Grabitja/ Kush është viktima i Kamzës, 5 mln lekë kush jep informacion për autorët

26 Prill 2018, 08:25Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Kamëz ku gjatë një grabitjeje në një market, u vra pronari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Autorët e rkimit u largun me shpejtësi nga vendngjarja ndëkorhë policia ka vënë një shpërblim prej 5 milionë lekësh për cilindo që jep informacion që mund të çojë në prangosjen e autorëve që i morën jetën babait të 4 fëmijëve.

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

“Policia e Tiranes ve ne dispozicion 5.000.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem. Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje