BE prezanton raport-progresin në Tiranë: Shqipëria rol unik për stabilitetin në rajon, është parë si model për ecurinë

25 Prill 2018, 11:35Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka prezantuar më Komisionin e Integrimit  raport-progresin e Komisionit Europian.

Vlahutin shprehet se Shqipëria ka pasur ecuri të mirë dhe se ka pasur një rol të veçantë për stabilitetin në rajon.

“Shqipëria ka shënuar progres sa i takon luftës së trafikut të drogës. Ndërsa lufta kundër krimit mbetet sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i takon dënimit të zyrtarëve duhet progres serioz. Komisioni Europian vëren padrejtësi ndaj njerëzve sa i takon çështjeve ë pronës.

Kjo çështje duhet të ketë një zgjidhje tërësore. Raporti i KE ndalet tek 5 pikat kryesore, por duhet vullnet politik për të ecur përpara në përmbushjen e tyre”, u shpreh ambasadorja Vlahutin”, tha Vlahutin. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje