Nuk ka kursyer askend ish kreu i PD, njeheresh dhe rivali i Lulzim Bashes per postin e kryetarit te PD ne zgjedhjet e fundit, Eduard Selami.
Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami lëshon akuza të forta në drejtim të politikanëve të lartë shqiptarë.
Selami, gjatë fjalës së tij në Forumin e UET, thotë se korrupsioni dhe droga kanë ekzistuar edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme, por sipas tij, e keqja më e madhe e Shqipërisë është se politikanët “bëhen bashkë për punë të këqija”.
Duke iu drejtuar audiencës Selami thotë se “ata që keni lart” duhet të jepnin llogari përpara gjykatës për shkelje të rënda që kanë bërë.
Selami shprehet se edhe asi, si pjesa e madhe e elitës shqiptare që i ktheu kurrizin këtyre problemeve, ka gabimet e tij.
“Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsioni.
Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija.
Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan.
Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze.
Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje por si shpresë. Dhe t’i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti.
Këtu kemi gabuar, edhe unë mbaj pjesën time të përgjegjësisë, Elita i ktheu kurrizin.
Unë e pashë edhe te demokratët, kuptohet edhe unë kam ato të metat e mija, distanca dhe ikja, por edhe unë kam jetën time.
Por investimi tjetër që e kam kthyer dhe jam me dy atdhe.
Unë shkoj në SHBA kam jetën time bizneset e mija, unë aty reflektoj, frymëzohem”, tha Selami.
“U largova nga PD kur Berisha filloi të rrezikonte varkën. Ja roli i Azem Hajdarit”
“Nuk mund të jesh një person publik aktiv për 30 vjet. Kam qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, ka qenë situatë jashtëzakonisht e vështirë të ishe mendjehapur atë kohë sepse Shqipëria mbeti në fund, e mbyllur brenda mbylljes. I vetmi model është Koreja e Veriut që i përgjigjet sot. Pastaj filluam dalëngadalë të lëvizim, studentët ishin të parët. Kam qenë dhe unë pjesë e kësaj lëvizje që dalëngadalë u krijua si forcë politike, aty filluan aksionet e mia politike si themelues i PD dhe sekretar i parë i përgjithshëm i PD, ku kryetar i parë ishte Azemi teknikisht dhe formalisht pastaj u bë Saliu.
Në 5 vitet e para Shqipëria ishte një histori e madhe suksesi dhe me standartet e Europës Lindore, gjërat filluan të lëvizin në ‘9 4 me referendumin që ne bëmë, ku presidenti i kohës pasi u zgjidh Sali Berisha nga kryetar partie u largua sepse ishte një nen në Kushetutë që nuk mund të jesh në pozicione të larta vendosi për të marrë më shumë seç duhet nga kompetencat e kësaj dhe këtu fillon ai akti im rebel sepse aty e pashë që prirja dhe sirenat e pushtetit jo se nuk i kishte Sali Berisha, i kishte, por ju forcuan kaq shumë sa filloi të rrezikonte të gjithë varkën dhe në fakt e rrezikoi. Kjo bëri dhe largimin tim, ishte prova ime e parë e forcës së karakterit se ajo që ti beson është më e rëndësishme se ajo që ti ke aty.
Jam i vetmi kryetar partie që kam dalë dhe kam folur kur kam qenë kryetar partie dhe jo kur jam larguar. Pra jam larguar duke dhënë një ide sepse po shikoja se PD dhe Shqipëria po rrëshqiste nga një histori suksesi e admirueshme dhe zoti Berisha nga Havel i Ballkanit i projektuar dhe nga administrata amerikane në një histori autokrate që kishte me dhjetra. Nuk u shpëtua dot.
Ajo solli ’96 manipulimin e zgjedhjeve, pruri ’97 dhe rrëzoi Shqipërinë duke e sjellë në pikën e parë të nisjes, edhe më keq akoma. Aty u nda pjesa ime politike.Kam qenë 29 vjeç kur e kam filluar këtë punë. Mu duk sikur u shkëputa pak më shpejt nga dëshira ime e parë, ana akademike. Megjithëse isha i vetmi kryetar partie që jepja mësim në atë kohë.
Nuk doja të bëhesha pjesë e kapitullit të dytë që politika të konsiderohej si përfitim personal dhe jo si shërbim ndaj publikut dhe qytetarit. Kur ky kapitull u hap, kur kjo derë u hap unë mendova jo të largohem por të përpiqem të rrezikoj të gjitha. Kërkova Kushtetutën në parlament, kërkova ngritjen e institucioneve, kërkova institucionalizimin e demokracisë, largimin e autoritarizmit ekstrem të zotit Berisha dhe në këtë betejë humba. Me gjithë sukseset që ka pasur Shqipëria, nuk ka pasur modelin e një lideri bashkëkohor demokrat të vënies së interesit të publikut dhe të përgjithshëm për mbi egon dhe interesin e tij personal. Protagonizmi i gjatë në politikën shqiptare dhe emrat që janë, kanë dëmtuar më shumë, se kanë dëmtuar Shqipërinë.
Këto vakumet që krijohen, edhe kjo krizë politike që ka kapur PD që është krizë serioze jo vetëm e PD, por edhe e të djathtës, opozitës shqiptare kjo ka ardhur për shkak të këtyre kontrasteve dhe manisë për protagonizëm dhe dëshirë për autoritarizëm. Kjo ka kompromentuar klasën politike shqiptare që me gjithë sukseset është shkaktarja kryesore që udhëtimi i Shqipërisë drejt Europës ka qenë më i gjatë, më i vështirë dhe shumë herë më i ngadaltë se duhej të ishte”.
Eduart.
Tregohu I ndershem.Cfare ke bere ne SHBA,cila ka qene puna qe ke bere per shume kohe.
Mos na bej ne emigranteve te tjere te themi i te verteta e tua
Ne kemi i punuar bashke duke lare makinat apo duke qendruar ne dispozicion te bosave,per te bere cfardo pune qe donin ata
Megjithate nuk ka problem.Puna eshte ndere kudo qe punon e jeton,Por nuk eshte e hijshme te thuash se ke biznese ne Amerike.
Ti e pate shansin per tu bere lider ne PD kohe the e fundit,Por Ti u tregove I pa pergatitur dhe shume I mefshte per te binder masat e gjera te militanteve demokrate.
Te lutemmos mbaj me fjalime si A doni me per belulin.
Iku vapa me gushtEduart.Besoj se kete e kupton
nuk kuptoj edhe sa kohe do te vazhdosh te besh dhe te shesesh moral pa buke. Je bere i bezdisshem dhe i merzitshem.5 vitet pas viteve 90 mos ardhshin kurre.Vetem vellai juaj perfitoi , nga kapiten kerceu ne gjeneral .
Selami iku nga Shqiperia se I rezikohej jeta nga banda Berisha.Ai u kthyer ne dictator shume te ever.Selami beri mire qe iku sepse sot do te thoshim na ishte nje her………sic e thot vet Selami ”kam jeten time” pra I rezikohej jeta nga bisha Berish.
Ai eshte shume i sinqert sot ne leksjonin e tij ne UET.Cdo gje qe thot eshte shume e vertet.Ai eshte tolerant dhe i sinqert eshte nje model i ri me me mendesi perendimore i pa koruptuar dhe pa vese.Do te ishte nje kryetar model per ta ringjallur PD-n.
Cfar mendon do te bente selami mes qenerve po ti o azio me dukesh se je pe sojit te tyre.Ne cfardo menyre ti kete vene bizneset ne amerike ti nuk ben dot si ne shqiperi.Po dhe selami nje gje thote vertet te rinjte mbas vetingut mund te Jensen shpresa
Selam o alekun selam. Ti more pjese ne nje gare perverse me Bashen per kryetar te PD dhe ne fund, gjoja si perendimor, e urove ate per “fitoren”. Tani lodhesh kot te mbulosh mu… me shu…
a mjere ne kur presim qe Shiperine ta bejne fshataret e librazhdit