Tre femra është vendosur të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu, raporton Ora News.
Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
Eglantina Shehu duhet ne fillim te arrestoje veten e saj . Eglantina I ka gati kallzimet kur te filloje SPAK !
hahahaha,”hanemet” do te jene si figure pasi do te jene ”hasanet” qe kane ne shtepi,ata qe do te bejne ”ligjin”……………doni me per Belulin!!!??
Ervisa Hyka ka qene Prokurore ne Vlore dhe pervec se ka pushuar te gjitha ceshtje penale qe kishin te benin me Fallcifikimin dhe vjedhjen e pronave ka bashkepunuar ngushte me elemente kriminal duke u bere mbrojtje ne kembim te rryshfetit, kjo ka me qindra dosje te mbyllura ne Vlore si mund te bej kjo ne Fier luften kunder krimit , kjo eshte tallje dhe nje veprim per te humbur gjurmet e saj nga katrahura qe ka ber ene Vlore .Ervisa Hyka duhet te pergjigjet per Shperdorim Detyre dhe dosja e saj kur ti vij radhe ne Veting do kete surpriza.i thone te mbulosh diellin me shoshe keta jane te mbytur deri ne gryke ne korrupsion dhe dosjet e tyre te pushuara ne kundershtim me provat jane fakte qe nuk mund te mbulohen,