SHBA i tregon forcën botës, teston me sukses një raketë balistike ndërkontinentale

26 Prill 2018, 15:35Bota TEMA

“US Air Force” njoftoi sot se kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) ”Minuteman III” lëshuar nga baza e Vandenbergut në Kaliforni.

Sipas një komunikate të komandantit të ushtrisë ajrore amerikane “Air Force Global Strike Command”, raketa u lëshua në orën lokale 05:26.

“Një test është i besueshëm nëse raketa lëshohet, nëse përfundon trajektoren e saj brenda një korridori sigurie të vendosur dhe nëse pajisjet kanë funksionuar në mënyrën e duhur, nëse të dhënat janë marrë dhe nëse zona e impaktit (…) korrespondon me shënjestrën e parashikuar”, thekson komunikata, rapoton ata.

“Edhe pse raketa kishte arritur shënjestën e parashikuar, testet dhe analiza e të dhënave nuk do të publikohen”, shtoi komandanti amerikan.

Ky test, i pari që prej fillimit të vitit, ishte parashikuar prej shumë kohësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje