Nga Erjon Braçe
Dy muaj me pare, nen pergjegjesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise, ne permbushje te detyres sime si kryetar i komisionit per Ekonomine e Financat te Kuvendit te Shqiperise, nisur vetem nga interesi publik- i lidhur fort me zbatimin e ligjit/ligjeve fiskale dhe, arketimin nga kushdo te detyrimeve tatimore;
I kam kerkuar drejtorise se pergjithshme te Tatimeve:
Informacion lidhur me tatimin në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, honoraret dhe bonuset, paguar nga Fedearata Shqiptare e Futbollit për çdo të punësuar apo kontraktuar në 8 vitet e fundit.
Deri tani qe po shkruaj nuk e kam marre kete informacion, nderkohe qe eshte shkelur cdo afat ligjor per te marre nje pergjigje me informacionin e kerkuar.
Kerkesa ime eshte germe per germe kushtetuese e ligjore, pjese e nje praktike shumevjecare qe bart kerkesa te ketij lloji e pergjigje te qarta, shoqeruar me informacionin e kerkuar, dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise edhe nga ministria e Financave dhe Ekonomise ku ju ushtroni detyren e ministrit, institucionet e varesise-ato fiskale posacerisht.
Cfare ka ndodhur kete here qe ju nuk pergjigjeni?
1.Ligji Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT I NDRYSHUAR”, ne Nenin 8- “E ardhura e tatueshme”, sanksionon:
Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:
1.a) pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës….;
2.g) të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura në këtë nen, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë.
3.Udhezimi Nr.5, datë 30.01.2006
“PËR TATIMIN MBI TE ARDHURAT I NDRYSHUAR”, ne Kapitullin 2- TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE, pika 2.3- Te ardhura te tatueshme, detajon:
Në zbatim të Nenit 8, të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale, janë kategoritë e të ardhurave të mëposhtme:
2.3.1- Pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës (të ardhurat nga punësimi). Në këtë kategori të ardhurash përfshihen si pagat, ashtu edhe shpërblime të tjera në vlerë që lidhen me punësimin aktual të individit. Në të ardhura nga pagat përfshihet paga bazë si dhe të gjitha shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si shtesat për vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.
Termi “shpërblime të tjera” përfshin të gjitha të ardhurat apo shpërblimet që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit. Në këtë kategori bëjnë pjesë të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi nga fondi i veçantë, apo nga fonde të krijuara me akte të ndryshme ligjore apo statutore të shoqërive, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre.
Në grupin “shpërblime të tjera” përfshihen gjithashtu të ardhura që realizohen nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse, etj. Në këto raste mënyra e llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale do të jetë si më poshtë:
1.a) Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj., paguhet jashtë qendrës efektive të punës së individit, këto të ardhura tatohen në masën 15 përqind;
b)Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj., paguhet në qendrën efektive të punës së individit, këto të ardhura do të tatohen duke u bashkuar me pagën e muajit përkatës, sipas tabelës nr. 1 bashkengjitur Ligjit.
Pra, te ardhurat e krijuara e shperndara nga FSHF per nepunesit apo te kontraktuarit prej saj, si rroga e shperblime etj, jane te ardhura te tatueshme dhe pagesa e tatimit ne burim per to eshte detyrim ligjor i patjetersueshem.
3.Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR”, ne Kreun X- KONTROLLI TATIMOR”, Neni 80- Kontrolli Tatimor, sanksionon:
1.Administrata tatimore kontrollon deklaratat tatimore, llogaritë, librat dhe regjistrimet tatimore të tatimpaguesit, përfshirë të gjithë dokumentacionin, që ka të bëjë me të ardhurat, shpenzimet, aktivet dhe pasivet dhe marrëdhëniet financiare me palë të treta.
2.Kontrolli i tatimpaguesit bazohet në deklaratat e dhëna nga tatimpaguesi, si dhe në librat, regjistrimet e informacionin e dhënë nga palët e treta ose në përputhje me mënyrat alternative të vlerësimit, parashikuar në nenin 72 të këtij ligji.
3.Administrata tatimore kontrollon saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor.
Pra, kontrolli tatimor eshte nje detyrim ligjor per administraten tatimore, pjese e detyres se perditshme ligjore te saj dhe, pjese e ketij kontrolli jane- citoj piken 3, “pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor”.
Neni 127- Pengimi i kontrollit ose hetimit tatimor, sanksionon:
………..
3.Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë t’ia sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet kompjuterike dhe fiskale dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.
Pra, ligji i ka dhene te gjithe atributet organeve fiskale te kontrollit tatimor, te ushtrojne detyren e tyre deri ne fund edhe ne rastet e pengimit te kontrollit apo hetimit tatimor deri ne sekuestrim te, dokumentacionit, pajisjeve kompjuterike dhe fiskale dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.
Te jemi te qarte;
drejtoria e pergjithshme e Tatimeve per mua eshte nje institucion publik, ligjor e qe vepron ne menyre te barabarte per cdo tatimpagues pavaresisht tipologjise se tij-biznes i vogel, biznes i madh, shoqate apo organizate jofitimprurese.
Pra, nje instrument ligjor e kurre politik, kapercimi i statusit ligjor te te cilit e perball fort me ligjin, por po kaq e perball me ligjin kur refuzon ta zbatoje ate e te mos kryeje detyren.
Pa as me te voglin diskutim, nga pergjegjesia e detyres qe ushtroj ne Kuvendin e Shqiperise, kryetar i komisionit per Ekonomine e Financat, per mua, FSHF eshte vetem nje tatim paguese dhe asgje me teper, kurre nje organizate politike ndaj te ciles une mund te pergjigjem me nje motivim politik-statuti i FSHF i ndalon pikerisht kete, natyren politike ketij institucioni.
Kerkesa per te disponuar informacionin e kerkuar prej dy muajsh, eshte teresisht kushtetuese e ligjore.
Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR”, Neni 24- Dhenia e informacionit tatimor nga administrata tatimore, sanksionon:
Informacioni tatimor për tatimpaguesin, i administruar nga administrata tatimore, u ofrohet pa pagesë autoriteteve të përcaktuara në këtë nen, pas depozitimit të kërkesës me shkrim dhe kur verifikohen rrethanat e mëposhtme:
………..
1.dh) institucioneve të pavarura, të krijuara me ligj;
2.e) çdo autoriteti tjetër, sipas parashikimit të bërë me ligj të veçantë.
Pra, eshte e qarte se Kuvendi eshte nje institucion i pavarur-pushtet i tille, krijuar me ligjin me te larte te shtetit,
por edhe nje autoritet qe duhet ta disponoj kete informacion sipas parashikimit te ligjit “Statusi i deputetit”.
Por pavaresisht kesaj, ligji “Per te drejten e informimit”, garanton te drejten e cdo qytetari per te disponuar nje informacion te tille.
4.Ligji Nr. 119/2014
“PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”, KREU II- E DREJTA E INFORMIMIT DHE TRANSPARENCA
Neni 3- E drejta e informimit, sanksionon:
1.Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
2.Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
3.Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit……..
4.ligji Nr.8550, datë 18.11.1999
“STATUSI I DEPUTETIT”,
Neni 8, sanksionon:
Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.
2.Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
3.Në rast shkeljeje të pikës 2 të këtij neni, njoftohet Kryeministri për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Në rastet e enteve apo institucioneve të tjera qendrore, njoftohet organi prej të cilit ato janë zgjedhur.
Une mendoj se evazioni fiskal si produkt i mashtrimit fiskal, eshte nje problem i forte ligjor dhe kurre politik, nje problem vetem i biznesit te vogel mbi te cilin jo rralle bien rrufeteligjore e jo te tilla te organeve fiskale, por e cdo tatimpaguesi pavaresisht tipologjise se tij.
Ligji eshte i barabarte per te gjithe, ndaj kushdo-minister apo drejtues qofte, nuk duhet te ndalet per ta zbatuar ate keshtu, njelloj per te gjithe.
Ky është interes publik!
Cdo tatimpagues ne te zeze, eshte subjekt i ligjit dhe duhet trajtuar ligjerisht, menjehere.
Ndaj, beni detyren!
Une pres ti pergjigjeni ne menyren me te shpejte kerkeses time kushtetuese!
VO: Nje kerkese e dyte, afati per pergjigjen ndaj se ciles eshte ne skadim, ka te beje me detyrimet qe rjedhin nga Ligji Nr. 79/2017 “PER SPORTIN”,
Neni 36- Transmetimi i veprimtarive sportive, sanksionon:
………………
2.Te ardhurat e perfituara nga e drejta e transmetimit audioviziv u kalojne organizatoreve te veprimtarise sportive ne masen nentedhjete perdind, ndersa dhjete perqind i kalon Buxhetit te Shtetit.
Eshte e tepert tu kujtoj se grumbullimi i te ardhurave buxhetore percaktuar me ligj, eshte interes madhor publik.
Shtypua koken Erjon…edhe ndonje ministri qe te del perpara. Kerkohu llogari nje per nje. Jane te gjithe bythe e brek bashke….i kane te gjithe gjymtyret ne taven qe po kerkoni te coni per skrap…pa cka se i gjati kur behet llaf per sportin, ka frike nga UEFA. Sporti pikerisht eshte turpi dhe mosarritja e kesaj qeverie. Nuk fillojne punet nga infrastruktura sportive, por nga ligji dhe respektimi i tij….
Haji mutin Erjon,,,
O Brace ziu,qe nuk te pyet fare Rama!
Shteti ku ti je deputet eshte akoma ky:
Epopea e Negocimit!
“Na zien ne deje
Gjak shqipetari,
S’durojme kurre
Zgjedhe barbari!
Do bejme lufte
De more de.
Si lum ti popull
Mezi na ke!”
Pa nis dollia
Theren kurbanet
Varda rakia
“Poshte barbaret!”
“Do bejme lufte
Do tundim malet”
Dhe fshati qeshet
Dhe bota tallet”
Z.Erion,
Asgje te ligjshme nuk ka ne kerkesen tuaj kete rradhe.Besoj se e ke tepruar kesaj here.Nga ato nene e copa ligji q epermend nuk ka asnje lidhje me kerkesen tende.
Ne rradhe t epare si deputet kerkoj hesap drejtorise s etaksave apo ministrit, por aspak nje OJF-je.Nga sa lexoj edhe nenin e tatimeve kur ato detyrohen t ejapin nje infoemacion, nuk shoh ndonje mundesi per ty qe ta marresh ate qe do.Por si kerkon ti te dhena per 8 vjet, kur une si biznes me ligj i ruaj dokumentat per 5 vjet?Plus, nuk zene peshe te ardhurat nga OJF per buxhetin.Po te dhimbset ai, pse si kerkon te dhena per kompanine Armo, per Gulf etj si keto?Po firmat e medha te ndertimit?
Boll tani, kerkoj ndjese z.Arben dhe drejtorise se taksave se po e ul shume pazarin e nje Kryetari Komisioni Parlamentar.
Nevila, me duket se ke veshur fustane se je bere synet!
Nevila ka te drejte.Z.Brace si trim qe eshte pse nuk ja mban te kerkoj llogari per Armon qe ka bere grope ne buxhet ? Po meret me FSHF per inate personale ? Kunatin e ka drejtor te pergjithshem tek Financat (mos ka ndonje mosmarveshje me ministrin ky kunati ) qe e sulmon Bracja ministrin?
Nevila!
Edhe ti si shume po ha…mut!
Kjo eshte thjeshte nje beteje e erjonit TIFOZ i deshperuar .Ne ndryshim nga betejat e qendrimet e tij te drejta ne politike, ketu po behet “rob” i pasionit te tij si tifoz duke shfrytezuar pozicionin ne politike,mbi te gjitha, duke INJORUAR ndjenjat e bindjet e gjithe futbolldashesve shqiptare pervec atyre te skuadres se zemres se erjonit .Kujdes erjon , sepse po behesh me keq se nje kolegu yt qe nga pasioni i tepruar gjuante me shkelm arbitrat e i kercenonte me patllake.Partizani eshte ne rruge te mbare por akoma larg Skenderbeut,ky eshte realiteti qe tifozi erjon nuk e pranon dot.Perdori energjite per te ndihmuar(ndertuar)Partizanin ne vend qe te fajesosh(shkaterrosh) “armiqte”.Me Divjaken u tregove KONSTRUKTIV dhe bravo te qofte,por tani po tregohesh DESTRUKTIV ,inatci pasionant…kjo mund ti pelqeje Demit ,gazetareve te temes e disa tifozeve,por te garantoj qe, ne shqiptareve te tjere qe e duam futbollin po aq,qendrimi yt erjon na duket …dash sula ne vakt.
Llogarite tani se cfare ndodh me popullin e thjeshte kur kerkon nje gje,z.Erion.
Drejtohu tek “shqiperiaqeduam”…keshtu na thote kryeministri…aty dhe Ti Erjon!!!
Be kerkesen dhe ministri perkates do te japi nje pergjigjie.
Hallin nuk ta zgjidhin…por pergjigjien do e marresh per 10 dite.
Degjo o Erion,bashke me te tjeret…
Sapo pashe nje njeri qe pronen e tij e kishte fituar ” qiramarrsi”…personi ka fituar te gjitha gjygjet…por pronen nuk e ka marre…iu drejtua kryeministrise…kryeminisyria perjashtoj dy veta nga puna,por; NJE NGA TE PERJASHTUARIT VAZHDON TE JET NE PUNE.(shtet jo shakaaa)
Te na rroni e tu kemi sa malet…#per ps-ne qe duam#
# per shqiperine qe duam#.
Po na detyroni te votojme ” serbet”… pjese e lojes politike dhe kjo.
Tu shaj ?! Nuk kini me çipe!!!
Do ju uroj!!!
Kortizon i befshi leket…hallet e popullit i pafshi mbi njerzit tuaj!!!
Nevila!
Edhe ti si shume po ha…mut!
Ha ha Doli koka e lepurit ky I gjati thote shkruani tek portali qe te zgjidhni problemet qe keni kure vete ministi i qevetise rama ka shkelure. Ligjin hapure sipase Erjoni tani ku e ka besushmerine kjo qeveti prandaje oshqiptare kjo esht nje qeveti qe vetem genjene Po me ekeqa akoma eshte ae tani kane filluare te genjejne njeri tjetrin turp te keni mashtrusa
Dhe kjo,direkt mbas sherrit me Duken!Nuk duket si hakmarrje!
Kur ty nuk te pergjigjet Ahmetaj,llogarit çfar behet me te tjeret!
Katrahure,Shtet jo funksional,zyrtare emocionale qe veprojn me
fushata dhe jo sistematikisht si e parashikojn ligjet.Mere me long…
Erjon, ke te drejte, mos te japin te dhenat po le te kthejne pergjigje negative,ama Jo te heshtin. Cfare pret nga nje Minister financash qe nuk njeh as ligjin e as financat. E shumta qe ai mund te bej eshte te perkthej ndonje faqe nga anglishtja. Keni nxjerr nje gomar ne krye dhe specialistet e mjere duhet te sqarojne kete alifmatrak qe ai pastaj te sqaroj kryeministrin, kur vendosja e nje financieri minister do ishte veprimi me normal.
Erjon, dil nga Liqeni dhe shiko pemet e mbjella nga bashkia. Sasi pa fund, me teper se sa nevojiten. Nje peme ne cdo dy-tre metra dhe shumica e atyre qe Jane mbjelle vitin e shkuar Jane thare, sepse nuk Jane vaditur. Mbillen prap dhe numrohen si mbjellje te reja. Punohet per reklam, se kjo ka rendesi qe kryetari te dale ne TV. Ky eshte efektiviteti I perdorimit te lekut te taksapagusve shqiptare. Kjo eshte kultura jone e perdorimit te parase. Shteti nuk jep llogari per perdorimin e lekut. Shtetit tone kur i duhen leke, mbledh nja 20 keshilltaret e vet, rrit taksat per te mar aq sa I duhen, keshtu vepron Veliaj dhe akoma me keq ministri perkthyes. Erjon, Jam taksapagus dhe me vjen te plas nga keto sjellje. Me lekun tim tallen shtetaret, kjo eshte e tmerrshme po nuk kam c’te bej, vari lesht kesaj pune.
Bravo Erion. Ec përpara e mos e rruaj fare se këta mashtrusa do vijë dita ta paguajnë me gjithë ministrin bashkë
Institucionet tona nuk kane edukaten e komunikimit.
Nuk eshte ceshtja nese kerkesa e Kryetarit te Komisionit te Ekonomise dhe Financave, zotit E Brace eshte e drejte apo jo e drejte
Sido qe te jete kjo kerkese, Drejtoria e Pergjithshme e tatimeve duhet te vij me nje pergjigje.
Ne rast se kerkesa i duket e padrejte, ne pergjigjen e saj duhet te justifikoj pse eshte kjo kerkese e padrejte, duke iu referuar ligjeve dhe procedurave dhe nese eshte e drejte duhet te japi informacionin e kerkuar ne afatet e percaktuara.
Injorimi i nje autoriteti nga institucioni i drejtorise se tatimeve eshte tregues qe ky institucion nuk eshte serioz, eficient dhe profesional.
Kryetarit dhe anetareve te Komisionit te Ekonomise dhe Financave duhet t’iu jepet akses ne databasin e Drejtorise se Tatimeve dhe Ministrise se Ekonomise qe nga momenti qe ata zgjidhen ne kete pozicion.
kush mirret me fjalet e mikrobit erion braçe.
braçe eshte nje radio spekuluse e ps dhe klebsiella pneumonia per shqiperin.
ky debil kontaminon qdogje,dhe toka nuk i duron rrenat e shpifjet e tijë.
mikrrobat dhe serbet e maskuar si fatos lubonja duhet nxejerr nga shqiperia.
..kesaj i thone ..qeverisje me teke..!!?
Ky ahmetaj duket nga syte qe eshte tinzar, dhe hajdut. Bjeri kokes Erjon se ke shume te drejte.
Shumica e sportdashesve te mbeshtet fuqishem ne punen qe po ben per te çrrenjosur te korruptuarin Duka.