Takimi midis dy Koreve, reagon Trump: Historike, gjëra të mira po ndodhin

27 Prill 2018, 14:55Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar historik takimin midis liderit verikorean, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, takimi historik midis Veriut dhe Koresë së Jugut ndodhi.

Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Kim dhe Moon u takuan këtë të premte në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut.

Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Trump, në muajin maj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje