndimit e Iranit nuk ofron sigurinë që ai do ta dëshironte.
Mendojmë korniza ekzistuese, edhe pse s’është e përkryer, është më e mirë se sa të mos ketë marrëveshje.
Do të vazhdojmë të bisedojmë për këtë”, ka thënë Merkel.(TemA TV)