Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshendet vendimet e marra nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë.
Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) vendosi të zgjedhë znj. Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2019-2021.
MEPJ dëshiron të falënderojë vendet anëtare te SEECP për mbështetjten që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhe njëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.
MEPJ i uron suksese znj. Bregu në ushtrimin e detyrëssë Sekretares së Përgjithshme të Këshillit tëBashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesormbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimitrajonal, mbështetjen e vendeve të Europës Juglindorenë procesin e integrimit evropian, dhe e siguron atë përmbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë.
Njëherësh, MEPJ përshëndet vendimin e Takimit të Kryetarëve tëShteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) që u zhvillua nën kujdesin e Kryesisë Sllovene, në Brdo pri Kranju, ku u miratua propozimi i Kosovës për të marrë kryesisë së Organizatës për periudhën 2019-2020.
Deklarata e Përbashkët e Takimit të Krerëve të Qeverive të SEECP-së vendosi njëzëri që Bosnja Hercegovina do të kryesojë organizatën në peirudhën 2018-2019 ndërsa Kosova në periudhën 2019-2020.
Marrja për herë të parë e Kryesisë së SEECP nga Kosova konfimon parimet e barazisë dhe gjithpërfshirjes që janë në themel të bashkëpunimit rajonal.
Ky vendin konsensual konfirmon gjithashtu rolin dhe kontributin pozitiv të Kosovës në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe vendosmërinë e përbashkët për të fuqizuar sigurinë, prosperitetin dhe perspektivëne tij euro-atlantike.