Majlinda Bregu: Më uruan edhe nga PD. Shpërblim nga Rama? Këto janë intrigat e Tiranës

24 Prill 2018, 17:07Politika TEMA

Ish-ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu shkëputet për të paktën 3 vjet nga politika shqiptare për të drejtuar atë që pas procesit të Berlinit është shndërruar në organizimin kryesor për rajonin në kuadër të Bashkimit Europian.

Misioni i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kalon në disa fusha.

“Sidomos pas procesit të Berlinit dhe pjesës së caktimit të detyrimeve kryesore, kthimit të vëmendjes tek rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht shtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe social, por edhe i dialogut dhe ruajtjes së stabilitetit në të gjithë vendet e Europës Jug-lindore, e bëjnë që të jetë institucioni më i rëndësishëm i BE-së për të gjithë pjesën e Europës-Juglindore”, thotë Majlinda Bregu për Top Channel.

Edhe pse ishte aplikantja e vetme nga Shqipëria, që kur u mësua zyrtarizimi i kandidaturës së saj në një garë të fortë me ish-kryeministrin malazez Igor Luklsiç, nuk munguan ata që e panë këtë si shpërblim të kryeministrit Rama për zonjën Bregu, qëndrimet e së cilës për integrimin e europian shpesh i kanë lexuar në sintoni me qeverinë socialiste dhe jo me opozitën demokrate të Lulzim Bashës.

“Ky është vetëm një nga ato intregat e Tiranës që kam dëgjuar përgjatë gjithë kësaj kohe të investimit tim politik”, sqaron ish-ministrja e Integrimit.

Ajo pohon se për zgjedhjen nuk do të mjaftonte vetëm aplikimi dhe lobimi i saj, për shkak të njohjeve të krijuara në BE, duhej edhe mbështetja e Qeverisë “Rama”.

“Është një pozicion në të cilin nuk emërohesh, por zgjidhesh, pra votohesh. I takon vendit që të vendos nëse të mbështet apo nuk të mbështet në këtë procedurë, ndaj e kam falenderuar këtë dje edhe miqësisht ministrin Bushati”, shton Bregu.

Majlinda Bregu nuk u kandidua nga Lulzim Basha për këtë legjislaturë parlamentare e si rrjedhojë humbi pozicionin në forumet drejtuese të partisë. Por disa urime prej familjes së vet politike i kanë ardhur.

“Më kanë uruar miq dhe kolegë nga forca ime politike”, tregon ish-ministrja.

Ajo thotë se ndihet mirë që Lulzim Basha ka arritur në qëndrimet e saj të kahershme, duke bërë thirrje publike pro hapjes së negociatave për anëtarësim.

7 komente në “Majlinda Bregu: Më uruan edhe nga PD. Shpërblim nga Rama? Këto janë intrigat e Tiranës”

  1. ai-ajo says:

    Patjeter qe eshte shperblim nga Rama..kte se luan as topi…
    Pse-te e tjera i di ti….
    more vesh moj ndrikull….???
    Boll na bere lodra fjalesh…

    1. Ne dhe Ata says:

      Kemi mendim te ndryshem nga ju Ai dhe Ajo. Majlinda sa. Ishte ne pd.ishte e mire. Perseri ne pd.por jo si lulushi dhe eshte e keqe.

  2. P.Doda says:

    Nje pyetje e thjeshte per te gjithe Shqiptaret: A ndjehemi me te perkrahur ne rrugen tone te veshtire te intergrimit dhe anetaresimit ne Bashkimin Europian, kur kemi nje zonje Shqiptare te nivelit Europian qe na perfaqeson ne zemer te Europes. A ka me krenari se kjo. Qe te vesh ne dyshim virtytet, aftesite , integritetin dhe profesionalizmin e Majlinda Bregut, duhet qe te jesh hipokrit dhe xheloz i semure ose antishqiptari me i pa skrupullt. Kjo vlen edhe per yllin e shuar Manjani dhe per te gjithe klounoat si Murrizi e Balliu. Vetem ne Shqiperi ndodhin keta cudira, suksesin e tjetrit e shikojn shkaterrim te vetvetes….Por meritojne nje falenderim te madh, sepse identifikojn veten e tyre. Majlinda Bregu ka vleresimin, mbeshtetjen, perkrahjen dhe urimin e te gjithe Shqiptareve te ndershem!!

  3. P.Doda says:

    Nje pyetje e thjeshte per te gjithe Shqiptaret: A ndjehemi me te perkrahur ne rrugen tone te veshtire te intergrimit dhe anetaresimit ne Bashkimin Europian, kur kemi nje zonje Shqiptare te nivelit Europian qe na perfaqeson ne zemer te Europes. A ka me krenari se kjo. Qe te vesh ne dyshim virtytet, aftesite , integritetin dhe profesionalizmin e Majlinda Bregut, duhet qe te jesh hipokrit dhe xheloz i semure ose antishqiptari me i pa skrupullt. Kjo vlen edhe per yllin e shuar Manjani dhe per te gjithe klounoat si Murrizi e Balliu. Vetem ne Shqiperi ndodhin keta cudira, suksesin e tjetrit e shikojn shkaterrim te vetvetes….Por meritojne nje falenderim te madh, sepse identifikojn veten e tyre.

  4. BE-ja says:

    – Pa mbeshtetje te qeveris RAMA, ashtu sic pohove dhe vete para TV dhe shtypit, kuptohet fare qarte se ka qene pelqimi/zgjedhja e Z.RAMA,

    i cili nguli kembe fort tek nderkombetaqret per emrin tend …

    – Bravo Z.Rama, politikani modern-shqiptar dhe ne mbare Europe, qe nuk ben dallim partiak apo gjinor ne ceshtjet madhore te drejtimit shtetit …

  5. Ne dhe ju says:

    Po pse mos ta zgjidhte Rama kete zonjen, mjafton te dish ta luash lojen…
    Rama nuk kishte ne partine e tij nje kandidat apo kandidate ndaj e huazoj zonjen nga PD
    Kur them keta jane te lidhur me 1000fije me njeri tjetrin ju habiteni… keta jane te ndare ne te majte e te djathte po kusarine, krimin e mafiozllekun i kane bashke… kjo eshte klasa jone e dhier politike
    Po une nje merak kam ” vetingun kjo Majlinda kur do ta kaloj…

  6. Jimi says:

    Populli e ka qare! Per inat te s’ime vjehrre vete fle me millonan! Keshtu e bejne edhe koleget e Bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje