Vettingu boshatis gjykatat, këshilltarët do të bëhen gjykatës (aludime se gjyqtarët do japin dorëheqjen në bllok, nga frika e vetingut)

26 Prill 2018, 19:10Politika TEMA

Gjyqtarë e prokurorë po largohen çdo ditë nga procesi i Vettingut, dhe si rrjedhojë, sytë gjenden të drejtuara nga Shkolla e Magjistraturës, e cila duket se ka dalë jashtë funksionit nga kolapsi i tërë sistemit.

“Shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur të zhvillojë konkursin në muajin prill”, kështu është shprehur Sokol Sadushi, kryetari i kësaj shkolle.

Në një intervistë për Klan Plus, ai tha se zgjidhje për gërçin e krijuar do të ishte ndryshimi i ligjit, duke përcaktuar kuote fikse studentësh si 2 vitet e fundit.

“Shkolla e Magjistraturës, në Tetor, me këtë bazë ligjore qe kemi sot, nuk merr kandidatë për magjistratë sepse nuk organizon konkursin.

E vetmja zgjidhje për këtë situatë është një ndryshim që duhet t’i bëhet ligjit, për të përcaktuar dhe për vitin akademik 2018-2019 një kuotë të caktuar të kandidatëve për magjistratë”, thotë Sadushi.

Kryetari  Shkollës së Magjistraturës përmend dhe një plan B, që është një kurs me magjistratë nga radhët e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës  Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative, të cilët duhet të bëjnë testim pranë shkollës për të mbajtur vendin e punës.

“Hyrja në sistem varet nga niveli 60% dhe nga dëshira e tyre. Do t’i nënshtrohen të njëjtit program.

I vetmi dallim për ta është që ata nuk e kanë 3 vjet shkollën, por e kanë 2 vite. 1 vit është program teorik, i dyti praktik.

Ne shpresojmë që të bëhet e mundur organizimi i një klase me ta, përndryshe pastaj, në muajin Tetor, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë studentë”, thotë Sokol Sadushi.

Propozimin për të ndërhyrë në ligjin për institucionet e reja të drejtësisë, ai e ka dërguar në Kuvend që në muajin dhjetor.

Nga ana tjetër, është kontaktuar nga Klan Plus kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, i cili thotë se propozimin e ka dërguar pranë Këshillit të Legjislacionit, por që pavarësisht çdo varianti, asnjë lëvizje nuk mund të ndërmerret pa votat e maxhorancës.

Ndërkohë një lajm i bujshëm po qarkullon këto orë në mjediset e gjyqësorit në vend.

Thuhet se të hënën pritet një dorëzim dorëheqjesh kolektive nga ana e gjyqtarëve në Shqipëri, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në procesin e vettingut.

Të shtunët do të mblidhet Shoqata e Gjyqtarëve dhe aty thuhet se do të merret vendimi ekstrem dhe do t’u bëhet thirrje gjyqtarëve që të largohen kolektivisht nga sistemi, si protestë ndaj vettingut.

Gjyqtarët pritet të cilësojnë si proces të parregullt dhe denigrues të rivlerësimit  që po bëhet nga komisionet e vettingut por edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Sipas gjasave, nëse merret vendimi ekstrem, atëherë do të duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nëse ndodh dorëheqja kolektive, atëherë gjyqësori do të paralizohej totalisht.

28 komente në “Vettingu boshatis gjykatat, këshilltarët do të bëhen gjykatës (aludime se gjyqtarët do japin dorëheqjen në bllok, nga frika e vetingut)”

  1. Peza says:

    KY ESHTE NJE SUKSES I MADH I PROCESIT TE VETINGUT!
    TE GJITHYE HAJDUTET DHE KRIMINELET E DREJTESISE DO TE JAPIN DOREHEQJE KOLEKTIVE SEPSE E NDJENE SE U KA ARDHUR FUNDI I TYRE!

    1. 2025 Albanian Youth Mass Migration says:

      “Boshatisja” e gjykatave dhe zevendesimi i tyre me militantet e PP dhe qeverise se ripjelljes.

      2025 viti i suksesit te emigracionit masiv te pleqeve dhe plakave shqiptare, si asnjehere ne historine e Shqiperise.


      Shume pleq dhe plaka shqiptare me pahir po presinte rrojne deri me 2025.

  2. shushica says:

    Do te jete zgjidhja me e mire .Kur ka ndodhi te jashtzakoneshme ,edhe kunderveprimi duhet te jete i jashtzakoneshem .Djem dhe vajza te rinj ,sidomos nga ata qe kane studjuar ne perendim, mund te emerohen menjehere gjykates dhe,prokurore.Jam i bindur qe brenda nje kohe te shkurter do te permbysin drejtesine kriminale ,pa qene nevoja per vetingun .Si te rinj ,besoj se nuk kane pasuri ,por kultura perendimore dhe trajtimi i mire financiar do te ndikojne qe shumica derrmuese te mos korruptohen .Nderkohe per disa kohe mund ti kerkohet asistence BE dhe SHBA,per tu qendruar afer te rinjve .Nuk eshte provokim,te gjitha ndryshimet e medha pozitive kerkojne nje vendim te forte ne nje moment kthese ,,,,tek ne duhet permbysje e drejtesise se korruptuar qe ka pervetesuar ligjin duke e kthyer ne prone private .As ne feudalizem nuk ndodhte keshtu .

    1. Nik says:

      Ovte korruptuar per fat te keq e kan ne gjak vajti 27 vjet qe kultivohet duan pun ne shtet vetem per te vjedhur

    2. e verteta e hidhur says:

      “Shushica”.Nuk e di se si veprohet me komentet ne gazeta,nuk e di a i ndjek kush,por mendoj:Eshte e domosdoshme qe nje instance e caktuar te merret me komentet ne gazetat shqiptare.Aty gjen idiotiuzma por edhe ide gjeniale.Nuk ke nevoje te vrasesh mendjen,lexo komentet e gazetave dhe aty gjen gjithcka.Gjen dhe ide si kjo qe thoni ju:”KUR KA NDODHI TE JASHTEZAKONESHME,EDHE KUNDERVEPRIMI DUHET TE JETE I JASHTEZAKONSHEM”.Te pergezoj per mendjen e fresket dhe idene e qarte.I bej thirrje Ambasadorit LU te mbaje shenim,sepse ne se do te kishte nje reagim NE BLLOK te gjyqtareve,kjo do te thote te carmatoset frymezuesi i reformes ne drejtesi Ambasadori LU.

  3. fffff says:

    nqse ikin ne bllok Rama ti kerkoje ndihme Europes te dergojne gjykates te perkohshem per 3 vjet derisa te pergatiten te tjeret. Pse ne te tjeret jemi kaq pa fat sa nuk kemi nje shtepi por gjykatsit tane kane nga 3?

  4. niki says:

    Hhhhhhhhajduter kane shkaterruar Shqiperine dhe mentalitetin e popullit, te pacipe.

  5. Lili says:

    Ka shqiptar ,jurista bile, te pa perlyer edhe te formuar jashte…i zevendsime keta gjykatese pa problem

  6. Gjyqtari me 6 muaj kurs ne plepa. says:

    Sa mire do bejne. Te ikin dhe nga shqiperia do ishte me mire, se kane mesuar dhe femijet te vjedhin popullin sa me shume.

  7. Juristi pensionist says:

    Ka mes keshilltareve te GjKushtetuese dhe GjLarte disa syresh shume te pergatitur e qe nuk kemi degjuar te jene perzjere me afera larte e poshte.
    Ai Kujtimi qe ishte ne GjLarte tashme e qe mbahej per pehlvan, ate e gradoi Kapter Nishani, e beri gjyqtar.
    Po prape mbetet pyetja: cdo behet me dosjet per nja dy a me shume vite? Si do e marrin njerezit drejtesine? Se maksima e famshme thote: me mire nje ligj i keq sesa pa ligj.
    Dhe, nqs kjo eshte keshtu, atehere me mire nje gjykate e keqe sesa njerezit te kalojne ne vetgjyqesi e ti zgjidhin konfliktet me pushke.
    Personalisht jam i shqetesuar.

  8. Treviso says:

    A thua se do shpetojne duke bere dorheqje kolektive? Te largohesh nga puna pa lejen e pundhensit mban petgjegjsi ligjore.

  9. skelari says:

    Per mua eshte gabim gjithe kjo vemendje e perqendruar vetem tek gjykatesit, dhe nuk vihet ne fokus edhe gjithe kategoria e cakejve prokurore, zullumi i te cileve eshte me i padukshem…

  10. h says:

    Se jane te gjithe HAJDUTË dhe e dinë qe jane HAJDUTË.
    Nuk ka dorëheqje. Duet te kthejne ato qe kane vjedhur,pastaj
    te kerkojne doreheqje.Ti jepet 3 muaj kohe per kthim vullnetar.
    Pastaj para vetingut.Kush kalon kthehet ne detyre.
    Kush nuk kalon shkon ne burg.

    1. Brrrrrrr says:

      Nese duhet mbushur arka e shtetit, bejini keta hajdute te pacipe te kthejne parate qe u kane marre popullit, verini edhe nje damke me anete nje shuffe te nxehte nie balle dhe me kaq mbaron puna.

  11. do vijë një ditë says:

    Sa mire! Do ikijn hajdutet e plepave, pastaj shohim e bejme se ku do futen.

  12. Flutura says:

    Cfare fitore dovishte nese do te ndodhte!
    Por mos ndodh si me dorheqjen kolektive te mjekeve te spitalit. Kur i lane te lire te vepronin, e drodhen.

  13. DETARI @tlantides ? says:

    Me mire te paralizohet perkohesishte sistemi i drejtesise , se sa te kemi pirankat gjakpirese e mishngrenese perhere !

  14. agim says:

    Edhe ky idjoti qe quhet kryetar i shkolles se Magjistatures kerkon nje kurs plepash te dyte,hajde kryetar hajde gjyqtare,ku t con mushka drute,po ja pime lengun atij kursit plepave apo kerkon rjepje te dyte te popullit,hajde Sokol hajde !!!!???

  15. Astrit says:

    Po te isha gjyqtar dhe ne ndergjegjen time kam zbatuar ligjin dhe vendimet i kam marre sipas ligjit nuk kam pse bashkohem me ata qe kerkojne te japin dorhehjen kolektive.Ai gjyqtar qe kamarrevendimete paligjshme dhe pasurine e vene nga ushtrimi detyres duhet japi dorheqien dhe ddrejtesia merfryme prej tyre qe kane 28 vjet qe i kane marre frymen ketij populli.Pa u largjuar keta gjykates nuk behet drejtesia ne kete vend ,Thirrja per dorheqie eshte r artyre qr e kane bete pis sistemin e drejtesise dhe per kete kerojne te bashkohet meto edhe pjesa tjeter qe ka marre vendimet sipas ligjit.

  16. Astrit says:

    Po te isha gjyqtar dhe ne ndergjegjen time kam zbatuar ligjin dhe vendimet i kam marre sipas ligjit nuk kam pse bashkohem me ata qe kerkojne te japin dorhehjen kolektive.Ai gjyqtar qe kamarrevendimete paligjshme dhe pasurine e vene nga ushtrimi detyres duhet japi dorheqien dhe ddrejtesia merfryme prej tyre qe kane 28 vjet qe i kane marre frymen ketij populli.Pa u largjuar keta gjykates nuk behet drejtesia ne kete vend ,Thirrja per dorheqie eshte r artyre qr e kane bete pis sistemin e drejtesise dhe per kete kerojne te bashkohet meto edhe pjesa tjeter qe ka marre vendimet sipas ligjit.Sapo e lexova lajmin ne arligton citi shba dhe tani e dergova per here te pate opinionin tim

  17. Ali babushi says:

    Po dihet ,keto hajdute me cizme do dorhiqen ,pot te jene te sigurte se leket e fukarase nuk do ti gezojne ,e Kane pas qafe.

  18. shqip says:

    Nje rast i arte per Shqiperine. Tani qeveria Rama te pershpejtoje nje draft , ku ti kerkohet Europes te angazhoje Eulex- Alb . Ne keto kushte nuk do kete me dilema per kompletimin e kuadrit ligjor . Do ishte ideale nje protektorat Europian . Te pakten per nje shekull . Siç ndodhi me Hong Kongun qe ju ka Mbreterise se bashkuar . Ne 100 vjet ndryshon edhe gjeneza ( fara ) e keqe otomane .

  19. Drejtesi pa avokati says:

    Do iki nje pale e do vije nje pale tjeter qe do korruptohet edhe me shume, me aksion madje.
    E populli do ta kete gjithnje gishtin brenda tek vendi.
    Prandaj duhej bere me pare veting per politikanet dhe per avoketerit te cilet jane sekseret e drejtesise. Terapia zero ka si rrezik kryesor te na coje ne nje anarki nga e cila te vetmit qe perfitojne do te jene politikanet. Ky eshte qellimi kryesor i vetingut . Mos harroni gishtin….

  20. Brrrrrrr says:

    Me parate qe u kane narre popullit te mbushet arka e shtetit. Me nhe shufer hekuri te nxehte tu behet nje damke be balle dhe mbaron me kaq.

  21. TRAPI says:

    TE BEHET VETTING EDHE PER GJYGJTARET E DALE NE PESCION MBAS 91/////HAJDUTE XHEPASH KEMI SHUME POR ME SHUME KEMI KETO PLEHRAT…

  22. IVONI says:

    .. FAJIN E KANE POLITIKANET 30 VJECARE QE E BENE VENDIN “LEME”..! NE TE GJITHA VENDET E BOTES NUK BESOJ TE KETE FENOMENE KAQ TE SHEMTUARA , PARA TE MARA NGA KRIMINELI I C`DO LLOJ KALLEPI ..! PUNONJESI NE ORGANET E DREJTESISE DUHET TE KETE DAMARIN E DREJTESISE ..! NUK ESHTE E VESHTIRE TE ZBATOSH ME VENDIMIN QE MERR , NJE LIGJ QE ESHTE I SHKRUAR , PA QENE E NEVOJESHME KU E KE MARE DIPLOMEN , JASHTE APO BRENDA VENDIT . NE KEMI KUSHTETUTEN E VENDIT TONE , KEMI LIGJSHMERINE TONE QE DUHET TE ZBATOHET PA U PERLYER ME RYSHFETE ..! HETIM I DREJTE , GJYKIM I DREJTE ME TE CILIN DUHET TE INFORMOHET POPULLI SI ” PRONARI I LIGJSHMERISE” ..!

  23. ZULLUMI says:

    URRRAAAAAA…..AA DO IKIN HAJDUTET QE TE GJITHE …URRAAAAAAA..AAAAAAAAA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  24. Shoku " Shpati " says:

    Le te ikin , udha e mbare . Por pa u vendos mekanizmi I zbatimit te ligjit prap nje vër ne uje kemi bere . Edhe ne gjermani duan I pelqejne paret por eshte mekanizmi ai qe I pengon . Ndergjegjia nuk hyn !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje