Shqiptarët janë detyruar të mbajnë në “kurriz”, zyrtarë e politikanë të dështuar, të cilët nuk njihen për ndonjë kontribut në të mirë të vendit.
Me taksat e qytetarëve po paguhen politikanë, të cilët ndërkohë që bëjnë jetë luksoze deklarojnë se jetojnë vetëm me të ardhurat nga paga.
Në këtë kategori bën pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Çuni i Fahri Balliut, nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme pranë ILDKPKI-së. Në deklaratën e pasurisë të marrë nga CNA.al, Balliu ka deklaruar vetëm të ardhurat si këshilltar i presidentit të Republikës, 582 798 lekë.
Dhe për më tepër, Balliu ka deklaruar se ka marrë një overdraft 3 000 000 lekë si dhe një kredi 1 000 000 lekë.
Kështu, shqiptarët për më shumë se dy vite kanë mbajtur me bukë si këshilltarë në Presidencë, Klevis Balliun, megjithëse një zot e di se për çfarë këshillonte ai, presidentin.
Dhe që nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, ku Klevis Balliu është zgjedhur për herë të parë deputet i Parlamentit shqiptar, qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë për çunin e Fahriut.
Deri pak vite më parë e ushqente babai, i cili pagoi qindra-mijëra dollarë për shkollimin e tij jashtë vendit, ku mësoi vetëm anglishten, ndërsa sot e mbajnë në kurriz qytetarët.
Njëherë, babai ia dha ish-presidentit Bujar Nishani ta ushqente me taksat tona, ndërsa tani ia ka dhënë Lulit që të ushqejë po me taksat tona.
Kaq të pasur janë shqiptarët saqë ushqejnë dhe çunin e Fahriut, i cili pavarësisht pagës dhe kredisë që deklaron, nuk heq dorë nga luksi dhe nga udhëtimet e shtrenjta jashtë vendit.
Kjo është pasuria e Klevis Balliut e deklaruar përgjatë viteve 2015 dhe 2016, bazuar në të dhënat e Open Spending Albania dhe të dhënave të siguara nga CNA.al, pranë ILDKPKI-së.
Të ardhura nga puna si ndihmës i Presidentit pranë institucionit të Presidentit të Republikës, 101 798 lekë neto.
Të ardhura nga puna si këshilltar i Presidentit të Republikës, 1 228 182 lekë.
Overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën 3 000 000 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga puna si këshilltar i Presidentit të Republikës, 1 228 182 lekë.
Overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën 3 000 000 lekë.
(Fotot e mëposhtme tregojnë jetën e tij të shfrenuar si student në Britani. Ai harxhoi qindrëra mijëra euro për shkollim, pasi iu desh 8 vite të mbaronte shkollën)
Ore pse nuk rruhet ky qerosi Faros? Mire qe eshte injorant, por mos te duket edhe i shemtuar te pakten.
fotot jane te montuara i ckreti nuk ka buke te haje jo me keto foto
ky pederasti keshilltar i presidentit? hahaha prandaj vejne punet corap ketu
Karri i djathte i Z. Lulzime Basha! Ja shiheni ne nje nga fotot ketu!
Lume ne per kete deputet, lum babai per kete djale, dhe lum Shqiperia per kete birko!
Turp e shkuar turpit.
Ta gezojme te gjithe.
shpejte e kuptuat qe na qeverisin injorantet ky eshte vetem nje sa ka ne politoke qe u futen me kepuce te grisura dhe tani jane ber milionera .. dhe me e bukura eshte se nuk japin asgje per kete vend .. vend i cudirave ku vleresohen hajdutet kriminelet dhe injorantet…
Sakat ish.presidenti cyryk keshilltari!