Polonia i ndez "dritën jeshile" integrimit të Shqipërisë: Të gatshëm të intensifikojnë dialogun

25 Prill 2018, 15:19Politika TEMA

Në vijim të takimeve në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë z. László Kövér dhe me z. Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë.

Gjatë takimit me homologun hungarez, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve.

Për këtë z. Ruçi u shpreh se Hungaria ka qenë dhe mbetet një nga vendet anëtarë të BE-së e cila mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë z. László Kövér u shpreh gjatë takimit se Hungaria ashtu si edhe më parë, vijon të mbështesw integrimin evropian të Shqipërisë.

z. Kövér u ndal gjatë takimit edhe në intensifikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve edhe në fusha të tjera, duke u shprehur se krahas rritjes së shkëmbimeve tregtare, turizmi mbetet një nga sektorët që ofron mundësi të shumta për turistët hungarez si edhe për investitorët që duan të investojnë në këtë sektor.

Për këtë, z. Kövér u shpreh se: “Të dyja palët janë të gatshme të intensifikojnë më tej dialogun politik nëpërmjet vizitave në nivelet më të larta si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellët”.

Pjesë e takimit u bë edhe premtimi i palës hungareze për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës.

Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë

Në takimin me z. Marek Tadeusz Kuchciński, Kryetar i Sejmit të Polonisë, z. Ruçi e informoi homologun e tij për procesin e reformës në drejtësi që është duke ndërmarrë vendi.

Z. Ruçi u shpreh se zbatimi i elementit kyç të reformës në drejtësi që është ligi për Vetting-un, po bën të mundur verifikimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokuroreve dhe se për të garantuar një proces sa më transparent, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shpërndarë ekspertizën e tij të kualifikuar i cili do të shoqërojë këtë proces.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ruçi tha gjithashtu se zbatimi i reformës në drejtësi është një rrugëtim i vështirë, por i vendosur edhe në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Nuk është një rrugë e lehtë, por zgjidhja jonë është e forte. Ne mbështetemi në shtetet anëtare të BE-së për të na shoqëruar dhe mbështetur në këtë udhëtim të vështirë”,- u shpreh z. Ruçi.

Pjesë e bisedës ishte dhe pjesëmarrja e Polonisë në nismat rajonale në Ballkaun ku z. Ruçi e falënderoi homologun z. Kuchciński për ndihmën dhe praninë e Polonisë në Kosovë si pjesë e operacioneve të KFOR-it duke shprehur dëshirën dhe angazhimin e palës shqiptare për një intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Polonisë dhe Kosovës.

Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, në takim u theksua nevoja e rritjes së këtij bashkëpunimi ku Shqipëria ofron për mjaft mundësi për investitorët polak si në turizëm, bujqësi, agro-përpunim, transport dhe energji.

1 komente në “Polonia i ndez “dritën jeshile” integrimit të Shqipërisë: Të gatshëm të intensifikojnë dialogun”

  1. syri blu says:

    Pothuaj gjithe shtetet e EU do te jene dakort qe te fillojne bisedimet midis Shqiperise dhe Atyre ( shtet pjesemares ne EU) te vetmit qe do ti bien ne nje vrime fyellit do jene fqinjet tane greke , me justifikimet dhe avazet e njeohura , sipas regullave te EU , keshtu duhet te ndodhe , qe per gjithcka te aprovohet ne parlamentet perkatese , pastaj ne drejtimin qendror EU. Fqinjeve tane nuk u vjen mire qe shumica e shteteve jane dakord te fillojne bisedimet dhe bejne shume kritika ndaj tyre , dhe kjo eshte njera ane e medaljes , kur eshte ceshtja qe fqinjet tane duhet te marin dozen e tyre te ndihmes , qe duhet te kaloje ne shumicen e parlamenteve , duan qe te mblidhen shejt parlamentet , te aprovohet me urgjence dhe te jete patjeter pozitive , me pak fjale ipokrizia ne kulmin e saj …….ama ku do vene do ta kaperdine dhe kete , keshtu eshte gjithmone kur je shtet i varfer , i varur nga te tjeret , nuk ka peshen e duhur vendosje jote .negative apo pozitive , keto jane perfundimet te jeshe shtet i dobet ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje