Zv.Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi nënvizon marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA, kjo e shprehur dhe në vizitën e para disa ditëve të ministres Olta Xhaçka në Uashington dhe takimet intensive të saj në Pentagon, Kongres dhe Senat.
Koçi ka sipërsëritur gatishmërinë e Shqipërisë për të vënë në dizpozicion të NATO-s dhe SHBA bazat tona ushtarake, ndërsa ka nënvizuar se një Ballkan stabël nuk përputhet me interesat ruse.
Zv.ministri i Mbrojtjes në intervistën e dhënë për “Sot” flet dhe për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE si dhe tentativën e opozitës për të bllokuar procesin.
Por Koçi nuk lë pa përmendur dhe rolin e Berishës kundër reformës në drejtësi, duke e cilësuar ate një komunist të pandreqshëm që e ka kthyer PD në një lëvizje guerrilse.
Zoti Koçi, ministrja Olta Xhaçka, pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në SHBA. Ministrja u bëri të ditur zyrtarëve se qeveria është e gatshme të vërë në dispozicion të NATO apo SHBA bazat ushtarake. Mund të na jepni më shumë detaje rreth kësaj kërkese?
Shqipëria dëshmoi edhe një herë se nuk është në NATO thjesht për numër. Dëshmoi se për ne SHBA janë partneri strategjik numër 1 për interesat tona kombëtare dhe natyrisht në fushën e sigurisë. Ne gjykojmë se duke parë zhvillimet në këtë pjesë të Aleancës është e dobishme të shikohet mundësia e ndërtimit të një baze të NATO-s apo dhe drejtepërdrejt të SHBA-së në vendin tonë. Natyrisht kjo s’do të konkurronte bazat akuale të NATO-s në vendet pranë nesh.
Pse u pa e nevojshme të kërkohej tani një gjë e tillë në këtë moment?
Takime te tilla te nivelit te larte nuk zhvillohen kaq shpesh. Besoj eshte ne logjiken e momentit te rrethanave dhe zhvillimeve gjeostrategjike ne rajon e me gjere. Shqiperia nje eshte nga aleatet me te besueshem te SHBA. Vendi yne eshte kontribuesi i dyte ne NATO ne misionet nderkombetare ne raport me numrin e popullsise qe perfaqesojme.
Ka ndonjë plan qeveria se cilat baza specifike do jenë në dispozicion të aleatëve?
Oferta eshte politike. Eshte e sinqerte. E vertete. Eshte shprehje e nje vullneti mbarekombetar.
Kryeministri, por dhe zyrtarë të huaj kanë ngritur si shqetësim kërcënimin rus. Sa të rrezikuar jemi në nga kërcënimi rus?
Rusia e konsideron Ballkanin nje potencial kercenimi per stabilitetin e Europes. Nje Ballkan stabel nuk perputhet me llogarite ruse. Ajo mbeshtet platformat e saj te nderhyrjes ne rajon ne sensibilitetet pansllavike dhe ato fetare. Prandaj mundohet te ndertoje aleanca ushtarake qe bien ndesh me interesat europiane te sigurise. Dhe nderhyn deri me mjete konspirative te kombinuara me levizje politike sic ishte rasti i Malit te Zi. Instrumentat ekonomike dhe financiare jane nje tjeter menyre e perpjekjes ruse per te influencuar ne rajon.
Mendoni se SHBA është e interesuar të ketë baza në Shqipëri?
Shqiperia ne cdo rast do sherbente si baze e sigurt ushtarake per interesat amerikane dhe ato te NATO s.
Zoti Koçi, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mendoi se do kemi një vendim pozitiv në qershor?
Shpresojme shume qe vendimi i qershorit te jete i mbare per Shqiperine. Tashme BE ka nje strategji aktive per integrimin e rajonit dhe nderkohe detyrat e shtepise duket se Shqiperia po i kryen sipas kerkesave. Kemi nje atmosfere optimiste, por jo euforike. Nderkaq hapja e nogociatave do te shenonte nje faze te re detyrimesh edhe me te ngarkuara per vendin. Po kjo eshte e vetmja rruge.
Gjermania duket se është më skeptike. Pse vjen një gjë e tillë?
Gjermania ka udhehequr imponimin nderkombetar per reformen ne drejtesi. I jemi mirenjohes Gjermanise per kete rol vendimtar qe ka luajtur. Pergjigjia jone per shkak te manovrave antireforme te opozites nuk ka qene gjithmone ne lartesine e duhur. Megjithate shpresojme ne nje konsensus edhe gjerman per hapjen e negociatave.
Një tjetër proces i rëndësishëm është vetingu. Si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi dhe a mendoni se do kthehet besimi i qytetarëve?
Vetingu perben instrumentin e pastrimit te drejtesise nga te padrejtet dhe korrupsioni. Pastertia e sistemit te drejtesise eshte jetike per mbarevajtjen e shoqerise dhe shtetit tone. Kjo do te kete impakt edhe mbi politiken dhe perberjen e saj. Jam i bindur se besimi i qytetareve ne sitemin e ri te drejtesise do te rritet.
Teksa qeveria pret vendimin për negociata, kemi parë një opozitë shumë agresive. Si i shihni reagimet e saj, pasi ka pasur përplasje në parlament, bllokime rrugësh, etj?
Opozita beri gjithshka mundi per te bllokuar hapjen e negociatave. Mbrriti deri ne ndermarrje guerrilse per t’ja arritur qellimit. Ata mendojne se hapja e negociatave eshte benefit per qeverine dhe fatkeqesi per opoziten. Deshmi e nje kendveshtrimi te ngushte per interesa politike te dites. Kete e ka kuptuar edhe faktori nderkombetar, prandaj reflektimi i qendrimeve te opozites ka qene shume individual ne rradhet e nderkombetareve.
Ndër më agresivët në kampin opozitar është Sali Berisha. Ai ka sulmuar fort reformën në drejtësi, ambasadorët dhe qeverinë. Si e shihni faktin që PD ende s’shkëputet dot prej tij?
PD mbetet akoma nje parti qe mban ne njeren dore pushken dhe ne tjetren kazmen. Pushken per te marre e mbajtur pushtetin dhe kazmen per te shkaterruar shtetin. Dhe te Berisha gjendet simboli i kesaj strukture mendore me te cilen funksionon PD. PD eshte nje strukture “revolucionare” ndersa Berisha kryerevolucionari qe eshte sa komunist aq edhe antikomunist. 14 shtatori, 21 janari, viti 97 etj jane veprat politike qe mund te prodhoheshin vetem nga kjo parti dhe nga ky individ.
Zoti Koçi, Ministria e Mbrojtjes ka përfaqësuesit e saj në grupin e negociatorëve për kufirin detar me Greqinë. Keni informacion, si po ecën puna?
Procesi udhehiqet nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme.
Petro Koci eshte nje koqe gomari. Me vjen keq qe Rama i paska dhene nje kocke ketij kelyshi te Fatos Nanos.
Hahahahahahahaaaaaaaaa…., shqipot e varfër…!!! Hajdeni more, se shalët hapur i kemi, me kuç e me maç…, pse s’vini…???!!! Ma ha mëndja se edhe vetë aleatëve tanë, po u pështirosemi me ultraservilizmin tonë dhe i vëmë në pozitë të vështirë…(?!) Por “politikanëve” tanë aq u bën, mjafton të mbajnë karriket dhe t’i lënë të vjedhin…!!!