Edi Rama ka pritur në Tiranë kryeministrin e Belgjikës Charles Michel i cili garantoi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
Michel deklaroi se Belgjika e konsideron Shqipërinë vend të sigurt dhe duhet të punohet për të parandaluar emigracioni ilegal.
“Do doja të filloja duke falënderuar kryeministrin Rama për ftesën dhe pritjes. Ne kemi pasur raste të takohemi edhe në takime ndërkombëtare dhe patëm rastin të shkëmbenim biseda për marrëdhëniet tona.
Ne kemi vendosmëri për të ushqyer marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat dhe duke u përpjekur të stimulojmë kapacitetet tona.
Ekipet tona do punojnë për të forcuar bashkëpunimit dhe mirëkuptomi reciprok.
Pika e dytë është çështja e emigracionit. Dua të theksoj përpjekjet nga qeveria shqiptare për të pasur një partneritet në këtë fushë.
Belgjika e konsideron Shqipërinë vend të sigurt. Një pikë shumë e rëndësishme është ambicia që kemi për të luajtur një rol kyç në BE. Duhet të parandalojmë emigracionin ilegal.
Para disa ditësh erdhi një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe në javët e ardhshme do ketë diskutime të rëndësishme në një samit që do zhvillohet për të ardhmen e BE.
Belgjika do shprehet në qershor, por ne dëshirojmë që të vazhdojmë përpjekjet mes BE dhe Shqipërisë si dhe mundësinë për të thelluar reformat.
S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv.
Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme” tha kryeministri belg në Tiranë. (TemA)
Bravo Michel !