Ngjarje e mbrëmshme në qytetin e Fierit ku në një makinë shpërtheu një sasi lënde eksplozivi tronditi opinionin publik.
Fatmirësisht kjo ngjarje nuk pati viktima por është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Evrin Memo.
Ndërkaq së fundmi është publikuar një video nga vendngjarja shihet momenti kur i plagosur nxirret nga makina e shkatërruar dhe transportohet për në spital.
Për këtë ngjarje Policia po heton në dy pista; hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Makina e të plagosurit Evrin Memo ishte parkuar afër banesës, në momentin që ai është ulur në sedilje ka shpërthyer eksplozivi.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit.
Ende nuk është konfirmuar nga policia por dyshimet paraprake janë se eksplozivi është aktivizuar me telekomandë (TemA)
edi rama do te ngreje GDP me lek droge, por harron pasojat e keqija qe ka trafiku i droges.
Ik mor idiot…gomar…Rama sapo mori ok per hapjen e negociatave per tu bere antare i BE sepsr ishte i vetmi qe luftoi drogen e rrenjosur nga krimineli salu berisha…me mire mos fol o budall sepse flet kot.