Preç Zogaj: PD nuk vjen kurrë në pushtet, nëse Berisha rikthehet në krye të saj

25 Prill 2018, 16:56Politika TEMA

Ajo që është quajtur risi nga demokratët, për analistin Preç Zogaj, njohës i problematikave në PD, është diçka e vjetër.

Në një koment në Report TV, Zogaj shprehet se përzgjedhja e kandidatëve për deputetët dhe kryebashkiak duhet të ishte sanksionuar me parimin një anëtar, një votë.

Gjithë ajo që thuhet për rolin e anëtarësisë nëse nuk saktësohet se anëtarësia konsultohet me parimin “Një anëtar, një votë”, ngelet siç ka qenë dhe më keq se sa ka qenë.

I bie që anëtarët mblidhen në mbledhje të hapura, vë gjithsekush një emër dhe dalin ca lista të gjata, për 5 vende, 50 veta që nuk i sheh kush më. Kjo është shumë serioze”, shprehet ai.

Ndërsa për pikën më të debatuar, mandatin e kryetarit, Zogaj ka këtë qasje:

Kjo për mua nuk është një pikë shumë e rëndësishme sepse vetëvetiu kryetarët kur humbin dy herë zgjedhjet politike, humbin të drejtën të vazhdojnë edhe po të mos shkruhej sepse nuk ka asnjë shans më”, thotë Zogaj.

Kur flet për kritikët analisti shprehet i rezervuar por i jep vlerë më të madhe kritikëve që debatojnë nga selia blu.

Sidomos kritikat që shoqërohet dhe me propozime për zgjidhje janë shumë të mirëpritura dhe duhet të mirëpriten për mendimin tim, kurse kritikat nga distanca, nga llogorja ose kritikat që mbështeten në një konsideratë që nuk i ndryshojnë ato nuk kontribojnë pozitivisht”, thekson analisti.

I pyetur për thirrjet e disa anëtarëve demokratë që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës, Zogaj thotë se nuk është zgjidhje që e çon PD në fitore.

“Nëse PD përfundon tek kjo zgjidhje ajo është një kthim mbrapa që nuk jep ndonjë prespektivë për t’u rikthyer në pushtet”, nënvizon ai.

Zgjidhja e vetme sipas tij është kjo:

Unë nuk di mënyrë tjetër përpos se përmes anëtarësisë dhe garës përpara anëtarësisë.

Nuk mund ta shtrojmë këtë çështje si një çështje të raporteve personale mr kryetarin.

Unë nuk do e pranoja një lloj “pajtimi” që meqënëse po bëhet zhurmë ty po të vë këtu, e ty aty. kjo do ishte prap keq”, thotë Zogaj.

1 komente në “Preç Zogaj: PD nuk vjen kurrë në pushtet, nëse Berisha rikthehet në krye të saj”

  1. Une,Lubonja says:

    Te habitin piruetat e spiunit Prec Zogaj! Me 2013 u kthye ne PD sepse Saliu i dergoi fjale se kishte gabuar me poetin! U kthye ju servilos Berishes dhe ja ku perfundoi! Puthet dora qe te ushqen! Ky eshte poeti-politikan Prec Zogaj! Njeri i luhatjeve te medha ne kerkim te se vertetes se hidhur te mendjes se malesoreve qe kerkoi t’i qendroi besnik por e tradhetoi sic e tradhetuan! Dashamiresisht do t’i kerkoja te largohet nga politika dhe media politike! le t’i kushtohet poesize te cilen une ja pelqej por edhe publiku! Le te gezoje disa dite te qeta se pleqeria po na troket ne dere!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje