VENDIMI: Ministria e Brendshme lajm të mirë për policët

24 Prill 2018, 16:48Kronika TEMA

Sipas Sindikatës së Policisë, qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten, për plotësimin e formularëve të Vettingut. Por sipas Ministrisë së Brendshme, një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nevojshme.

Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi, mund t’ia bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë.

E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka, për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët.

“Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.

5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve, që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë. (TCH)

1 komente në “VENDIMI: Ministria e Brendshme lajm të mirë për policët”

  1. kalciani says:

    Bravo,te prisnin dhe ca,andej nga Maji ti hiqnin pagesat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje