DETAJET: Ja kur fillon detyrën Majlinda Bregu dhe sa zgjat mandati i saj

23 Prill 2018, 18:34Politika TEMA

Takimi i 10-të Vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), mbajtur sot në Brdo pri Kranju, miratoi Raportin Vjetor të KBR 2017/2018 dhe nominimin e Majlinda Bregu si sekretare e Përgjithshme e KBR-së për periudhën 2019-2021 dhe Igor Luksic për mandatin 2022-2024.

Takimi, i bashkëkryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i Goran Svilanoviç dhe Matej Marn, në emër të kryetarit Slloven të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), diskutoi zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore si dhe sfidat përpara organizatës.

Pjesëmarrësit e takimit vjetor falënderuan sekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Svilanoviç për kontributin e tij të domosdoshëm në shërbimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore gjatë gjashtë viteve të fundit të mandatit të tij.

“Ka qenë nderi im për të shërbyer si sekretar i Përgjithshëm i një organizate që është me të vërtetë në pronësi rajonale dhe me synim përpara. Ne kurrë nuk do të kishim mundur të ecnim në këtë rrugë të gjatë drejt pronësisë rajonale, pa mbështetjen e fortë të qeverive dhe ministrave përkatës të të gjithë pjesëmarrësve”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm Svilanoviç uroi Bregun dhe Lukshiç për nominimet e tyre për rolin e sekretarit të Përgjithshëm të KBR dhe u uroi atyre çdo sukses në punën e tyre të ardhshme. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm gjatë periudhës së tranzicionit, për të siguruar një transferim të butë të detyrave.

Të vetëdijshëm për cilësitë e shkëlqyera të kandidatëve për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të KBR, përkatësisht Majlinda Bregut të Shqipërisë dhe Igor Lukshiç të Malit të Zi, me propozimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Komiteti i drejtorëve Politik të SEECP, në frymën e konsensusit, rekomandoi mandate të njëpasnjëshme për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së për Majlinda Bregun si sekretare e Përgjithshme  për periudhën 2019-2021 dhe për Igor Lukshiç si sekretar i Përgjithshëm për mandatin 2022-2024. Mandati i Majlinda Bregut fillon që nga 1 janari 2019.(TemA)

10 komente në “DETAJET: Ja kur fillon detyrën Majlinda Bregu dhe sa zgjat mandati i saj”

  1. Malo Kanina says:

    A pika në bythë, thuaj, kur i kushtojnë kaq rëndësi një pozicioni në administratë, kur dhjetra djem dhe vajza të reja kanë mbaruar universitetet më të mira të botës dhe janë nëpër pozicione që Majlinda as mund ti arrijë me bagazhin e saj intelektual. Por tek ne vetëm politikanët duket janë specie e vlerësuar. Sikur të dërgosh specialistë për ti gjetur dhe gjurmuar arritjet e tyre, atëherë do të merrej vesh saktë se kush është Majlinda dhe të tjerë politikanë. Pra,ne nuk i nxjerrim në pah vlerat. Jo vetëm kaq, por caktojmë Majkon për të komunikuar me ta, duke i fyer me këtë rast deri në palcë.

  2. Viola says:

    Esht ne fund Zoti qe i zgjidh ca gjera. Plehun e le ne kuvend te qelbet me shum ndersa Majlinda drejt ngritjes dhe civilizimit. Perderisa PD u be parti baxhellash, suksese zonje. Ik nga llumi.

  3. Dashuria e vertete says:

    Tani po o shoqja Majlinda qe punet e Shqiperise dhe te Rajonit europian do te shkojne vaj pasi me zgjedhjen tuaj sekretare e pergjithshme, kunati yt do te tafikoje me shume prostituta dhe droge drejt BE, ashtu sic e ndihmove kur u bere ministre ne 2004.

  4. Lumi says:

    Duket se ke te drejte, o Malo. Po ky eshte vendi jone, na pelqen plehu, duam ata qe na genjejne e na vjedhin, jemi te verber. Ka te rinj shqiptare financier ne kompani te tilla nderkombetare qe kryejne aktivitete financiare disa here me te medha se buxheti shtetit tone po asnje i tille s’u gjend te drejtonte financat tona. Duhej zgjedhur nje analfabet, sic shkruante Noli; “Ti Halim qe s’di shkrim je minister per arsim”.

    1. maja says:

      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj ne lidhje me kodren mbas bregut…

  5. Mihali says:

    Majlinda eshte nje politikane perndimore dhe e meriton.

    1. Tacik Lala says:

      Ore MALO. Kaq xheloz je mor buure. Pi pse duhet patjeter kete vend mune ne administrate vetem tuajt e bejne dhe ato qe nuk jane ne mend tuaja nuk jane te afte. Martohu Malo e ftoje ne dasem.

  6. Bashkim Kopliku says:

    I uroj zonjës Bregu sukse në detyrën e re të saj, që nderon atë personalisht, por na nderon edhe të gjithë ne shqiptarët.
    Natyrisht që është një detyrë e lartë, të cilën znj. Bregu e ka arritur si rezultat i zotësive personale të saj: duhet të na gëzojë e të na bëjë krenar ky fakt.
    Bashkim Kopliku
    Zëvendëskryeministêr i Shqipërisë në vitet 1992-1994

  7. gjoni says:

    Dmth e propozoi qeveria shqiptare si kandidate.. bravo Edi Rama, perca e sundo..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje