Greqia është angazhuar maksimalisht për negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, duke zgjedhur ekspertët më të njohur në vendin fqinj.
Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me këtë problem.
Ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.
Vizion Plus ka mësuar se tre ekspertët kryesorë të palës greke janë: Petros Liakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.
Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015.
Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë.
Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare. Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë.
Ndërsa ditën e enjte dhe të premte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Selanik ku do të takohet me homologun grek Kotzias.
asnje symfoni me te pabeset sunite te sulltan muratit……………
Ore inspektore te marveshjes , mereni dhe kete langon tfgs1 , ka pervoj kur kerkonin per heshtrat e ushtareve greke te rene ne luften italogreke , qe si varmihes ,i jepte qeveria greke ca kacidhe dhe i shkreti germonte me zell te madh nga mengjezi e deri ne darke , vecse gjente mut dhe bajga lopesh, nuk e di se sa i zoti eshte tju ndihmoje ne det , po nuk qe i fusni nje shqelm bythes dhe e hidhni ne det , mos u merzisni , nje lamash me pak , nuk do i dhimset askujt …………
Po ekspertet tane cilen shkolle kane mbaruar?
Te njejten shkolle si “gazetari” i cili shtron pyetjen kush jane….ne vend te cilet jane. Analfabete me shkolle plepash.
Asnje sinfoni…….me te pabeset e sulltan muratit( korigjim).Nota kater.Pas sulltan muratit perse perdoren pikat vazhdimuse?
Por ti sikur je i paster dhe kerkon te drejtat e rraces se paster iliriane,apo kur behet fjale per shqiperine te del smirlleku e se mban dot?!
Nuk jane tre , por kater , eshte dhe tfgs1 , vecse u ben ere koqeve te ketyre se mos i hedhin ndonje dhrahma , per te tilla pune tfgs1 eshte mastoras …….
Cfare ekspertesh more, te gjithe jane kot. Ndarja e detin eshte vendosur nga Ameriak, Izraeli ndoshta dhe Anglia. keta jane vetem per SHOW. Te jane skellever dhe aktor teatri……. kukllash
Ekspertet tan njëri ka mbaruar për Agronom tjetri për Veteriner ndërsa tjeri teknik ndërtimi