Bushati: Përgëzoj Bregun për këtë zgjedhje dhe kolegët me të cilët kemi punuar fort për të arritur këtë rezultat. Lajm i mirë ...

24 Prill 2018, 19:00Politika TEMA
Bushati: Përgëzoj Bregun për këtë zgjedhje dhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka përgëzuar ish-ministren dhe ish-deputeten e PD-së Majlinda Bregu për detyrën e re si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati tha se duhet të shkojmë përtej emrave konkretë dhe se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Më krijohet mundësia që nëpërmjet Zërit të Amerikës të përgëzoj zonjën Bregu për këtë zgjedhje dhe njëkohësisht ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të kësaj nisme me të cilët kemi punuar fort për të arritur këtë rezultat. Shqipërisë i besohet një detyrë e rëndësishme.

Duhet të mësojmë të shkojmë përtej emrave konkretë. Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Bushati.

Bregu ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ka falënderuar gjithashtu dje ministrin Bushati. Bregu ka fituar përballë ish-kryeministrit dhe ministrit te jashtëm malazez, Igor Luksiç.

1 komente në “Bushati: Përgëzoj Bregun për këtë zgjedhje dhe kolegët me të cilët kemi punuar fort për të arritur këtë rezultat. Lajm i mirë …”

  1. ALBINO PRUDENTINO says:

    Si the mo:
    “Lajm shume i mire per Shqiperine dhe shqiptaret”.

    HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje