Zjarri në fabrikë, OSHEE: Digjet një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re; Drejtori i zjarrfikësve: Rreziku ka kaluar

22 Prill 2018, 12:57Kronika TEMA

Zjarri që ra sot në fabrikën e riciklimit të mbetjeve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në këtë biznes, por edhe në rrjetin e energjisë elektrike.

OSHEE njofton se është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re me Mëzezin

“Për shkak të rënies së zjarrit te fabrika e riciklimit, është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re dhe Mëzesin.

Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për masat e ruajtjes së sigurisë. Raportohet për një kabinë të djegur plotësisht si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 për masë sigurie”, njofton OSHEE.

Ndërkohë drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Gonxhaj, deklaroi nga vendngjarja se forcat zjarrfikëse po përqendrohen për të parandaluar përhapjen e flakëve në magazinën ngjitur.

Për fat të mirë tha Goxhaj nuk ka asnjë person të lënduar dhe të gjithë shërbimet janë duke shuar flakët.

“Kemi bashkëpunim me të gjitha shërbimet e zjarrëfikseve nga qytetet e tjera. Rreziku ka kaluar. Nuk ka të lënduar. Jemi drejt izolimit të flakëve”, tha Goxhaj.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje