EMRI: Ja kush e porositi vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku

24 Prill 2018, 07:56Politika TEMA

Është zbuluar emri i personit të dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.

Sipas “News 24” ai është Bledar Jambelli.

Mësohet se Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda.

Ndërsa dy muaj pas vrasjes së Artan Cukut u arrestua autori që kreu vrasjen, Mikel Shallari.

Ka dyshime se Jambelli i ka dhënë Mikel Shallarit, personi që qëlloi me armë ndaj kryekomisarit, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe më pas do t’i jepte pjesën tjetër të parave pasi ai të kryente vrasjen.

Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit 2017 në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, pranë apartamentit ku banonte.

Ai ishte duke shkuar për në banesën e tij, kur një person i ka zënë pritë, ndërkohë që një tjetër ishte pas tij.

Nga hetimet rezultoi se autori ishte Mikel Shallari, një 22-vjeçar nga Kuçova, i cili u zbulua nga analiza e ADN-së në një bluzë që hodhi në kazanin e mbeturinave pas krimit.

Pikërisht dëshmia e Shallarit ka qenë mjaft e vlefshme për policinë dhe prokurorinë, pasi autori ka rrëfyer emrin e porositësit të krimit, Bledar Jambelli.

Ndërkaq në dhjetor të vitit 2012 , kryekomisari i ndjerë Cuku kishte arrestuar shtetasin Bledar Jambelli.

Në atë kohë Jambelli u arrestua për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012. (TemA)

3 komente në “EMRI: Ja kush e porositi vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku”

  1. Gregori.uk says:

    Ah sa e veshtire eshte ne Shqiperi te jesh me anen e ligjit dhe sa e lehte eshte te jesh me anen e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje