VIDEO: Presidenti i Këshillit Europian vjen në Tiranë, takohet me Ramën

24 Prill 2018, 12:44Politika TEMA

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga ana e kryeministrit Edi Rama.

ERTV Live?: Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk ????”– shkruan Rama në facebook teksa poston Videon nga ceremonia e pritjes.

Donald Tusk vjen në Shqipëri në kuadër të një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Pas takimit me Ramën, Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Presidenti i Këshillit Europian vjen në Tiranë, takohet me Ramën”

  1. SB says:

    Zhdukini uniformat e kuqe se late nam. Dukeni si pastrues haleshe apo puntore cirku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje