Rekomandimet e Qeverisë për Prokurorinë: Tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

23 Prill 2018, 16:30Kronika TEMA

Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta, janë prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe njëkohësisht rekomandimet më të rëndësishme që ekzekutivi i bën organit të Prokurorisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot përpara Kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorive në rrethe Rekomandimet Prioritare në luftën kundër kriminalitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave për vitin 2018.

Në një takim të zhvilluar në mjediset e Prokrurorisë së Përgjithshme, Gjonaj ka renditur një sërë problematikash dhe shqetësimesh, për të cilat sipas qeverisë, organi i prokurorisë duhet të jetë më efektiv.

“Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit” u ka thënë Gjonaj prokurorëve, duke nënvizuar se ngritja e Prokrurorisë së posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Një tjetër rekomandim prioritar i qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale, duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre, çka është dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Duke folur për Reformën në Drejtësi si një objektiv kryesor i Qeverisë, ministrja Gjonaj është ndalur edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Largimi nga sistemi i prokurorëve të korruptuar, me lidhje me krimin apo të paaftë do të ndihmojë pjesën e shëndoshë të prokurorëve, që t’i vlerësohet përkushtimi dhe puna e palodhur në luftën kundër kriminalitetit’, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj është ndalur edhe në fenomenin e mbylljes së çështjeve penale nga prokurorët, duke theksuar: “Konstatohen mbyllje të cështjeve me vendime për mosfillim hetimi në një kohë kur, për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i cështjes. Kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme”.

Ministrja e Drejtësisë ka inkurajuar Prokurorët për të kryer detyrën e tyre me përkushtim dhe ndershmëri, në zbatim dhe vetëm për zbatim të ligjit.

 

3 komente në “Rekomandimet e Qeverisë për Prokurorinë: Tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”

  1. mirel says:

    I bie te perkthehet “tolerance zero kunder Ramutitqe po ben Hece dhe koncesione mbi Valbone, Vjose dhe ne te gjitha rruget e Shqiperise dhe kullat e Tiranes ”
    Vendi i pare ne PPP thote FMN.
    Partneritet-Publik-Privat. FMN i deklaron si forma vjedhjeje dhe korruptive, ndersa qeveria shqiptare kerkon korrupsionin tek ndonje legen i vockel qe lepin ndonje kocke te Ramutit.

  2. Feniks says:

    Seriozisht e ka qeveria se deshiron ta luftoje korrupsionin?
    Do ta pranoja si te vertete vetem ne se qeveria do te pranonte hapur se kush kane qene shkaqet e lindjes,zhvillimit dhe permasave alarmante te perhapjes se korrupsionit ne administraten shteterore!
    Se te konstatosh qe ka korrupsion kete e dine me mire qytetaret qe heqin te vetem mbi kurriz pasojat e tij,ndersa shtetaret dine vetem se si ta MJELIN kete lope te madhe!
    Pra te dy palet e njohin korrupsionin nga llogore te ndryshme luftimi!
    Kryeministri Rama duhet ta dije se kur flet per korrupsionin ketu behet fjale vetem per ne aparatin shteteror,se ai privat i di me mire punet veta!
    Meqenese deri me sot kemi degjuar vetem thirrjet dhe ulurimet kryeministrore qe “DENONCONI KORRUPSIONIN” etj,kam te drejte si qytetar i ketij vendi te mjhere, t’i jap zotit kryeminister 3 keshilla:
    1-Korrupsionin e bejne rrogtaret e punesuar ne administraten shteterore si militante partiake dhe qe mbizoterojne te jene edhe te pa afte.
    Keta jane te predispozuar te mos punojne per shtetin ligjor,por per “maliqin”,qe e ka vene ne pune!
    2-Ne aparatin shteteror nuk ka kontroll te punes se secilit rrogtar,ne te gjithe piramiden shteterore!
    Ne shtet nuk duhet te kete asnje njeri qe te mos i kontrollohet puna,sjellja dhe rezultatet e punes se tij poersonale dhe ne grup.
    Eproret e cdo hallke duhet te mbajne pergjegjesi ligjore dhe administrative per cdo gabim apo faj te vartesve te tyre ne se keto gabime apo faje nuk kapen me pare nga ai vete,por eproret e tij!
    Cdo epror qe pushon nga puna nje punonjes duhet te demshperbleje nominalisht shumen e caktuar nga gjykata ne rast te dhenies se drejtes se punonjesit e jo shteti sic ndodh deri me sot!
    3-Shteti duhet te organizoje ne menyre perfekte sensoret e tij ne cdo hallke te tij,nga poshte e deri lart,qe ankesat e qytetareve te administrohen, verifikohen dhe zgjidhen perfundimisht nga te gjitha hallkat e shtetit qe u drejtohet kjo ankese!
    Vleresimi i ankesave te qytetareve qe denoncojne shkelesit e ligjeve,zvarritin zgjidhjen e ankesave te tyre apo me keq mos zgjidhjen e tyre eshte treguesi me i sakte i seriozitetit te nje shteti ne lufte kunder korrupsionit.
    Deri me sot eshte lejuar te zhvillohet korrupsioni qe ka bere kerdine ne popull e ne shtet dhe me pas eshte kerkuar denoncimi i tij!
    Ne fakt duhet te ndodhe e kunderta:
    Korrupsioni duhet te parandalohet dhe te verifikohet dhe hetohet ne cdo rast qe tentohet te kryhet!
    Dhe kjo narrihet vetem duke vleresuar ankesat ve popullit,qe deri me sot me ato ky shtet ka vite qe tall menderen!
    Forma me e sakte dhe direwkte e degjimit te ankesave te popullit eshte berja e pritjes se popullit nga te gjitha hallkat e shtetit qe nga kryeministri e deri poshte!
    Kjo nuk ndodh,prandaj une nuk kam asnje besim se ky shtet deshiron ta luftoje korrupsionin!
    -HAJDUTI GJITHMONE KA BERTITUR “KAPENI HAJDUTIN”!
    +

  3. Albi says:

    Po Ju si Ministre Drejtesie si po e luftoni korrupsionin ? Sa Drejtore hipotekash ke ndeshkuar?Sa notere ke larguar per shkelje te ligjeve ?Sa punonjes burgjesh ke ndeshkuar?Te gjithe ata qe jane nen hetim minimalisht duhet te pezullohen nga funksioni deri sa te perfundoje krejt procesi .Eshte nje notre ne Vlore qe eshte denuar dy here me heqje lirie ,ceshtja vaxhdon ne Apel kurse ajo perdite vazhdon te vulose akte noteriale korruptive .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje