Ndryshimet në Qeveri, Balla: Ministrat duhet mos t’i zërë gjumi 4 vite rresht, do japin llogari në shtator

2 Maj 2018, 12:40Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha dje se vlerësimi i ministrave do të bëhet gjatë llogaridhënies së tyre me qytetarët.

Sipas tij, qeveria dhe të zgjedhurit socialistë do të nisin një proces llogaridhënie në të 321 njësitë administrative të vendit.

Kryeministri tha në Asamble se do të ketë deri në shtator një proces analize për të bërë një bilanc, se cilët ministra kalojnë testin për të qëndruar në detyrë dhe cilët jo.

A mund të na thoni si do të bëhet ky bilanc për ministrat dhe a keni një ide se kush mund të rrezikojë paraprakisht?

Ne fillojmë prej sot një llogaridhënie publike në të gjitha nivelet, që do të thotë nga kryeministri te drejtuesit politikë të qarqeve, ministrat e kabinetit, zv.ministrat e më pas kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e të gjitha shërbimeve publike kalojnë përmes një dhënie llogarie përpara qytetarëve në komunitetet e tyre. Në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë, në 12 qarqe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë analizë.

Ne e konsiderojmë të nevojshme të komunikojmë me ata gjithç- ka që kemi bërë në këto 6-7 muaj të parë të mandatit tonë të dytë. Në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për t’u reflektuar në vendimmarrjen tonë, ne do të hartojmë një raport përfundimtar, i cili mban në vetvete dhe vlerësimin sesi qytetarët mendojnë për çfarë kemi bërë deri tani; si dhe identifikohen edhe personat, të cilët në detyrën e tyre të bërë deri më tani populli shqiptar vlerëson se nuk ka qenë në lartësinë e detyrës.

Nuk është një fushatë elektorale, por në fakt ngjason me një fushatë zgjedhore, sikurse ndodh në çdo fushatë zgjedhore ku partitë paraqiten para popullit për të marrë vlerësimin e tyre, ne nuk jemi në fushatë, por jemi në një vlerësim të popullit.

E vetmja gjë që ndryshon është që në fund nuk do të ketë një proces votimi normal, por për PS-në ai do të konsiderohet një proces vlerësimi për t’u marrë në konsideratë dhe për të reflektuar. Shqiptarët e mirëpresin, duan të bëhen pjesë e këtij vlerësimi dhe ne u garantojmë që do ta kryejmë këtë proces me seriozitetin maksimal.

Pse deri tani në qershor? A ka lidhje kjo me kohën kur pritet të jepet rekomandimi?

Jemi më pak se një vit nga zgjedhjet ku u zgjodhën deputetët e rinj dhe kabineti qeveritar. Është normale që një forcë politike serioze bën bilancin e qeverisjes së vet përpara atyre që i kanë dhënë mandatin. Ne kemi marrë një mandat më 25 qershor të vitit 2017 në aleancë dhe bashkëqeverisje me qytetarët e thjeshtë.

Kemi kryer deri tani një proces llogaridhënieje dhe analize në nivel ministrash përballë Grupit Parlamentar dhe në fund të këtij procesi kemi hartuar një raport të performancës së secilit prej ministrave në sektorin që ai mbulon dhe tani pjesa tjetër vazhdon me anëtarët e tjerë të koalicionit tonë qeverisës, që janë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Është pjesë e kontratës sonë të 25 qershorit.

Ne u kemi thënë njerëzve që koha kur qeveritë japin llogari para popullit vetëm një herë në 4 vjet kur voton, ka marrë fund me 25 qershorin. Ky do jetë një proces i vazhdueshëm. Edhe portali “Shqipëriaqëduam.al” është dimensioni dixhital i këtij procesi llogaridhënës, i cili në vlerësimin tim deri më tani ka ecur mirë, por ende nuk është në nivelin e duhur po të kemi parasysh mosreflektimin në ankesa në portal të shumë problematikave lokale, të cilat nëse kanalizohen përmes portalit, marrin zgjidhje të menjëhershme.

Ne të gjithë strukturën organizative të PS duhet ta vëmë në funksion të shprehjes në portal pikërisht për të thithur sa më shumë probleme të qytetarëve dhe për të marrë zgjidhje.

Kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar në shtator nëse do të jenë të nevojshme. Përtej performancës së ministrit, a do të ndiqet e njëjta taktikë edhe elektorale organizative për zgjedhjet e 2019-s? Do të ketë ministra që do të lehtësohen nga barra e dyfishtë, ndonëse mund të kenë një performancë të mirë në dikasterin e tyre?

Procesi i llogaridhënies do të na japë ne një pasqyrë të qartë të performancës. Edhe në mbledhjet e grupit parlamentar me ministrat ka pasur kritika konstruktive për sektorë të caktuar, ku ende performanca jonë nuk është në nivelin që qytetarët presin.

Sa kohë që ne kemi treguar aftësinë dhe kapacitetin tonë për të reflektuar në raste kur e kemi kuptuar që një politikë e caktuar në një sektor të caktuar nuk ka performuar dhe nuk ka gjetur besimin e njerëzve, kemi treguar që dimë të ndryshojmë. Pa e nxjerrë nga konteksti, edhe rasti i Kukësit tregoi se pavarësisht domosdoshmërisë së tarifi

mit në funksion të garantimit të të ardhurave për mirëmbajtjen e rrugës, ndoshta konsultimi publik me popullin e Kukësit duhet të kishte qenë më i gjatë në kohë dhe më gjithëpërfshirës, për të parandaluar që elementë të caktuar të shpërdorohen për arsye politike dhe për të krijuar një kosto, qoftë financiare, qoftë politike për vendin.

Për çdo lloj politike të kësaj natyre, çdo lloj projekti të madh publik, duhet të paraprihet nga një proces konsultimi të gjerë. Pasi të kemi dëgjuar qytetarët, flas këtu për projektin Thumanë-Kashar apo projekte të tjera, duhet të kalojnë përmes konsultimeve publike, që opinioni të jetë i sqaruar për domosdoshmërinë që ka ky shërbim.

A keni ndonjë këshillë për ministrat, që besoj deri në shtator nuk do t’i zërë gjumi për t’i shpëtuar gijotinës për nga mënyra organizative. Çfarë duhet të bëjnë ata ndryshe për të shpëtuar?

Të qenët ministër do të thotë mos të të zëri gjumi katër vite rresht, jo mos të të zëri gjumi deri në shtator. Në ditët në vijim ju do të informoheni për axhendën e ministrave në procesin e llogaridhënies, i cili do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, sikurse nuk duhet lënë pas dore dhe axhenda e tyre funksionale në ministritë që ata drejtojnë.

Kur bëhen bashkë komunikimi me njerëzit me detyrën funksionale të ministrit në ministrinë që drejton, jam shumë i sigurt që edhe preformanca e tyre është më e lartë, sa kohë që adreson çështje të cilat publiku mendon që janë prioritare. Gjyqtari më i ndershëm dhe i pandikuar në procesin e qeverisjes janë njerëzit, sa kohë që marrim nga njerëzit atë që ata mendojnë e kërkojnë, edhe performanca e tyre do të jetë më e mirë.

Një parti serioze si e jona këtë proces e ka angazhim përpara qytetarëve. Ne kemi një ekip të shkëlqyer qeverisës. Arsyeja e këtij vlerë- simi ka të bëjë pikësëpari që, është kjo qeveri që po qeveris vendin, e cila mundësoi që Shqipëria të marrë rekomandimin pozitiv, pa asnjë kusht për hapjen e negociatave. Është ky vlerësim që tregon se Shqipëria me këtë qeveri, me këtë kabinet dhe me Kryeministrin Edi Rama është në drejtimin e duhur. Këtë nuk e them unë, por e thotë Progres-Raporti i Komisionit Europian.

5 komente në “Ndryshimet në Qeveri, Balla: Ministrat duhet mos t’i zërë gjumi 4 vite rresht, do japin llogari në shtator”

  1. ENDRI says:

    Ha mut ha, ku flini ju, ju jeni duke vjedhur 24/7. Ska shqiptare qe merret me ju, ZOTI DO JU VI HAKUT.

  2. Lili says:

    Ajo cka te cudit ketu eshte se si njerezet e PSse nuk qenkan ne gjendjen me vleresuar vete ministrat edhe punet e institucioneve po ju duhet kjo demagogji me mendimin e popullit!kur nje kryeminister nuk di vete cili minister punon mire e cili jo,ka nje problem edhe bile nje big problem ne qeverisje!
    Kur nje parti nuk di ku punet jane mire e ku keq po i duhet me shkuar ne ‘baze’per me kuptuar problemet e vendit,prape ka nje big problem se kjo parti tregon se eshte jashtetokesore e nuk i ka kembet e trute ne kete vend per mos me ditur aq shume hallet e qytetareve.
    Lind pyetja cka na duhet nje parti e nje qeveri qe nuk i dika hallet e popullit?
    Ikni pra,hapeni krah per te tjeret ma ne kontakt me qytetaret.

  3. Lili says:

    Ky e paska vleresuar vetin si te shkelqyer,pra kot na pyet apo jo?Pra ky eshte shembull e asaj arrogance qe kryeministri kerkon mos te shfaqet prape me!
    Perndryshe,di kush gje per aktivitetin e kumbaros ne Kukes?di kush gje per aktivitetin e majkos ne nje nder zonat me emigrim te nalte si kuksi,ndoshta kuksianet do kishin pyetje per ministrin e diaspores apo bile edhe keshilla per si te funksionoje,se kukesi ka nje diaspore te vjeter e te re…pra shembull per t’u marr e per t’u vleresuar apo zhvilluar ,apo jo?
    Di gje kush per veprimet e ministrit te turizmit ne kukes,apo ndoshta ato Mos dine gje as vete ata per cka kane ndihmuar deri tash?di gje kush per cfare ndihma bujsesia ne kukes ka marr per ujitjen tash qe HECte kane shterr lumin Luma?di gje ministri e energetikes me na treguar per sa jep kukesi rryme e sa marr ,sa qytetare halla nuk kane rryme n’ ato zona?po ministria e ndihmes sociale di gje per sa jane me ndihma e sa eshte vlera e te ardhurave per fryme?po ministresha e shendetsise di gje per cfare ofrohet si specialitet ne spitalin e kukesit e sa jane konsultimet e njerezeve te kukesit ne Tirane e pse ndodhin keto konsultime keshtu?Di kush me na treguar sa kushton ne kohe e ne leke berja e nje dokumenti zyrtar ketu per nje kuksian ?jo,sepse eshte sipas qefit te nenpunesve qe shpikin kushte edhe kerkesa si va do qefi edhe kur nuk ka nevoje …
    Allez,Edi pyeti me rend edhe do kesh vleresimin qe kerkon ,shume lehte e shume shpejt.
    Po te kishim gazetare ne Shqiperi,keto pyetje papritur do te duaje me ju ba barbie dollave e kent-ve qe kemi si pergjegjese kishe,qe njk kane haber se cka ndodh nepef dikasterat mbi te cilet kane pergjegjesi.

  4. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    Zoti Taulant Balla!
    Pushtetaret dhe rrogtaret e shtetit duhet te jene vazhdimisht nen kontrollin e popullit e jo nje here ne 4 vjet!
    Deri me sot,qe prej 28 vjetesh asnjehere qeverisjet nuk kane qene nen kontrollin e popullit,prandaj Shqiperia ka shkuar drejt rrenimit!
    Doni fakte?
    Se pari, te gjithe drejtuesit shteterore dhe vartesit e tyre nuk bejne pritje populli 1
    Se dyti,asnje nga drejtuesit shteterore dhe vartesit e tryre nuk merren dhe zgjidhin ankesat e popullit!
    Se treti,asnje nga drejtuesit shteterore dhe vartesit e tyre nuk u pergjigjen ankesave te qytetareve konforme ligjeve,por justifikojne shkeljet e tyre duke bere justifikime bajate sikur jane humoriste estradash e jo eksperte juridike!
    Se katerti, e gjithe piramida shteterore,vecanerisht zyrat e ankesave,ato te maredhenieve me publikun dhe komunikimit me qytetaret,nuk i studiojne denoncimet e qytetareve per t’u njohur me shkeljet e bera,fajtoret dhe permasat e rrezikshmerise se tyre,por luajne rolin e postjerit te fshatit duke ua deleguar zgjidhjen pikerisht fajtorit,ndaj te cilit behet denoncimi!
    Kesaj i thone qe t’i kerkosh ujkut qe te pranoje se ai e hengri qingjin!
    Se pesti,te gjithe institucionet shteterore kane juriste,por roli i tyre eshte katandisur jo ne mbrojtje te ligjit dhe shtetit ligjor,por ne mbrojtje te shkeljeve te bera nga eproret e tyre.
    Kjo duket hapur ne menyre skandaloze ne pergjigjet qe me kane derguar mua drejtuesit e UKT dhe drejtoret e Bashkise Tirane.
    E thene shqip:
    -Sot ne Shqiperi nuk ekziston asnje vend ku te ankohesh e te zgjidhesh hallin qe ke ne baze te te drejtave qe te jep Kushtetuta e RSH dhe aktet ligjore e nenligjore ne fuqi!
    Eshte kjo arsyeja pse ka korrupsion ne aparatin shteteror dhe ata qe nuk e perballojne dhenien e ryshfetit i drejtohen gjykates,per te rene nga shiu ne bresher,se atje jo vetem zvarritet perfundimi i gjykimit per shume vjet,por nuk ka thene njeri se nuk do te mund te detyrohesh edhe atje te pagush ryshfet!
    Eshte ky mentalitet anadollak qe i ben rrogtaret e shtetit qe te mos merren seriozisht me ankesat e popullit,por te tallen me ato,sic ben vecanerisht kryebashkiaku i Tiranes ,Erion Veliaj,qe jo vetem nuk merret me ankesat e popullit,por as do t’ia dije se qytetaret e tij qe e votuan kane ndonje hall,pasoje e shkeljeve ligjore te vartesve te tij te pa afte ose te korruptuar!
    I kam shkruar kryeministrit se “UKT na vjedh ne qytetareve te Tiranes”,por pervec heshtjes perbuzese nuk kam pare asgje tjeter!
    Por ju duhet te kuptoni se qeverisja socialiste nuk e ka permbushur misionin e saj moral dhe ligjor,kur vete antaret e partise nuk gjejne ne strukturat e PS-se asnje vend e asnje njeri se ku te drejtojne ankesat e tyre e te gjejne zgjidhje!

  5. Che Guevara says:

    E per cfare i duhen hallet e popullit qeverise?
    Asaj nuk i dalin hallet e saj dhe u dashka te merret me hallet tona!
    Bark ngopuri nuk ia di bark pangopurit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje