Një 25-vjeçare ka denoncuar vjehrrën e saj ku tregon se ajo e ka dhunuar sistematikisht.
E reja kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se nëna e bashkëshortit të saj ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Ngjarja është regjistruar në Lushnjë ku shtetësja me inicialet E.A., akuzon shtetasen me inicialet P.A., 65 vjeç për dhunë.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen E.A, vjeç 25, pasi vjehrra, shtetasja P.A vjeç 65, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.(TemA)
Cfare jane keto ndyresira vjerra, martojne cunat e mendojne se kane te drejte prone te gruaja…kjo vjerre duhet te haje nja 5-10 vjet burg.