Ish-krahu i djathtë i Berishës: Një sqarim për ata që më akuzojnë dhe si na lutej pështirshëm Berisha, ne “karrige thyerve”

2 Maj 2018, 09:22Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Pas Kuvendit të 29 prill 2018, të PD, ka zhvillime të reja, shkëputje nga PD të disa personaliteteve të saj, prandaj sqarimi im në vijim, lidhet indirekt edhe me ata…historia përsëritet…

Një mik në Facebook , zoti K., shkroi sa vijon:

“Zoti Bashkim, që nga koha kur ishe ministër i brendshëm u zhduke për shumë kohe, tani ke dale prapë në skene, tu mbaruan paret??. Punë pazaresh hesapi”

Të nderuar miq në FB, bëj pjesë tek ajo pjesë e politikanëve që nuk përtoj, apo nuk neglizhoj t’ u përgjigjet akuzave publike, po publikisht. Natyrisht akuza e ka origjinën nga kuzhina e PB, partia e Berishës, apo e Bashës. Në vijim, po postoj përgjigjen time:

Z. K., e keni bërë pis Facebookun me shpifjet tuaja, e tani më duhet ta pastroj, në respekt të miqve të nderuar të fb. Në vijim po pastroj me radhë të tri pisllëqet e tua:

1–Shpifni ju z. K, kur shkruani se “u zhduka”, që nga koha kur isha ministër i brendshëm”.

Faktet janë të njohura botërisht, dhe zyrtarisht: në prill të 1993, kam kaluar nga funksioni i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik (i Brendshmi), në funksionin e zëvendëskryeministrit që mbulonte reformën ekonomike, dhe kam vazhduar të jem në funksionet më të larta të shtetit dhe partisë deri në prill 1997; kur isha edhe deputet edhe kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, edhe etj, kur papritmas u përjashtova nga kryesia e PD, me një votim të paligjshëm.

Votimi ishte krejt i paligjshëm, sepse për përjashtimin tim votoi kryesia e PD, e cila nuk kishte kurrfarë të drejte të votonte, pasi organi që mund të votonte për shkarkimin e një anëtari të Kryesisë së PD, ishte Këshilli Kombëtar, dhe jo ajo: nuk ishin shpikur akoma në PD, ato ngrirjet etj. që u futën në Statut më vonë.

Natyrisht që nuk ka asnjë vlerë as justifikim i kolegëve të mi, se “i urdhëroi anëtari i kryesisë, presidenti i Republikës, Sali Berisha”, nuk kanë të drejtë as ata që votuan që unë të mos përjashtohesha–ata duhet thjeshtë të mos pranonin të votohesh, të zbatonin ligjin, statutin, e justifikimi i tyre veçse i ngarkonte dhe më tepër me faj.

Përjashtimi im ishte i kundërligjshëm, në shkelje të çdo lloj neni e principi të Statutit të PD. Iu drejtova PD, por edhe popullit, por shokët e mi të PD, por edhe populli, nuk u ngritën të vinin në vend padrejtësinë, shkeljen e ligjit.

Si rezultat, u binda përfundimisht se PD e 1991, kishte vdekur, dhe ishte zëvendësuar me PB (partia e Berishës, një parti neokomuniste), por u binda edhe se populli im kishte mbetur po ai që kishte duruar Enver Hoxhën për 45 vjet me radhë.

Nuk u ktheva më tek PB, as në vitin 2005, kur “ne, karrige thyerve”, na luti pështirshëm zoti Berisha, që të vinte në pushtet së bashku me ne. Ai erdhi në pushtet, së bashku me shumë ish-“karrige-thyer”, duke blerë zgjedhjet e vitit 2005, duke paguar zgjedhësit pushtues të tokave, me premtimin e faljes së tokës së pushtuar, që natyrisht ishte tokë e shtetit, pra pronë e të gjithë popullit shqiptar. Pushtuesit e tokave ishin rreth “një e treta e popullit shqiptar”, dhe ata votuan për PB, pavarësisht se shumica e tyre nuk ishin fare me PB, siç e treguan në votimet e 2013.

Nejse, duhet kuptuar mirë se blerja e votave për të ardhur në pushtet e PB, është një nga turpet e mëdha që bëri populli ynë, që shiti votën e tij për të paguar vetëm me “4000 lekë” për parcelë toke, kur parcela kushtonte me miliona lekë. PB e hapi rrugën e blerjes masive te votave, me premtimin për legalizim.

Por sa erdhi në fuqi, PB nuk e mbajti as fjalën e dhënë: ua zvarriti pafund legalizimin, vetëm e vetëm që t’i mbante të lidhur pas vetes, që t’i kishte votues “të sigurtë” për jetë, siç e bënte me ish- të përndjekurit e ish- pronarët e tokave.

Por ja që PS-ja, mësoi nga PB, u bë edhe ajo “praktike”, dhe u bëri të njëjtin premtim “pushtuesve të tokave”, bile duke duke u premtuar që mos tua marrë fare as ata “4000 lekë” për parcelë, si dhe se nuk do t’i mbante peng me zvarritje e me rrena për vite me radhë, si i mbajti PB për 8 vjet. Përfundimi dihet tashmë: fitoi PS duke e fundosur përfundimisht PB.

2–Shpifni ju z. K, kur shkruani: ” u zhduke për shume kohe, tani ke dale prape në skene.”

Jo, ka fakte, dëshmitarë që nuk kanë humbur kujtesën, gazeta e regjistrime televizive pa fund, që vërtetojnë se edhe jashtë radhëve të PB, nuk u zhduka, por kam qenë aktiv në masmedia, me mbi 700 shkrime në gazetat më të mëdha të vendit dhe me biseda në studio, gjithë kohën që PB ishte në pushtet, por kjo deri sa PB u bë aleate me LSI, në 2008.

Në këtë moment, hoqa dorë nga shkrimet publike intensive, se u deziluzionova rëndshëm, tashmë nga pjesa më e madhe e populli shqiptar, pjesa që rezultoi se me hipokrizi mbahesh kot si e djathtë. Ishte ajo së cilës i drejtohesha në radhë të parë, gjoja E Djathta, me shkrimet e fjalët e mia. Por ata aprovuan koalicionin me LSI, që ç’ nuk bënte kundër së Djathtës në përgjithësi, por edhe kundër PB në veçanti, sulme nga pozita të majta hipokrite.

Rezultoi se shumica e popullit gjoja të djathë, shiti principet e veta, vetëm e vetëm për të ndenjur në pushtet. U indinjova tashti më shumë me popullin gjoja të djathtë, se sa me “militantet e PB” që tashmë e dija sa u vlente lëkura, që në 1997…

Nejse, kam shkruar e folur gjatë për këtë blerjen e votave të PB, dhe koalicionet e ndyra “pragmatiste” të PB.

3– Shpifni ju z. K. kur shkruani: “tani ke dale prapë në skene, t’u mbaruan paret??

Fatmirësisht shteti, ne ish-funksionarëve të tij, na ka siguruar një pension relativisht të mirë: marr pension rreth 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Me këtë pension mund të jetoj pa iu lutur njeriu për bukën e gojës, por edhe duke më lejuar të ruaj dinjitetin si ish- drejtues i këtij populli shqiptar, që vazhdoj ta dua megjithëse ia njoh mirë të metat e mëdha që ka, vazhdoj të përpiqem vazhdimisht, edhe këtu në FB, t’i tregoj popullit tim, shqiptarëve, rrugën e shërimit, që është ecja drejtë bashkimit me popujt sivëllezër të BE.

Nuk i kam marrë asnjë personi as një lek korruptiv.

Nuk e di kush jeni ju z. K., por edhe po ta dija, nuk do t’jua ktheja shpifjeve e pisllëqeve që keni shkruar, me sharje për shpagim (hakmarrje), siç bëhet fatkeqësisht rëndom mes nesh shqiptarëve.(TemA)

20 komente në “Ish-krahu i djathtë i Berishës: Një sqarim për ata që më akuzojnë dhe si na lutej pështirshëm Berisha, ne “karrige thyerve””

  1. Besnik says:

    Paska qënë zevendeskryeminister (leshi) qe ka mbuluar reformen ekonomike! Hahaha! Ndaj është ne kete deregé ekonomia! Shkaterrim total!
    Idiot!

  2. ela says:

    Te gjithe e dine qe Bashkim Kopliku eshte inteligjent por HAJDUT

  3. tomsojeri says:

    Paster z.Bashkim ! Respektoj te vertetat e thena qe dihen e fshihen ne ndergjegjen dhe memeorjen e atij qe e quan “populli im ” Fatkeqesisht ky esht “populli yn qe shitet ,blihet ,percahet ,qe sdo te miren e kolegut,shokut,komshiut ,kushuriut dhe ndaj zgjedh fesen e keqe qe di te bej vetem keq ! Ky popull nuk di cfar esht solidariteti e vetem kur “prasi ” i ka hyr aq thell sa nuk del ma dhe i djeg keq bytha , ateher kujtohet te denoj me ate arm magjike qe quhet vot ! Nuk e them un por njerez te medhej kan then qe cdo popull ka mbi krye ate qe meriton ! Ne heshtje , brenda mureve te shpis shanim Enver Hoxhen dhe sa dilnim nga porta ndronim pamje, aq sa dhe femijt nuk na kuptonin kte dyftyrsi ! Indinjoheshim se na mungonte liria ,se ajo cmenduri e luftes klasave qe shfrytezohej nga ky lloj populli per te dhunuar “armikun” dhe armikun ,na bente te ishim te kujdesshem ne mardheniet sepse pushteti qe kish ky lloj populli,,i jepte sadisfaksion e kenaqesi kur shifte si vuanin armiqt dhe “armiqt ” e klases !
    Tragjedia i nderuar Bashkim, esht se koha tregoi kush ishin armiqt e vertet te Shqiperis qe ndonese Enveri u mundua ta pastronte prej tyre ,nuk ja arriti dot ! Por shqiperin e la pa borxhe ,e la plot me vepra te nje pune qe vetem nje prijes i madh nje atdhedashes i madh e ben ,e la pa korupsion pa cka se ishim te varfer ,por te gjith ! Ky lloj populli duhej te provonte kucedren S.B e ata qe kan pak dashuri per atdheun te kuptojn cdon te thot arrmik ,cdon te thot tradhtar,kriminel hajdut e te drejtoj kombin !Nga gjiri i ktij lloj populli dolen kta qelbesira qe dogjen Shqiperin ,qe rropen shqiptaret ,qe luajn me fatin e tyre e te ktij Kombi ,qe u pasuruan per 7 breza ,qe degjeneruan ter administraten shtetrore me ne krye Drejtesin qe luaj teatrin e patriotit ne parlamentin shqiptar ,e kucedren ta ken aty si simbolin e perzgjedhjes se tyre ! Enveri luftoi armiqt dhe ndertoi Shqiperin, ndersa kta shkateruan Shqiperin ,pijn gjak shqiptaresh dhe ky lloj populli akoma i mbeshtet

  4. santa quaranta says:

    Mua me ngeli syri tek ato 1 milion e 300 mije lek te vjetra ne muaj!!!!…………….

    1. usa says:

      1.300000 lek te vjetra? Sa dollare bejne ???????? Pordhac nga me te felliqurit te rilindjes Demokratike.Te keshilloj te heshtes.

  5. Spartaku says:

    Me keto qe thote zoti Kopliku,tregon se partia demokratike eshte mare peng nga Sali Berisha dhe e ka kthyer patine ne partia e Berishes.Bravo Berisha,ke bere histori,se me kete parti fashiste shkaterrove gjithe shqiperine.E meriton te shkoshe ne shtipine e bukur te Reçit pa qera.

    1. Jane te verteta cka shkruan z. Kopliku oer pd.dhe Berishen. Po doja te beja disa pyetje. Sa kazma ke thyer qe merr aq pension. Kane bere dhe te tjere shkolle,zotrote shkollen e ke kryer me burs shteti te regjimit te Hozhes. Kur ishe min rendi sa ushtare e polic ke oas roje ne pallat. Kur ishe krye inxh.ne Urt. Babai yt ndjes paste nderroi jete. A ishe ti qe shkove ne degen e kuadrit dhe u the me protokolloni telegramin e ngushullimit qe te kish derguar udhe hequa e Parise se punes dhe doje ne dosje. Apo………. Nuk po zgjatem.

  6. kasem gahinji says:

    bashkim,kus urdheroi kontrollet alla tonton makut naten e 22 korrikut 1992 ndaj ish ushtarakeve te cilesuari te rreikshem per pd.a ishe ti qe kercenove oficeret e policisete asaj kohe se po te mos kryenin keto kontrolle pa vendim gjukate,pa urdher prokurori,do te linin kapelet?pse cmobiliove inspektorin e policise kriminale te lagjes 17 ne durres,arben saliun?ti u fsheve per gjithe halelleqet qe bere bashke me meksin ,zhulalin etj.tani mendon se jane harruar dhe dole per te bere prapesirate tjera.

  7. ben says:

    Eshte e turpshme qe ky palo funksionar ben pergjegjes popullin per indiference kur kete “koken e madhe” e paskan hequr nga karrikja.
    E para, ky akuzon popullin qe nuk paska ndryshuar qe nga koha e Enverit, pasi vazhdoka te duroka edhe … shkarkimin e ketij trimit te PD-se. Ne te vertete, eshte ky qe nuk ka hequr dore nga glorifikimi i “udheheqesve” si puna e tij E verteta eshte se ne te gjithe ishim te lodhur nga pelivanlleqet qe beheshin nga PD-ja qe u shfaq ne politiken shqiptare si shpresa jone dhe qe shume shpejt e tregoi veten se ishte nje bande ujqerish qe shqyen edhe ate pak gje qe kishte mbetur nga vendi yne. E c’mund te prinim neve nga udheheqesit rrugace te PD-s si Azem Hajdari apo nga komunistet e devotshem si Sali Berisha qe u katapultua ne krye te PD-se nga Ramiz Alia me shpresen qe ta mbante kete force te re politike nen kontroll.
    E njohim shume mire Bashkim Koplikun qe humbi ne luften per pushtet, brenda llojit te vet. Ky lapangjoz, nuk eshte me i mire se Berisha apo Basha. te cilet populli yne i denoi me vote dhe kerkon qe te gjithe te perfundojne aty ku e kane vendin kafshet e egra, mbrapa hekurave te burgut

  8. no says:

    Se c’perfaqeson shteti, e kemi kristalisht te qarte, per mire e per keq.
    Ne rastin tend, ai pensioni yt eshte vazhdim i rrjepjes (jo i merites), dhe ben mire, te mos e permendesh, se ben vaki e te ze ndonje nga mallkimet e shumta!!!
    sarkastik! outsider!!!

  9. Besnik says:

    Bake, jepjuani nga 100 mije leke dhjete pensionisteve te ti nuk i meriton as 300 mije! Per ndryshe do te t’i marrin me dhune!
    Kujdes nga Vetingu!

  10. Nik says:

    Nje milion e treqin mije leke pension! Paguaj o popull i varfer me rroga dhe pensione maramendese parlamentaret dhe drejtuesit qe ke “zgjedhur” . Ata jane shushunjat e verteta.

  11. mimmo says:

    Z. Bashkim Kopliku e njoh prej 50 vitesh ,kur jepte mesim ne politeknikumin 7 nentor” ,dega radio ( naten ) ! ! Ruaj konsideraten dhe respekt te larte per Bashkimin , si person fisnik e ingenier i afte ! ! ! Nuk ndikohem aspak nga disa parafoles ! ! ! Pershnetje , Mimmo !

    1. ben says:

      mimmo-e ke njohur Bashkimin atehere kur ishim te gjithe njelloj, por kolltuku i prishi. Kam njohur edhe une shume persona qe dikur ishin esnafe, por qe kur u bene me pozite, u hyri vetja ne qejf. Harruan se karriket jane te qeverise. Vec bythen kishin te tyret. Prandaj filluan te vidhnin me te dy duart.

  12. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Mimmo !!!!
    E din se cfare me kujton ky vleresimi yt ???
    Vleresimin qe bente gjyshja e mire e fshatit per persona si ty :
    LESHI (I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET !!!!
    Vlen per ty dhe Bashkimin!!!!!

  13. tomsojeri says:

    Sakt ben !

  14. demok says:

    Ky Bashkimi,nje,Kudretr Isai dy,Uran Butka tre,perbenin kasten me te felliqur te mbeshtetesve te Berishes ne luften brenda PD,per eleminimin e Intelektualeve themelues qe u mbiquajten Mocionista.Keta arrogante diletante shiten paurine kombetare dhe i dhane pasurine e popullit banditeve te rruges,malokeve te pabese.

  15. pokeristi says:

    Sigurisht z.Kopliku rive ne dukjeper te disaten here,gangrenen qe kish filluar te perhapej ne pd jo me ne kohen kur u fut ne loje Kopliku,por qe ne fillimet embrionale te krijimit te PD-se. .Mos harroni thenien lapidare te z.Kasem Trebeshina: “Foshnja paska lindur e vdekur “.
    Gjithcka ne kete bote eshte ndergjegje,eshte sakrifice, eshte vetmohim.Te gjitha keto tegjithe ne i kemi te cunguara.
    Te gjithe kane reagur jo ne kohen e duhur,por kur diktatori ju mbylli rubinetin e karierizmit.
    Ne perqindjen dominuse hyjne ne lojen politike te gjithe ata qe e shohin pushtetin jo si nje vend te sherbimit publik, por si nje menyre per te patur sa me shume perfitime personale.Sa me lart te kacaviresh ne piramiden e pushtetit aq me i madh perfitimi aq me e madhe mundesija per t’u pasuruar,sigurisht jo ne menyre te ndershme e te ligjshme.
    Mbi te gjitha sejcili duhet te zgjedhi nje raport te drejte midis vehtes dhe atyreve qe presin nga ty per t’ju zgjidhur problemet.Pa u zgjatur jane analiza qe duan kohen e tyre te vecante per t’u shtjelluar.
    Vetem nje gje me ben mjaft pershtypje!!…Z.Kopliku se bashku me nje a dy deputete nga Duresi,ne parlamentin e pare “pluralist”bene perpjekje maksimale per trajtimin e duhur te deputeteve, per aq kohe sa ishin te zgjedhu.Madje prej njerit prej tyre u degjua shprehja “Edhe zogu qe eshte zog,pra i pa ndergjegjshem, do para qe te ciceroje.”
    Mirpo deputetet paskan menduar ne menyre super te vecante per pensionin deri ne vdekje!?Mbase dhe me trshegim tek gruaja e femijet minorene!!…
    Nuk jam ne gjendje te percaktoj a eshte i drejte raporti midis pensionit te nje zyrtari te thjeshte te administretes shteterore me ate te nje zyrtari te larte, qote ky minister a po kryeminister,president a lesh me qime.
    O moj Shqypni e mjera Shqypni.

  16. Emigranti says:

    Cesht ky pensjon kaq i madh ne nje vend te varfer. Si ka mundesi qe per pes vjet si minister , apo zvendes kryeminister, te maresh 1. 1. 300 milion lek pensjon. Nese esht e vertet, duhet ose te mmaresh malet, ose ti vesh zjar parlamentit dhe qevris qe paskan miratuar, ligje te tilla, qe jo vetem tani marin rroga maramendese, ne raport me te ardhurat kombetare, por edhe me rrogat dhe pensjonet e qytearreve te zakonshem. Keta qe veprojn e interesin e tyre, ne dem te qytetreve, u dashka , ti djegesh te gjall, se mendokan vetem per veheten e tyre, duke len qytetaret ne ditet me te veshtira per te perballuar jetesen. Posht gjakpiresit, rroft populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje