Gjyqtarët kanë qenë protagonistët kryesorë të lajmeve këto ditët e fundit.
Të parët janë ata që po i nënshtrohen vetingut.
Ashtu siç parashikohej, askush prej tyre nuk po arrin do të justifikojë pasuritë e shumta dhe tashmë ata po bien njëri pas tjetrit.
Është vetëm fillimi, por me rrogat që kanë, vështirë se ndonjë gjyqtar do të jetë në gjendje të justifikojë apartamentet, vilat, makinat luksoze dhe llogaritë milionëshe.
Pyetja që ngrihet në këto momente, është fakti se çfarë do të ndodhë më tej me ta?
A do të procedohen ata penalisht, pasi fakti që nuk justifikojnë dot pasuritë, do të thotë që në mos të gjithë, pjesa kryesore janë të korruptuar?!
Sepse procesi nuk mund të ndalet vetëm me evidentimin e faktit që ata nuk justifikojnë dot pasuritë.
Këtë gjë e dinim edhe pa vetingun.
Duhet gjetur burimi i të ardhurave të tyre, pasi kemi të bëjmë në masë të madhe jo vetëm me raste ryshfeti, por dhe me shtrëmbërim të drejtësisë, pra me njerëz që mund të jenë liruar nga burgu padrejtësisht, me gjyqe të montuara dhe vjedhje pronash, apo me shkelje të tjera të rënda.
Si rasti i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla p.sh, që bënte biznes me një të burgosur.
Por nuk janë vetëm gjyqtarët që po i heq qafe vetingu.
Së fundmi janë rikthyer protagonistë (sërish dhe sërish) edhe gjyqtarët e futbollit.
Tani është fund kampionati dhe ata kanë marrë urdhërat se kush ekip duhet të shkojë në Europë dhe kush duhet të bjerë një kategori më poshtë (për kampionin këtë vit, ndihma e tyre është e panevojshme).
Këta gjyqtarët e futbollit janë edhe më interesantë, se ndryshe nga këta që po i pastron vetingu, nuk e kanë problem t’i bëjnë pisllëqet e tyre live, jo vetëm përpara mijëra tifozëve, por edhe në TV.
Dhe pastaj kur ju fluturon ndonjë çakmak, ankohen se po dhunohen.
Ata që kanë vite që kanë marrë peng futbollin dhe po e dhunojnë atë në mënyrën më arrogante të mundshme!
Mjafton të kujtojmë vetëm një rast, atë të një viti më parë, kur gjyqtari me emrin Enea Jorgji vendosi t’i japë në mënyrë flagrante kampionatin Kukësit, në ndeshjen deçisive përballë Skënderbeut.
Pasi u “pastrua” për pak kohë në një kampionat tjetër, ai u rikthye sërish për të gjykuar.
Ndryshe nga të parët, këta të dytët s’ka ende asnjë veting që mund t’i heqë.
Kanë jo vetëm mbrojtjen e Federatës dhe personalisht Armand Dukës, por dhe të mediave dhe platformave sportive pranë tij, që nuk iu bëjnë përshtypje manipulimet e hapura të tyre, por një çakmak i hedhur nga Erjon Braçe.
Çakmakun e kanë pak në fakt!
Me atë që i kanë bërë futbollit, iu duheshin hedhur prangat.
Ashtu siç shumë shpejt mund të ndodhë me të parët. (b.l)
Seriozisht po mbroni vete-gjyqesine dhe dhunen ne fushen e futbollit?!!
Po kur cakmaku esht floriri, quhet dhun apo korrupsion!!?? Keshtuqe para se te flitet, duhet ber ekspertiza
Konfiskim të gjithëve që nuk deklarojnë burimin. Tu blehen ilaqe njerëzve në nevojë ose spitale moderne. Ka mjaft vrima për të mbyllur shteti me këto para.