E dashura franceze letër Izet Haxhisë në qeli: Dashuria ime do përballet me "kuçedrën", çdo shqiptar që e do drejtësinë është me ty

25 Prill 2018, 07:15Politika TEMA

Izet Haxhia vijon të qëndrojë në paraburgim që prej ditës së djeshme duke pritur për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, në këtë situatë, e dashura e tij franceze ka përcjellë një letër publike për të përmes llogarisë personale në Facebook të Haxhisë.

Patnerja e këtij të fundit shprehet se Izeti është i pafajshëm dhe sipas saj çdo shqiptar që e do drejtësinë është pranë tij.

Postimi i plotë

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit! Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…

Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!

Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit!

Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine !

Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe s do t a leme vetem!

Kurrsesi, jo! Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, m a ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..

Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet!

Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…

Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime! Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!

Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..

Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende…

Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje! Qendro e forte!

Izet Haxhia, driteza ime,te dua sot e pergjithmone! Jam me ty, jemi te gjithe me ty, cdo shqiptar qe do drejtesine sot eshte me ty! Kurajo e zemren plot, i bukuri im! (TemA)

18 komente në “E dashura franceze letër Izet Haxhisë në qeli: Dashuria ime do përballet me “kuçedrën”, çdo shqiptar që e do drejtësinë është me ty”

  1. Erl says:

    Hahahahhahahah nga teksti kjo leter duket sikur e ka shkruar per Mira Kazhani ?

  2. Drenicak says:

    Mëkati me i madh i Izet Haxhi eshte që se ka vra kuqe drenicake!!

    1. Gerd says:

      Kush e njeh Izetin e di qe ai slidh dot dy llafe dhe letrat i ka shkruar e njejta dore ne tentativen qe njerezve t’u vije keq per kurven e Haklajve. Nejse rendesi ka qe Izeti me ne fund perfundoi aty ku e ka vendin dhe ku do mund te gjeje dashuri te tjera qe mezi e presin.

  3. do vijë një ditë says:

    Nuk i kuptoj, perse botohen keto letra sa personale aq dhe publike?!

    1. enter"" says:

      Kjo e ka bere ne FB paraprakisht, qe do te thote qe ne ate moment eshte bere publike.

  4. SB says:

    Lerini brrickullat e telenovelat ! Silleni ketu qe te kopsitet dosja e malokut sali njehere e mire

  5. rrema says:

    na boni me kja.sa mire qe paska dit izeti frengjisht

  6. Rrumpalla says:

    Sepse ndërhyrja e sali kërmës, dhe shkërdhenit, detyrojnë njerëzit ti bëjnë qëndrimet e tyre publike, që të mos vriten nga ushtarët e paguar me paratë e vjedhura nga familja berisha.

  7. "BOHOTINA" says:

    Nje nga gjerat me te bukura qe kam lexuar. Bravo! Jane te shumte shqiptaret qe e duan dhe e respektojne Izetin tend. Dita iu befte njemije. Ai ka ne dore te ndryshoje rrjedhen e pandeshkueshmerise qe pllakosi kete vend nga zagari Salih Berisha. Jemi me kete çift te mire qe u flet zemra dhe jo buzet.

    1. Cjapi says:

      More taj Erl. Po cysh or taj fole kec per malokin tan Izetin,pale or taj e kashtis dhe me pune te pista ,fjale me zhul or Erl. Mor pi Izeti vec ka dite me fol te drejten e kurre shhtremten or taj. Cjan ato Mira Kazani qysh pi fol kec bre. Izeti ska ba naj heri ksi punesh. Pi ti vrej or taj mis po eshte naj Izet tjeter.

  8. arjan says:

    Per se duhet ta kuptosh ti mor injorant. Ti kupton vetem ato qe shkruhen per politiken. Ka jete edhe me te mire jashte tyre dhe ajo eshte tek njerzit e thjesht. Per leter shkrusen kam vetem nje fjale ” Te uroj qe nje dite te jetosh e lumtur ne kete xhunglen tone”

  9. Baftjari says:

    Mos e ndyr fjalen Malesor me ate legen! Malesoret i njofim kemi shok e miq te mire ! Mos edhente zoti te jene si ky kellira jot. Ky esht sinonim i pabesise. E mbajti berisha kaq vite nga mbrapa si zagar ja u ndersente te gjitheve ca kishte kunder. Tani na ben patriotin ky lamashi

  10. une them,se keto procese gjygjesore ma mire te mbyllen,se njofe mentalitetin dhe shpifjet e shqiptarve per interesa te tyre,partiake,klanore,pagese e fetare.
    Kane kaluar 20 vite dhe drejtesia nuk po ka fuqi e korrejtesi ti gjykoj as akuzat e bera sot.
    Azen Hajdari idoli im hero shqiotar i demokracis dhe prespektives shqiptare,por tani me duket se eshte pak vone te kerkohet e verteta,se modifikohet dhe maskohet e gjitha.
    ne kosove dhe shqiperi gjen deshmitar te rrejshum edhe per 500 euro.
    te kerkohet drejtesi vetem per azem hajdarin,dhe jo per ahmet krasniqin i vrar ne tiran,dhe heshtja e ps ne pushtet ate kohe dhe sot,eshte nje Cirke justise.
    e sa persona jane vrar ne shqiperi per koza politike adverse.
    Dikush done vetem destabilizim te shqiperis ne gyrje te negociatave per uinion evropian,dhe ma se shumti e dojn ket destabilizim e deri ne protesta e turbullira… greqia,serbia e rusia.
    Rusia edhe organizoj puqe ne mal te zi,dhe deshi ta trazojn kosoven e kahforin me vrasjen e ivaniviçit ne veri te kosoves dhe nga vet serbo-ruset.
    a eshte prapa edhe ketij procesi rusia me serbin e grekun….

  11. Qytetari durrsak says:

    Z. Izet Haxhia.
    ndjej respektin me te madh per nismen Tuaj per te ardhur ne Shqiperi dhe per tu perballur ketu per “denimin tend” te padrejte dhe mirefillti politik, nga nje grup prokuroresh dhe gjykatesish amorale dhe te korruptuar financiarisht dhe politikisht dhe te komanduar nga Sali Berisha.

    Trimat perballen, nuk shmangen.

    Ju lutem shume, mos u demoralizoni dhe te luftoni deri ne fund per te drejten Tuaj dhe te “shoqes” Tuaj ne France. Ju do te fitoni dhe mos u ndikoni nga lakenjte e Sali dhe Shkelzen Berishes qe do t’Ju “sulen” ne rrjetet sociale. Ka jo pak “lakenj”, te paguar nga familja Berisha, qe cdo dite dhe ore shpifin dhe denigrojne me qellim per te “trembur” personat dhe autoritetet qe luftojne te keqen e Shqiperise, Sali Berishen. Nuk kane cfare t’JU bejne, nese Ju keni besoni se absolutisht, pjesa dermuese, me e shendoshe dhe me e pjekur e shqiptareve, JU mbeshtesin dhe mirepresin me respekt suksesin dhe fitoren Tuaj ne perballjen me te keqen me te madhe te Shqiperise ne keto 27 vite, Sali Berishen dhe familjen e tij te kalbur, te korruptuar dhe kriminale. Miresevini ne Shqiperi, jemi me JU !

  12. pokeristi says:

    Zonjushe e nderuar!
    Letra juaj eshte nje leter mjaft e ndjere,sa reale aq prekese,sa personale aq shoqerore dhe shqipetare.Per mua qe e kam njohur Izetin ne periudhen kur ishte nje trim i cartur i verber, i ndershem ,besnik dhe patriot,kete leter e konsideroj si nje kembane alarmi per te gjithe shqipetaret e pergjumur e te rene ne letargjine e tejzgjatur berishjane.
    Pasi lexova letren tuaj me kumbuan veshet nga vargjet e poetit tone patriot,Ndre Mjeda:
    Cohi shqipetare nga gjumi Cohi
    Dhe si vellazen te gjithe bashkohi

  13. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Izetin turqit e dorezojne ne shqiperi vetem ne kembim te ekstradimit te gylenisteve te cilet erdogani i kerkon nga Rama ti dorezoje. kur te degjoni qe si rastesisht u rrembyen ne shqiperi dhe u cuan ne turqi ca gyleniste ath do shikoni se si pune ditesh izeti do jete ne tirane.

  14. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Izetin turqit e dorezojne ne shqiperi vetem ne kembim te ekstradimit te gylenisteve te cilet erdogani i kerkon nga Rama ti dorezoje. kur te degjoni qe si rastesisht u rrembyen ne shqiperi dhe u cuan ne turqi ca gyleniste ath do shikoni se si pune ditesh izeti do jete ne tirane…

  15. d.didani says:

    Sa mire qe ka gra te tilla,sa mire qe ka dashuri kaq te bukura,sa mire qe ka akoma idealizma,sa mire qe ka patriotizem te tille,sa mire sikur te vertetohen te vertetat qe Izeti pretendon,sa mire qe te kemi nje hero te demokracise(te vertete)!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje