Sjellja e Bashës me vdekjen në Kamëz, reagon deputeti i PS: Aktron me jetën e njerëzve, ishe ministër kur kishte 135-150 të vrarë në vit

26 Prill 2018, 17:19Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka komentuar vizitën që bëri kryedemokrati Lulzim Basha në familjen e shtetasit Agim Buci që ngeli i vrarë nga përleshja me grabitësit në dyqanin e tij.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, Ndreu flet për sjelljen e liderit të opozitës ku i kërkon të mos aktrojë me dhimjen njerëzore për të përfituar politikisht.

Ligjvënësi i kujton demokratit edhe kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm.

“Kur ishte ky Lul Basha minister i brendshem, ne Shqiperi kishte nga 135-150 te vrare ne vit ! Tani numri nuk i kalon 60.

Qe kur ka ike ky qe sforcohet te tranmetoje dhimbje per nje vrasje, i kemi kursy shqiptareve te pakten 80 jete njerezish.

Gjejeni po deshet se kur kishte falimentu shteti, kur ishte ky lepurushi Saliut minister apo sot ?!

Ngushellime familjes Buci ne Kamez !

Ngjarja ishte shume e rende dhe duhet zbuluar autoret nje ore e me pare. Keta vajtoret e politikes rrumpalle, nuk i hyjne dreqit ne pune me.

Sepse i bie ti rikthejme shqiptareve edhe 80 te vrare ne vit qe i mbajne si medalje “trimerie” keta qe aktrojne me jeten e njerezve !” shkruan Ndreu. (TemA)

4 komente në “Sjellja e Bashës me vdekjen në Kamëz, reagon deputeti i PS: Aktron me jetën e njerëzve, ishe ministër kur kishte 135-150 të vrarë në vit”

  1. Albi says:

    Lulzim Basha eshte nje i vogel qe shkon si p… neper breke duke tentu me perfitu kredo. Futeni me burg se ashtu i do mushka drute

  2. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    E sakt. Rrumpalla i ka kuahtuar shqiperis nga 91 deri 2014 mbi 10 vrasje, mijera te vdekur ne aksidente, mijera te plagosur, dhe shum tragjedi te tjera

  3. çeço Selimi says:

    Basha vrapon te ngushelloje ata qe vriten nga te tjeret , por nuk shkoi te ngushellloje familjet e atyre qe vrau vete ! HIPOKRIT I NDYRE !

  4. Lula says:

    Ca merreni me kete aman se lat nam. Ky buke e kos ha se te gjitha Sala i ka ne dore. Gjeni nje me te forte te merreni me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje