Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, vlerësoi rinovimin e vazhdueshëm që ka pësuar PS dhe qeverisja, duke sjellë elementë të rinj që i kanë dhënë më shumë jetë dhe energji.
Ai theksoi se kjo e bën kryeministrin Rama fitues përballë një opozite që nuk arrin të organizohet dhe të shfaqet si një alternativë serioze.
Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?
Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë. Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjyrylldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.
Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri.
Ne kemi një kohortë me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues.
Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.
Ik or pirdhu ti. Me je bere si brigadier i pyjores. Bej punen dhe mbyll gojen sepse populli ka sy dhe shikon. Ne perendim behen vepra te medha dhe nuk mburret njeri ne televizor. Ty me sa duket te ka vene Rama te prodhosh grazhd mediatik me bollek. Objektivi i pare i bashkise se Tiranes dhe i qeverise duhet te ishte lufta kunder varferise dhe punesimi me nje plan strategjik te menduar mire. Dhe ti mjaft me ate propagande te peshtire se na i xhpife. Nuk do hane drure halore njerezit se le nam. Nuk eshte kjo detyra jote kryesore qe te mbjellesh peme perdite. Kete e ben shkelqyer nje brigadier i pyjores. Po ti jepen xhaba gjithe minierat Samir Manes natyrixht qe populli ska ku te ushqehet. Ska transparence, ka hajdutllek njerez si ti rrojne ne bollek.
Po nuk paske ditur hiç more Erjon,,ky me Lulin bënin kërdinë në lekë duke dhënë leje ilegale, kurse ti ngele duke mbjell pemë. Ky me Lulin I kthyen partitë në hambarë droge duke blerë votat me të korrat , kurse ti vazhdo shit fiq
imagjinarë..
Ky me Lulin nuk lanë eksponentë kriminalë, hajdutë e kriminalë pa rreshtuar në partitë e tyre , kurse ti meresh me ngritje vlerash të tyre..
Shiko ore larash ti japësh pamvarësinë bashkisë dhe krijo personalitetin tënd .
Boll lëpive bythën e të tjerëve. Dhe mos i jep përqindjen këtij ,se ka lekë ky ska ku ti çoj.