"Kurthi" i Himnit të Flamurit ku ra Luan Rama dhe Tritan Shehu

23 Prill 2018, 11:29Politika TEMA

Pas raportit pozitiv për çeljen e negociatave të cilën e përcolli diplomatia e lartë e BE-së Frederica Mogherini, shefi i qeverisë Edi Rama publikoi një video në rrjetin social Facebook ku himni ynë i flamurit interpretohej në një version ndryshe.

Himni i sjellë në varjantin më ritmik, u bë pjesë e një debati ku pati nga ata që e duartrokitën ashtu siç pati edhe mjaft kritikë ndaj tij.

Ndërkohë, shpërndarja nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, solli reagime mjaft të ashpra ku një sërë politikanësh e kritikuan atë duke e cilësuar si “turp të madh” që institucioni që ajo drejton ka sponsorizuar këtë material që sipas tyre ka deformuar himnin.

Të gjitha reagimet në fakt rezultojnë një “grackë” e madhe pasi ky version është publikuar më 24 dhjetor 2012 (para 6 vitesh) dhe është një produksion i televizionit “Top Channel”.

Materiali i pregatitur si “Kënga e fundvitit” për këtë media, u shfrytëzua nga Rama për të përcjellë mesazhin e negociatave mes këtyre tingujsh patriotikë.

Pjesë e sulmit ndaj ministres Mirela Kumbaro u bë deputeti i LSI-së Luan Rama apo edhe demokrati Tritan Shehu.

“Skandal! Rilindja ka publikuar sot nje “variant” te saj te Hymnit tone Kombetar. Une nuk jam artist dhe as surealist, jam qytetar normal.  Per mua eshte nje Karrikature e Vertete!

Hymni eshte e mbetet Hymn, askush nuk mund ta tjetersoje ate, vecanerisht Qeveria.

Degjojeni vete e gjykoni pastaj…..” shkruante Tritan Shehu.

”Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!, shkruan deputeti i LSI-së Luan Rama.

Më poshtë po publikojmë dy versionet e materialit të publikuar së pari nga Top Channel dhe nga zyrtarët e qeverisë. (TemA)

15 komente në ““Kurthi” i Himnit të Flamurit ku ra Luan Rama dhe Tritan Shehu”

  1. Parid says:

    Nese ky Himn, ka qene shkaku i reagimit, me vjen keq te kete arritur deri ketu Tani. Kjo ka qene nje gjetje e jashtezakonshme e Top Ch., qe na impresionoi te gjitheve. Flm atyre qe na e rikujtuan. Flm AUTORIT origjinal.

  2. Kellira says:

    Jepini nje pale doreza boksi Tan Shehut

    1. TT says:

      Po nuk i hoqen preshin ,nuk jam dakord ti japin doreza boksi !! Nuk eshte e drejte per kundershtarin …

  3. ferdi says:

    NJE shemtir dhe deformim i turpshem si çdo deformim tjeter ne kte vend , ktu deformimi preku fundin , shkoj shum larg himn homoseksualesh kurr nuk do te ngrihem ne kemb per kte lloj hymni , ky esht turpi i rradhes i vizjonarit sharrlatan ED RAMA , ne i dham voten por ky esht pa moral kjo esht e verteta njerez me moral te dyshimt duhen te mbahen larg politikes se te dhjesin xhdo gje komtare dhe jo komtare , sharlatan i vertet esht treguar ED RAMA kerkon qe xhdo gje ta bej vet , ik o debil mos u hap bythesh , nuk ke te drejt te ngacmosh ndjenjen komtare te kti populli hajvan te dhjefsha hymnin tend.

  4. ferdi says:

    NJE shemtir dhe deformim i turpshem , si çdo deformim tjeter ne kte vend , ktu deformimi preku fundin , shkoj shum larg himn homoseksualesh kurr nuk do te ngrihem ne kemb per kte lloj hymni , ky esht turpi i rradhes i vizjonarit sharrlatan ED RAMA , ne i dham voten por ky esht pa moral kjo esht e verteta njerez me moral te dyshimt duhen te mbahen larg politikes se te dhjesin xhdo gje komtare dhe jo komtare , sharlatan i vertet esht treguar ED RAMA kerkon qe xhdo gje ta bej vet , ik o debil mos u hap bythesh , nuk ke te drejt te ngacmosh ndjenjen komtare te kti populli hajvan te dhjefsha hymnin tend. me kte tregoj qe i erdhi koha te iki te pirdhet nga kryesimi PSse e ardhmja esht ERJON VELIA ,njeri me serioz dhe rreputacion .

  5. keta nuk behen merak per shkatrrimin e Shqiperise,na behen merak per hymnin.
    shikoni sa vila dhe sa miliona keni vene nga vjedhja e popullit

  6. Cuku says:

    Mos ja u vini re
    Tritan Shehut I djeg akoma torrovilja nga preshi I Lushnjareve dhe nuk di cthot,,
    Tiger Rama ( prej letre) dihet puna e tij ,per.ate paguhet si Petrit Vasili dhe Ylli Manjaku,,,

  7. Leo says:

    Eshte pak mish mash si kollazh, ndoshta edhe pak i politizuar, por ne fund te fund eshte thjesht nje version i bazuar ne himnin kombetar.
    Ska pse ti ngeli hatrı apo te merzitet akush

  8. BRSS says:

    KUSH JAN KETA QE NDRYSHOJN HYMNIN E FLAMURIT JU QIFSHA ROBET ,KURSE AJO MINISTRE PUTANA SESHTE PER ATE PUNE SHKERDHATA AJO ESHTE NJE PALAÇO QE ME SHUME NGJYHET SE SA PUNON

  9. Muzika says:

    Pse trtrittan shshehhu eshte komisioneri qe vendos noten?!?!?
    HAHHAAHA

  10. Devolliu says:

    Shkëlqyeshëm fare, qentë e Sali KRIMINELIT dhe zagarët e Like FLORIRIT, le të lehin, ata atë punë klanë.

  11. Bujku says:

    Himni, flamuri jane simbole kombetare dhe si te tilla duhen mbrojtur me fanatizem. Pa mohuar vlerat krijuese te Topit por? Sikur Kumbaro dhe per flamurin te sajonte ca “vrima” pjese nga libri me poezi Vrima i cili ndihmoi per futjen ne BE cfare do thuhej?!

  12. kazani mediatik says:

    Top channel eshte televizion privat dhe mund te beje shemti te tilla. Qofte edhe per humor, komerc, apo ku di une çfare ? Por nje ministre nuk mund dhe nuk i lejohet te beje nje gje te tille. Ajo eshte perfaqesuese zyrtare e pushtetit dhe hymnin duhet ta prezantoje po sipas variantit zyrtar, qe per me teper eshte sanksionuar edhe ne Kushtetute, ligji qe nuk mund ta shkele askush dhe ne asnje rast. Zonja kumbaro mund ta kendoje hymnin si te doje, dhe ajo e ka pare qe ne Francen qe ajo e njeh mire, “Marseillaise” kendohet edhe si parodi. Por ne asnje rast ne aktivitete dhe faqe zyrtare, dhe nga persona zyrtare.

  13. Agim Doçi says:

    Autor asht CIPRIAN PORUMBESCU, përshtatur në shqip nga ASDRENI. U provua nga MARASH IVANAJ -Ishministër i Arsimit në kohën e Monarkisë të mbledh një Komision Miratues për një HIMN FLAMURI, por dështoi ndonse konkuruan AT GJERGJ FISHTA, KRISTO FLOQI etj. por ngeli përsëri HIMNI i përshtatur nga arumuni ASDRENI…SPOTI TURISTIK I MREKULLUESHËM. Por deformimi muzikor dhe ritmik ma tepër e kthen në një problem që sipas Mjeshtrave votojnë për këngën “KUQ E ZI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje