Rama nis fushatën e llogaridhënies: Është vetëm fillimi, do ndahet shapi nga sheqeri

2 Maj 2018, 12:31Politika TEMA

Qeveria Rama 2  ka nisur sot fushatën e llogaridhënies publike.

Kryeministri ka zgjedhur Tiranës si një ndër qytetet e para nga ky do të nisë kjo fushatë.

Në nisje të saj Rama tha se kjo “fushatë është për çka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë duam të bëjmë më tej; por edhe për të dëgjuar qytetarët në çdo njësi administrative të Shqipërisë, për çka ata mendojnë lidhur me punën tonë”.

Në fjalën që mbajti para qytetarëve Rama tha se në këtë fushatë do preken të gjitha njësitë e vendit, jo vetëm bashkiake.

“Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do të dëgjojmë prej tyre se cfarë mendojnë ata për punën tonë.

Proces që e nisim sot nga Tirana, ku pa asnjë diskutim jemi të vetëdijshëm për sa shumë ka ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mund të mohojnë se sa shumë është bërë.

Punën që parashikojmë në vijim për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore.

 Do të shpalosim programin kombëtar të punësimit jo si strategji por si program i detajuar ku do të shpjegojmë sipas sektorëve të mundësive të reja për punësim”- tha Rama.

Me tej, Kryeministri Rama ka folur edhe për Reformën në Drejtësi dhe vettingun.

“Atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasur marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, u them është vetëm fillimi.

Ajo që presim të realizohet është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas dhe që është i guximshëm mbi bazën e atributeve që i jep kushtetuta duke garantuar që të gjithë pa përjashtim edhe prokurorë e gjykatës që largohen.

Se janë ata që janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër përvec se kanë akuzuar njëri-tjerin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet shapi nga sheqeri”- tha Rama. (TemA)

5 komente në “Rama nis fushatën e llogaridhënies: Është vetëm fillimi, do ndahet shapi nga sheqeri”

  1. Marko says:

    E njejta genjeshter , te njejtat llogje , si para 5 vjetesh, ju jeni pa perjashtim te gjithe njesoj , qelbesira ata qe iken , ndyrsira ju qe erdhet , bojkot politikes , nje levizje e re studentore , dhe me njerez te kulturuar nga diaspora , tu veri shqelmim ju plerave , qe keni 75 vjet qe po talleni, te njejter jeni , vetem demokracia nuk erdhi ne ate vend .

  2. Bushi says:

    Eshte e vertete,se jini te ndergjegjshem zoti kryeminister se kini shume per te bere,por edhe kundershtaret qe nuk duan te shohin sa shume eshte bere.E verteta eshte se eshte bere shume,qeveria ka bere qe edhe neve si qytetar i shohim dhe i vleresojme.Deri tani puna juaj vleresohet me nota pozitive,ku ndryshe i shikojne me syt e bythes Berisha ,Basha,Monika dhe Meta.Jemi krenar me nismat tuaj,reformat tuaja,qe gjat qeverisjes se pd-ke as u shkonte nderment te beheshin.Shpresojme per me mire.Qent e pd dhe te LSI le te lehin,karvani te ecin drejte.

  3. Kujtimi says:

    BRAVO RAMA

  4. Peza says:

    Zoti kryeminister!
    Vleresimi i nje qeverie matet jo me mburrjet dhe me demagogjine qe perdor,ne takime monologjesh si ky qe po reklamon,por mbi te gjitha se sa e degjon zerin e qytetareve qe ankohen per padrejtesite qe u behen nga rrogtaret tuaj te pa afte dhe militante,qe nuk punojne per shtetin,por per vendin e tyre te punes!
    Se pari,pse nuk beni poritje popullki,zoti kryeminister,duke filluar nga ju e deri poshte?
    Pse nuk trajtoni ankesat e popullit sipas shkalleve ne te gjithe piramidenh shteterore,por te gjithe burokratet tuaj ua percjellin per zgjidhje atij ndaj te cileve denoncojne qytetaret?
    Ju kam shkruar juve persionalisht per shkeljet ligjore te UKT,per perbuzjen dhe talljen qe me ka bere kryebashkiaku VCeliaj me heshtjen e tij dhe pa aftesine e rrogtareve te pa afte qe ka vene per ankesat e qytetareve,per talljen e rroigtareeve tuajh ne drejtorine e maredhenieve me publikun dhe portalin “Shqiperia qe duam”?
    Na kerkoni te denoncojme korrupsionin,zoti kryeminister,por na keni mbyllur tre gjitha rruget dhe mundesite e denoncimit si aparate shteterore!
    Shtetaret tuaj ose jane te pa afte,ose jane bere bashke me te korrupotuarit dhe hajdutet,ose ju vete i keni udhezuar te ndjekin rruget antiligjore kunder te drejtave te qytetareve!
    Ju kam shkruar se UKT vjedh qytetaret,por askujt deri me sot ne Bashkine e Tireanes dhe ne kryeministri nuk i ka bere pershtypje ky denoncim!
    I jam drejtuar emisioneve investigative STOP te KLAN-it dhe FIKS FARE tre Top Channel-it,por edhe keta si duket kane interesart e tyre ne kete mes qe heshten!
    I jam drejtuar Avokatit te Popullit,por juristet e tij u sollen me mua sikur te ishin karagjozet e Portokallise e jo juriste!
    U drejtova trek KLSH,por edhge juristet e tij benin sikur nuk e kuptonin se per cfare behej fjalke!
    Po ua them shqip:
    -UKT VJEDH qytetaret me shifra marramendase qe mund te vene ne miliarda leke ne nje muaj!
    Vjhedh duke taksuar padrejtresisht qytetaret dhe duke mashtruar me faturat e furnizimit me uje qe e cmon siu tre pijshem kur ai eshte i pa pijshem!
    Cfare doni me shume se kaq,zoti kryeminister qe t’u themi ne qytetaret,qe te kuptoni se keni nje administrate te kalbur shteterore,qe nuk ka kontroll ne te gjithe piramiden shteterore,per deri sa ka korrupsion?
    Pse kerkoni qe ne te denoncojme tek ju pasi aparatciket tuaj te jene majmur me miliona dhe te mos vlkeresoini ne maksimum cdo ankese te cdo qytetari per cdo rast?
    Ku shkuan mburrjet tuaja kur erdhet ne pushtet,qe qytetaret te vene noten per zyrtaret per punen e kryer ndaj nesh?
    Kam nje vit qe akuzoj UKT dhe Bashkine e Tiranes per shkelje te Kushtetutes,Kodit Civil te RSH dhe vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,por pervec justifikimeve skandaloze dhe pa ju referuar asnje akti ligjor e nen ligjor asnje pergjigje llogjike nuk kane dhene!
    Si mundet qe te gjithe keto struktuara shteteriore te kene te njejten metode per trajtimin e ankesave duke mos gjykuar ankusin dhe bazen ligjore qe ai i referohget,por mbrockullave te UKT dhe rrogtareve te Bashkise Tirane qe pergjigjen si e ema e Zeqos ne maje te thanes?
    Kjo tregon se jetojme ne diktature e jo shtet ligjor!
    Se fundi,si e spjegoni ju zoti kryeminister,se keto kritika ndaj qeverisjes kane patur frike t’i botojne edhe gazetat kryesore te vendit?

  5. Sandri says:

    Nuk eshte llogaridhenie kjo qe beni ju zoti Rama!
    Ajo eshte spektakel mediatik per te mbuluar deshtimet e qeverisjes!
    Te japesh llogari para qytetareve te tu ne radhe te pare t’u kesh krijuar atyre kushte te mjaftueshme qe ata te ankohen dhe degjohen per ankesat e tyre ndaj pushtetareve tuaj!
    Ketu fillon e mbaron llogaridhenia!
    Ndersa ju e filloni mbrapsht,duke rreshtuar gjoja sukseset ne krahasim me krimet e qeverisjes antishqiptare te Berishes!
    Gabim zoti Rama!
    Mate pounen tende me Europen e jo me krimninelin!
    Matre punen tende me ato qe thone qytetaret e neperkembur e jo me ata qe jane bere milkiardere apo militantet e tru,qe vetem dine te bejne levdata per qeverisjen!
    Nuk e kam fjalen per opoziten,se ajo nuk punon per popullin per deri sa parulla e saj eshte vetem “RAMA IK”,pra kane hallkin qe te ikesh ti e te vine ata!
    Jo,une e kam ndryshe kritiken time per qeverisjen tuaj:
    -Ju si kryeminister edhe mund te ikni,por ne PS asnje njeri nuk ka treguar personalitet te mjaftueshem per t’ju konkuruar juve edhe per faktin se ju personalisht jeni arrogant dhe delirant!
    Juve nuk ju pelqejne kritikat,pa le me akuzat gje qe ka cuar PS-ne drejt rrenimit te saj total!
    Ne kete drejtim nuk ka asnje ndryshim PS nga PD!
    Ne PS nuk gjen njeri qe te qash hallin si antar partie!
    Per ne ju kujtoheni vetem kur fillon fushata zgjedhore!
    Atrehere po qe na gjeni numurat e celulareve,bile na ndiqni edhe me “cip” se ku e pijme kafen etj!
    Zoti Rama!
    Hiq doire nga spektaklet mediatike!
    Degjojeni zerin e popullit cdo dite dhe ne cdo zyre te shtetit!
    Shporri te gjithe aparatciket burokrate e te pa afte te zurave te ankimit dhe zevendesoji me te tjere,me te rinj ,jo nga mosha,por nga mentaliteti!
    Nga informacionet qe u vijne zyrave te ankesave duhet te dridhen te gjithe rrogtaret e shtetit e jo te tallin menderen sic bejne deri me sot :”ME KA CU NANA ME LA GOJEN”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje