Astrit Patozi shpalli krijimin e një partie të re të së djathtës që sipas gjasave do të përfshijë të përjashtuarit nga Basha brenda PD-së.
Kjo është shizma e gjashtë pas asaj të fundit që ndodhi në 2012 me krijimin e Frymës së re Demokratike të Bamir Topit.
Astrit Patozi, edhe pse është shpallur si nismëtari i partisë së re, ai natyrisht që nuk dëshiron që forcën politike ta bëjë vetëm, por me figura të njohura të selisë blu, të cilën kanë profil elektoral dhe mbështetje në bazë.
Po a ka një profil lideri Patozi?
Edhe pse i përket brezit të studentëve të Dhjetorit, Astrit Patozi hyri vonë në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
Në mandatin e parë të PD-së ai ishte gazetar në të përditshmen Albania së bashku me të ndjerin Sokol Olldashi, Mero Bazen, Lutfi Dervishin etj.
Më pas emërohet kryeredaktor i Rilindjes Demokratike, pikërisht në vitin e vështirë për PD-në, 1997.
Ngritja dhe profilimi politik i Patozit ndodhi relativisht vonë dhe vetëm pas vitit 2005 ai u zgjodh deputet dhe u emërua zëvendës i Bamir Topit në kryesinë e grupit parlamentar.
Edhe pse nga Kavaja me origjinë, Astrit Patozi u zgjodh parlamentar në vitin 2005 në zonën e Vorës.
Gjatë dy mandateve të Partisë Demokratike, ai nuk pati asnjëherë një post ekzekutiv; por pas zgjedhjes së Bamir Topit President i Republikës, gazetari që më shumë kishte bërë karrierë si komentator sesa si reporter, u zgjodh nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar.
Në kulmin e pushtetit të PD-së, Astrit Patozi nuk arriti dot të profilohej si udhëheqës, megjithëse në Parlament spikati si duelues me Gramoz Ruçin, homologun e tij socialist.
Megjithëse i “hidhur” në fjalime ndaj kundërshtarëve, gjithsesi ligjërimi i Patozit nuk tejkaloi asnjëherë etikën dhe gjuhën e ashpër.
Ai është një nga përfaqësuesit e polemikës politike qytetare dhe të edukuar. Por profili politik i Astrit Patozit u rrit kryesisht gjatë mandatit të parë të qeverisjes PS-LSI.
Fjalimet e tij ishin të forta, mjaft kritike dhe ç’është më e rëndësishmja goditëse dhe mjaft të ngjitshme në publik. Pikërisht kjo ishte periudha që Astrit Patozi fitoi profilin e tij si polemist dhe orator i dorës së parë.
Por a është Patozi përveçse një polemist, një politikan i fuqishëm që të jetë i aftë jo thjesht për të krijuar një forcë politike por për të arritur rezultate?
Gjatë pushtetit të PD-së, Patozi nuk mori një rol qeveritar apo ekzekutiv për të matur aftësinë e tij, por gjatë 2-vjetorit të parë të opozitës së PD-së, kur Lulzim Basha nuk ishte në Kuvend, Patozi arriti rezultat më të rëndësishëm edhe se Sali Berisha në publik, megjithëse kryeministri siç dihet fliste pa kufi.
Pikërisht në këtë kohë Astrit Patozi arriti një fitore politike të rëndësishme, duke udhëhequr një betejë gati personale me një nga “dinosaurët” e politikës shqiptare, Ilir Metën.
Antagonizmi me Metën i dha edhe një profil ndryshe nga udhëheqësia tjetër e PD-së që flirtonte me kreun e LSI-së.
Duke ndjekur ish-mikun e tij të ngushtë, të ndjerin Sokol Olldashi, Astrit Patozi ndërtoi diskurin e tij duke goditur fort LSI-në dhe infrastrukturën e saj të pushtetit.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur Ilir Meta u investua edhe personalisht për të fituar Bashkinë e Vorës, Astrit Patozi, i cili ishte i deleguari i PD-së për Vorën u investua për të mundur LSI-në në zgjedhjet vendore.
Dhe Vora ishte jo thjesht një nga pak bashkitë që PD-ja e fitoi në rang kombëtar, por një triumf politik i Astrit Patozit.
Pikërisht në atë betejë ai hyri në rangun e politikanëve të nivelit të lartë. Fitorja me Metën shënoi dhe fillimin e fundit të vazhdimit të jetës politike të Astrit Patozit në PD, ngaqë lidershipi i saj, pas vitit 2015 nisi marrëveshjen e fshehtë me Ilir Metën për të mundur Edi Ramën me “intriga pallati”.
Përjashtmi nga postet drejtuese në PD, ishte në një farë mënyrë vetëm formalizimi i asaj çfarë realisht kishte ndodhur.
Astrit Patozi deklaroi hapur mbrëmë se Jozefina Topalli është një nga emrat që mund të përfshihet në partinë e re.
Edhe Topalli, njësoj si Patozi nuk ka pasur post ekzekutiv në qeverinë e PD-së dhe është nga ana tjetër kundërshtarja e fortë e aleancës PD-LSI.
Duket që largimi i të gjithë “armiqve” të Metës në PD nuk është fare rastësi.
Madje ka shumë gjasa që partia e re të formohet si një profil politik i qartë, që shënjestër politike përveç Edi Ramën dhe të majtën zyrtare do të ketë edhe LSI-në e Monika Kryemadhit, pra të majtën e ardhur nga shizma por që prej një viti është një aleancë të ngushtë me Lulzim Bashën.(tesheshi)
Gjykata mos te regjistroje kete parti, pa kaluar ne siten e Vetting-gut Ata persona qe duan te behen drejtues te kesaj partie
Gjykata nuk duhet ta ligjeroje kete parti te re per arsye se do ti rendoje me teper taxapaguesit shqiptare dhe buxhetit te shtetit,duke paguar politikanet e deshtuar qe deri tani nuk kon bo asgje per popullin …..,,
Gjykata mos te regjistroje kete parti, pa kaluar ne siten e Vetting-gut Ata persona qe duan te behen drejtues te kesaj partie
Gjykata nuk duhet ta ligjeroje kete parti te re per arsye se do ti rendoje me teper taxapaguesit shqiptare dhe buxhetit te shtetit,duke paguar politikanet e deshtuar qe deri tani nuk kon bo asgje per popullin …..,,
Kta politikan duhet te shkojne te japin llogari para drejtesise⚖️⚖️⚖️ dhe jo te kapin vende drejtuese ne partine e re, e cila nuk do jete vecse nje kancer tjeter i ri ne trupin e ketij vendi .I lutemi ?Zotit qe gjykata mos ta regjistroje kete Parti, pa kaluar te gjithe ne skanerin e Vettin-gut ⚖️⚖️⚖️⚖️???♂️
Titi te jape dy pergjigje popullit shqiptar perpara se te pretendoje te drejtoje nje parti politike:
E para, ishte deputet i VORES, dmth i GERDECIT dhe KURRE nuk tha nje fjale, pa le me te mbante pergjegjesi.
E dyta, Ishte Nenkryetar i PD-se 21 JANARIT dhe dhe KURRE nuk tha nje fjale, pa le me te mbante pergjegjesi.
Ka dhe ca te tjera si ajo ceshtja e Olldashit, por eshte ne ndergjegjen e tij te spjegohet.
URIME !
Do te deshtoje! PD dhe militantet duan dumbaben, qe te vjedhin dhe te mos paguajne taksat dhe energjine elektrike dhe ujin! Te bejne disa kalkulime per t’ju shmangur ligjit! S’ka moral ne Shqiperi dhe sidomos ne LSI dhe PD! Me moral sic ben Patozi eshte i deshtuar! Vetem ndershmeri s’ka ne PD e serbeve berishiane!
Astrit Patozi! Ec perpara.Po nuk u luftua Basha dhe Monika çizmja nuk ka te ardheme vendi yne.
undefined
Ky i uruar Astrit i do të gjitha të reja; grua të re, Parti të re,…..
Nëse Jozefina, Astriti, Arben Imami marrin më shumë se 1000 vota në rang kombëtar, unë do të thosha pa u skuqur fare, se budalla më të madh se unë në këtë botë nuk mund të ketë.
Ah ju pjerdhsha mëndjen, ju pjerdhsha! Po ka njeri në këtë botë që nuk e di se ju të tre keni qënë kobure të Berishës, produkt politik i tij, njerz të tre të sigurimit të shtetit, me të cilët Berisha mund të fshinte në çdo kohë bythën, ashtu siç edhe në fakt bëri së fundmi me këta të tre dhe të tjerë.
Ju hoqi Berisha sa për provë në opinionin publik, për të parë sa mund të ndikonte pozitivisht ky veprim në opinion. Dhe do të dali shpejt që kjo mund të jetë bërë me miratimin tuaj ose me kërcënim ndaj jush po të mos bindeshit. Ata që janë hequr se PD nuk i duronte dotë, janë Eduard Selami dhe Majlinda Bregu. Të tjerëve u është kërkuar të bëjnë katër vjet pushim.
E pse jo. Ckane me shume te tjeret.
ky Patosi eshte nje vere ne uje
mbani shenim, ka per te humbur si shurra e pules
Jo vetem qe eshte politikan I moderuar pot ka aftesine I liderit krahasuar me lulushin ,qendron shume lart, vazhdo astrit na ke te gjithe demorateve pas.mer jozefinen ,kalane e patundur te se djathtes topin, ,meron , dhe te tjeter do te ndjekin me siguri ,demokratet mezi presin te shporin lulushin, mediun,ndoken,kurvat ,kurvaret e kusaret e ketij populli te zhgenjyer.harova dash shein, nuk mund te kete minister ekonomie me te zote, fitore.
Kur Bamir Topi nuk beri gje , si do beje ky Pato(s)i, qe eshte nen nivelin e Topit..?!!!
edhe nje tavoline ka me shume profil lideri se patozi…