Presidenti i Parlamentit Europian: Mbështes hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë

24 Prill 2018, 11:21Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po merr pjesë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së.

Ai deklaron se kryetarët e Parlamenteve të vendeve të BE-së nënvizojnë se zgjerimi duhet të mbetet një politikë kyçe pasi është një investim për paqe, demokraci dhe siguri për BE.

Nga ana tjetër presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani tregoi hapur se mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim. Javët që vijnë do të shqyrtojmë rekomandimin për hapjen e negociatave”, tha ai.

Ndërkohë Ruçi nga ana e tij e falënderoi Presidentin e Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit si vend me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Balla pas takimeve: 

Dje dhe sot në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE. Siç edhe do të shprehet në deklaratën përfundimtare, kryetarët e Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian “nënvizojnë se zgjerimi duhet të mbetet një politikë kyçe e BE.

Është një investim për paqe, demokraci dhe siguri për kontinentin tonë dhe për popujt tanë”..

Duke marrë në konsideratë rritjen e influencës së huaj (Rusia) në vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme që BE të vazhdojë të mbrojë vlerat dhe interesat e veta në rajon”.

1 komente në “Presidenti i Parlamentit Europian: Mbështes hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë”

  1. nje shqiptar i drejte says:

    Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Taiani , edhe pse eshte zgjedhur nga e djathta evropiane , edhe pse eshte nje nga fondatoret e partise se djathte italiane Forca Italia e Berlusconit , prape se prape , eshte ne mbeshtetje te Shqiperise per hapien e negociatave . Italianet , te majte e te djathte , jane perkrahes te pa diskutueshem te Shqiperise . Grazie Italia !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje