Izet Haxhia duket se është vetëdorëzuar në policinë turke, pas vendimit të drejtësisë turke, për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Haxhia.
“Meqe nuk erdhen të me marrin, u dorëzova vete ne policine turke”, shkruan ai.
Drejtësia turke vendosi rreth dy muaj më parë ekstradimin e tij në Shqipëri, por deri më tani nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Ish-badigardi i Sali Berishës, që është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka deklaruar disa herë se kërkon që të vijë në Shqipëri për t’u rigjukuar.
Ai pretendon se është dënuar pa të drejtë.
Gjithashtu Haxhia ka thënë se është gati që të dëshmojë për veprimtarinë kriminale dhe korruptive të Sali Berishës ndër vite.
Pas vetëdorëzimit në polici, pritet që Haxhia të depërtohet për në Shqipëri brenda 30 ditëve.(TemA)
Bravo,
Bravo Izet!Ka ardhur koha qe me drejtesine e re shqiptare te besh detyren si shqiptar dhe atdhetar ,te ndihmosh kombin dhe popullin tend,per tu pastruar nga kerma poilitike e gangstere politike si Salihu i tmerrshem i vicidolit!Tani me kete veprim tendin topi kalon ne fushen e Arta Markut e te Fatmir Xhafes,te te japin statusin e te penduarit dhe te hapet gjyqi kunder kryekriminelit te shqiperise.Mbrojtja jote fizike nga te paguarit e Salih Berishes duhet te jete per mendimin tim detyra numer nje e organeve shqiptare te drejtesise e te ministrise se brendeshme.Hair!
Per hajer o Izet, eshte gjeja me e mire qe mund te besh per vendin tend si dhe per te korrektuar te kaluaren tende dhe per kete veprim patriotik do te hysh ne historine e ketij vendi.
..nje harakiri!!..per nje drejtesi te munguar..
Sali kërmës &Co po ju behet gropa gati
Hopa! Po do ngrihen te protestojne ata te Saliut. Pse e bere kete Izet? E di ti, si nuk e di, se ata te Saliut e duan krimin, vjedhjen, tradhetine, drogen dhe prostitucionin? Ndaj edhe bejne sikur protestojne apo ulurijne kunder tyre. Demokracine pa keto gjera, ata s’e kuptojne dot. Qofshe ti qe je, Izet, por me duket se do na hapesh pune me protesta e kishim ndermend te vinim dhe ne ndonje dite ne Shqiperi se helbete, na merr dhe malli, por tani kemi frike se ne Rinas do kete nga ata te Saliut. Eshte Shqiperi e çuditeshme ajo qe kemi lene dikur. Megjithate ky eshte edhe nje test; mbase ata shqiptar andej nga vendet e “virgjera” mbase e kane kuptuar se jeta eshte e vogel dhe u perket atyre dhe jo Saliut. Mbase eshte zbrujtur mielli edhe nga lageshtia e tani do pergatitet buka e mire. Oh, ç’na bere o Izet, edhe sivjet ka rrezik mos te vijme ne Shqiperi, do kaloje edhe ky behar lak e lemsh.