Fatbardh Kadilli merr "frenat" e PD-së: Ne kemi bërë analizë, ja përgjigja për kritikët dhe bojoti i Topallit

23 Prill 2018, 17:48Politika TEMA

Partia Demokratike pas largimit të figurave qëndrore të saj, tashmë ka gjetur të tjerë perosnazhe ku mund të mbështetet për ta çuar të djathtën drejt fitores.

Pas Arben Ristanit, i angazhuar seriozisht është edhe Sekretari i Burimeve Njerëzore Fatbardh Kadilli.

Ai ka folur për mbledhjen e Këshillit të PD për ndryshimet në statut ku thotë se ka bërë analizë.

 

 

“Mbledhja e Këshillit të PD ishte e nevojshme. Statusi erdhi si produkt i një konsultimi shumë të gjatë. Mbledhja e Këshillit të PD erdhi pas shumë debatesh.

Burimet që ne kemi përdorur kanë dalë nga analiza qe ne kemi bërë. Dokumentet që ne morëm për bazë ishin platforma për ringritjen e partisë dhe statusi i partisë i nga dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri.

Ne kemi bërë konsultime dhe takime edhe me kritikët, Ristani ka takuar edhe Patozin. Harxhi dhe Kulluri nuk pranuan të diskutojnë, ndërsa edhe Jozefina Topalli nuk ka pranuar të bëhet pjesë e diskutimeve.

Ky grup thoshte të mos i lejojmë të diskutojnë për statutin, por të merremi me analizën për humbjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë që ne bënim analizë për zgjedhjeve, këta thoshin shkaqet dihen, ndërsa kur ne diskutojmë për statutin ata thonë pse nuk flasim për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Kush thotë që nuk është lejuar të diskutojë është gënjeshtër.

Statuti i ri i PD përcakton një vendim më të madh të anëtarësisë. Ata votojnë kryetarin e seksionit dhe grup seksionit. Gjithashtu statuti i ri përcakton një komisioni për vlerësim për kandidatët”, tha Kadalli.(TemA)

4 komente në “Fatbardh Kadilli merr “frenat” e PD-së: Ne kemi bërë analizë, ja përgjigja për kritikët dhe bojoti i Topallit”

  1. dajti says:

    Ky plehra duket qe eshte genjeshtar nga hunda se e ka si patate!

  2. mikojani says:

    PD kishte nevojë për këtë bishtukë,apo një bythec më tepër për trapin Lul,ik o injorant se ju me lul e kandila nuk vini kurrë në pushtet.Qari Edit,që tall bythën me ju.

  3. Alidemsi ri says:

    Ky eshte “‘kaloresi mireberes”‘ i PD se , i quajtur Sirano de Berzherak ,kaloresi hunrrenc i mbretit te Frances.

  4. agimli says:

    Ky eshte mire te publikoje pseudonimin qe ka dhe per cilin sherbim punon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje