Në një intervistë për TVSH, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin thotë se “kur flasim për procesin e zgjerimit në tërësi, ai nuk është një grup vendimesh politike i Bashkimit Evropian, është një paketë standardesh mjaft rigoroze të përbashkëta për të 28-të vendet aktuale anëtare të BE-së”.
Duke folur mbi këtë paketë standartesh, ambasadorja merr një shembull:
“Ju si vend do të hyni në një treg me 500 000 000 njerëz dhe unë, për shembull, si konsumatore në Finlandë, nëse blej qumësht shqiptar në raftet e supermarketit tim, duhet të jem absolutisht e sigurt që ky qumësht i respekton të gjitha standardet shëndetësore, të gjitha standardet e sigurisë ushqimore, ashtu si qumështi i prodhuar në Finlandë, sepse duhet të ketë besim reciprok dhe ky besim i ndërsjellë mes një grupi kaq të madh vendesh mund të krijohet vetëm nëse ka standarde të ndërsjella që respektohen nga të gjithë. Pra, për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për të gjithë ndryshimin, për ndryshimin e të gjithë shoqërisë” – thotë ajo në intervistë.
E pyetur pse një një qytetari polak i është dashur të presë 15 vjet për ta parë vendin e vet anëtar të BE-së, një qytetari kroat 13 vjet, pas nisjes së procesit në vitin 2000 dhe një qytetari shqiptar, në rastin më të mirë, 40 vjet, Vlahutin thotë:
“Pikësëpari, po ta marrim vitin 1990 ose 1991 si vitin zero për zgjerimin në përgjithësi – jo për politikën e zgjerimit në veçanti, por për kthimin drejt Evropës, siç thoshim në vendin tim – mendoj që aritmetika juaj është pak e gabuar. Mendoj se koha e pritjes ka qenë më e gjatë edhe për vendet e tjera. Po ashtu, Shqipëria e ka nisur nga një bazë institucionale shumë më e dobët sesa çdo vend tjetër në rajon e, megjithatë, është tashmë në të njëjtin grup me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu që nuk do ta quaja…”
Ambasadorja shtoi se procesi nuk duhet parë “nga këndvështrimi i datave dhe disa frazave të caktuara politike”.
“Ajo me të çfarë ka të bëjë ky proces është ndryshimi. Dhe ka një fjali që e kam mësuar në kurriz e përpiqem t’ua shpjegoj njerëzve në Shqipëri. Ndryshimi nuk do të ndodhë ditën që do të hyni në BE, qoftë kjo ditë nesër apo pas 25 vjetësh.
Ndryshimi do të ndodhë përpara se të hyni në BE, ndaj koha për ndryshim është tani. Ndonjëherë kjo nuk është e lehtë për t’u shpjeguar, por kjo është saktësisht ajo me të cilën ka të bëjë i tërë procesi; ka të bëjë me modernizimin e vendit, ka të bëjë me krijimin e institucioneve që do të jenë tërësisht funksionale, që nuk do të varen nga disa personalitete, forca apo interesa politike të caktuara, etj. Ky është integrimi evropian” – tha ajo.
Ishalla zbulojne ndonje qumesht qe rron deri atehere!?
2025
Pyetja a: A do hyme ne BE? me :
Ramen
Meten
Lulzim bashen (Saliu ka vdekur deri atehere) apo
me brez te ri dhe vertet demokratik e te paperlyer si llumi i mesiperm.