E bija e Liri Belishovës: Si e ngërtheu fatin e të ëmës në dy fjali para se të vdiste

24 Prill 2018, 11:39Dossier TEMA

“Sado e tmerrshme të jetë diçka, ajo kurrë nuk është absolutisht e tmerrshme; gjithmonë ekziston diçka që mund të jetë akoma më e tmerrshme” – janë këto, fraza monumentale të nxjerra nga ditari i Drita Çomos, të vetmes vajzë që pati Liri Belishova, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.

Drita vetë, vdiq në lulen e rinisë, pas përfundimit të shkollë së mesme, në fundin e viteve ’70, nga sëmundja e ligë e kancerit.

Është ndër ato fraza që mund të ngërthejë të gjithë kalvarin e jetës së nënës së saj, një ndër drejtueset femër të rinisë komuniste, të PKSH-së, ish-anëtare e Byrosë Politike, që më pas pushteti për të cilin ajo luftoi e dërrmoi në persekucion.

Ajo pati vetëm një jetë bashkëshortore, me Maqo Çomon, ish-ministrin që përfundoi burgjeve, e me të cilin solli në jetë Dritën, ndërsa më parë kishte humbur, po politikisht, të fejuarin, Nako Spirun, një prej ish-krerëve komunistë që përfundoi në vetëvrasje, apo në vrasje, pas iu bë rrethi nga Enver Hoxha.

Ky i fundit, shokë armësh me Lirinë, do i shndërrohej për vite të tëra në hasëm. E pos vuajtjeve me prapavijë politike, do goditej rëndë dhe nga vdekja e së vetmes bijë, Dritës. Pra, tmerr mbi tmerr, pa qenë asnjë prej tyre absolutisht i tmerrshëm.

Pak vite më parë, ai publikoi ditarin e saj në titullin “Dritë që vjen nga humnera”.

Pjesë nga ditari i Drita Çomos:  

Të mërkurën shkuam në Tiranë me dajën (Fiqiri Belishova), për kontroll.

Dola mirë. Ajo gërshitja që ndjeja në gjoks me thanë se vinte nga rrezet.

Kur hyra në territorin e spitaleve, gjithçka u ringjall në kujtesë. Porta e madhe e hekurt, lulet buzë rrugicave të shtruara me asfalt, pishat e lartam infermieret që nxitonin me ato kapuçët e bardhë në kokë, ndërtesa bezhë e spitalit Onkologjik, salla e operacionit që zgjatej prej saj si një shtesë e egër, mbështetur mbi shtylla betoni, me atë erën e saj të fortë, karakteristike…

Dje u shtrova prapë në spital. Jam po në atë dhoma ku isha dhe herën e parë, nr.2. Kam në dhomë një grua nga Fieri dhe dy djem të vegjël, Spiron dhe Ardin.

Të mendosh se do shtrohesh për herë të dytë në këtë spital, është e tmerrshme, por të shtrohesh në të vërtetë, nuk është aspak e tmerrshme.

Këtë herë e ndjej veten plotësisht në pozitat e të sëmurit- kam temperaturë dhe ndjej dhimbje në anën e majtë.

Megjithatë, kam besim të vetja, te e ardhmja. As që dua të mendoj për sëmundjen, as që më shkon në mend sa do të zgjasin të gjitha këto dhe ç’do të ndodhë.

Nuk dua t’ia di. E dua shumë jetën, kaq shumë, kaq shumë…deri në dhimbje të shpirtit. Dua të jetoj me gjithë fuqitë e mia, dua të jetoj. (tesheshi)

6 komente në “E bija e Liri Belishovës: Si e ngërtheu fatin e të ëmës në dy fjali para se të vdiste”

  1. Pun komumnistesh,perkrahin njeri tjetrin,ja fusin njeri tjetrit sot dalin te persekutuar dhe demshperblehen nga paret tona
    Po ne cfare fituam nga kjo lufte komunistash?
    Ne e paguam ne ate kohe ,ne po paguajme edhe sot .
    Soji i saliut hengri qyl ne ate kohe vjedh e pret sot.

  2. bukuria says:

    Rrespekt i veçante per kete zonje te forte.
    U prefsh ne paqe.

  3. Erl says:

    Sot qeverisin bijte e monstrave qe qeverisnin dje. Mos u habisni kur t’a dekorojne ata qe kurre nuk kane kerkur falje per krimet e baballareve

    1. I Riu Komunist says:

      Kerkoni falje ju per krimet qe keni kryer ndaj nesh dhe popullit shqiptar! Ne thjesht morem hakun dhe ju dhame ate qe meritonit, sepse kishim mbeshtetjen e popullit!

      1. ELIOT says:

        I RIU KOMUNIST ….. KE NEVOJE PER NJE VIBROMASER ….. SE QENKE PEDERAST .. A E DIN SE PER CFRAE TE SHERBEN …MESO PEDE COBAN ….DEBILE .. MORRET HAKUN… KUJT SHQIPTAREVE QEN TURK SERB GREK …. JO NUK JE QEN SE QENTE NUK E HANE NJERI TJETRIN ..JE NJE KANIBAL

  4. BERLINI says:

    RESPEKT PER Liri Belishoven…dhe e pa Harruar..KA qene simbol i Vajzave Mallakastriote dhe Rinise se viteve 40-ta…NE INTERVISTEN E SAJ TE FUNDIT THOTE TE VERTETEN E LUFTES SI DHE “TE HIDHUR” TE DEMOKRACISE ENVERO-BERISHJANE..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje