Një automjet ka përplasur këmbësorin përgjatë autostradës Tiranë-Durrës dhe është larguar me shpejtësi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur poshtë “Urës së Fllakës” në segmentin ku dalin automjetet për t’u futur në rrugën iterurbane.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje raportojnë se i aksidentuari ka pësuar goditje të fortë.
Ende nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Drejt tij janë nisur ndihma e parë mjekësore dhe forcat blu të qytetit për të zbardhur skemën e ngjarjes dhe mësuar mbi autorin.(TemA)
Duhet te fillojne gjobat kunder kembesoreve se kur kalon tek kjo autostrade je me frike se ne cdo moment mund te perfundosh ne burg.
C’taksirat kane shoferet?!