Nardi entuziast pas dorëheqjes së Tahirit: Tani duam zgjedhje të parakohshme

3 Maj 2018, 19:42Politika TEMA

Kreu i PDK, Nard Ndoka, aleat i Lulzim Bashës thote se kjo situatë e krijuar pas doreheqjes se Tahirit nga mandati i deputetit, “zgjidhet me dorëheqjen e Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme”.

Reagimi i Ndokës

Origjina e imunitetit na çon në Anglinë e mesjetës, ku deri në shekullin e XV, parlamentarit nuk i njihej asnjë imunitet. Në mesjetë, sovrani i kishte të gjitha pushtetet; legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin, duke disponuar në këtë mënyrë, sipas dëshirës të mirat dhe lirinë e nënshtetasve të tij. Mjaftonte që një parlamentar të përdorte një fjalor paksa liberal, që mbreti ta arrestonte dhe ta burgoste.

Në Angli, baronët ishin e vetmja fuqi që ju kundërvu pushtetit të sovranit, duke detyruar Johan Lackland që të firmoste Magna Charta; të parin dokument me vlerë konstitucionale që arriti të vendosë disa kufizime pushtetit absolut të mbretit, për të krijuar pikërisht autonominë parlamentare.
Do të duheshin edhe 650 vjet të tjerë që këto ide britanike të përhapeshin edhe në pjesën tjetër të botës.

Sot, shumica e sistemeve kushtetuese, ndonëse në shkallë të ndryshme, e kanë një regjim të tillë të mbrojtjes së parlamentarëve. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, njeh imunitetin e disa prej organeve kushtetuese në shkallë të ndryshme.
Në thelb, përcaktimet kushtetuese në lidhje me imunitetin që garantohet për organet e përcaktuara në të, fokusohen në tre aspekte:
I pari, aspekti i papërgjegjshmërisë, i cili nënkupton përjashtimin nga ndjekja penale për kryerjen e akteve apo shprehjen e mendimeve në ushtrim të funksionit. Kjo është forma më e pastër e imunitetit, dhe kushtetuta shqiptare e përcakton për Presidentin e Republikës, deputetët, dhe anëtarët e këshillit të ministrave.

I dyti, nevoja për autorizim në rastin e ndjekjes penale. Autorizimi kërkohet në të gjitha rastet kur është garantuar imuniteti.

I treti, lidhet me lirinë personale të atyre të cilëve u garantohet imuniteti. Në shumicën e rasteve, kur garanton imunitet, Kushtetuta vendos kufizime të rëndësishme për organet proçeduese në drejtim të kufizimit të lirisë së personave që e gëzojnë atë imunitet.

Gjatë këtyre viteve pluralizëm, jemi përballur me situata të ndryshme të akuzave për korrupsion apo afera të sajuara nga politika për sulme politike brenda llojit.

Rasti “druri i arrës” akuzë ndaj ministrave Ruli e Uka, rezultoi akuzë e pastër politike brenda llojit.

Akuzat ndaj deputetit dhe botuesit Lesi, në një luftë politike me Kryeministrin Nano, rezultoi sulm i pastër politik dhe tendencë për revansh.

Janë këto dy raste për të kuptuar, se imuniteti është mburojë dhe garanci politike e kushtetuese, për të garantuar paprekshmërinë arbitrare të një pushteti agresiv autoritar në momente të caktuara krizash politike.

Ka patur raste dorëheqjesh morale, të ministrave të ndryshëm nga funksioni dhe në disa raste edhe nga imuniteti, të cilët janë përfshirë në akuza për korrupsion apo ngjarje të ndryshme.

Jemi përballur edhe me politikanë, që janë kacavjerrur në imunitetin parlamentar, duke iu shmangur procedurave të gjykimit nga drejtësia.

Rasti Tahiri është krejt ndryshe; kompleks, jorastësor, duke krijur një precedent të rrezikshëm të abuzimit me mburojën e imunitetit, nëpërmjet kartonave në Kuvend.

Sot Tahiri, çliroi veten, drejtësinë, Ramën, Kuvendin; duke vendosur përballë presionit ndërkombëtar, të zhvishet formalisht nga mjegulla imunitare, që trazoi një botë të tërë.

Loja është e hapur, por jo e pastër, drejtësia tashmë është e lirë të veprojë, por jo çliruar nga presingu politik ndaj saj, si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita.

Kjo situatë e krijuar zgjidhet me dorëheqjen e Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Çdo tentativë tjetër, është lëvizje taktike, shtyrje kohe, mashtrim ndaj faktorit nderkombëtar dhe procedura që do të vazhdojnë pafund dhe pashpresë.

Imuniteti i Ramës mbron Tahirin – heshtja e Tahirit mbron Ramën.

Në këtë rast drejtësinë nuk mund ta vendosë drejtësia, por një realitet tjetër politik ose një ultimatum tjetër “alla Merkel”!

Të presim!

22 komente në “Nardi entuziast pas dorëheqjes së Tahirit: Tani duam zgjedhje të parakohshme”

  1. Al says:

    Magna Charta thote edhe qe karat me zile nuk mund te behen deputete! Cne ti aty?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O popull shqiptar
      Kurre mos harro
      Shiko foton e Nardit
      Pastaj nisu voto!
      ****
      .

      Ne vend te heshtesh,
      flet
      E hiqesh si mentor
      Si kaps dukesh,
      dhjet
      E Ha,
      s’ngopesh,
      Tornitor!

  2. penicilina says:

    Po ndonje dildo bythes a do?

  3. kunji says:

    KY ESHTE KOMPLET RRK……

  4. transAM says:

    nardi rrot kari do zgjedhje parakohe zot cfare debili eshte ky hajdut i ndyre

  5. spaqimja says:

    “Bota qe rrotullohet eshte rrumbullaket edhe kur rrotullohet”-Nard Noka

  6. Qytetari durrsak says:

    Cfare kafshe pa shkolle ?! Ky injorant dhe i korruptuar deri ne palce, ka fytyre te qeshe. Kur ishte minister shendetsie e beri QSUT me fol mirditorshe dhe ky ben moral. Klysh i Berishes ! Perse nuk qeshe dhe u gajase keshtu, ti Nardi “i madh” kur Saimir Tahiri shpartalloi dhe asgjesoi plotesisht bazen e Lazaratit, bazen e kanabisit dhe te droges qe mbronte dhe qe mbushte xhepat e familjes Berisha ? Je parimor i madh, te kane zili te gjithe llojet e kafsheve te pyllit!

  7. Mere says:

    Edhe te behen zgjedje te parakohshme ti dhe pdk do maresh nocin dhe Basha me pd do mari Bilalin

  8. Shqipe says:

    Sa idiot je o i shkrete!

  9. genci says:

    Po te gjithe gomere jeni juve mo! Po kush ju thote ,qe do fitoni zgjedhjet! Harrojeni mo! Sjua jep voten populli! Plasni po deshet!

  10. Rrok Cubi says:

    Po clidhje ke ti me zgjedhjet,ti je nje numror topi,qe te mbeti topi ne dore,ti je tope fare.

  11. Shaba says:

    Faleminderit per leksionin por I panevojshem. Ne momentin qe hyn ne teme duket sikur kafka jote eshte e mbushur me mish dhe jo me tru.
    Kerkon zgjedhje te parakohshme. Po sikur te ndodhi qe rama fiton prap cfare zgjidhje jep ti? Po sikur ta fitoje Saliu a ke ndonje ide se ku perfundon Shqiperia?
    Ne keto momente qe po kalon Shqiperia zgjedhjet jane ajo qe enderojne dallkauket. Shqierise I duhet
    zgjedhjet mbas Vetingut kur politika te jete pastruar
    nga dallkauket. Ndoshta dhe ti je nje nga ata qe enderon te digjen etapat…kjo te ben shume te zgjuar.
    Me fal qe te quajta koke tul. Ti e ke koken plot me bajga te helmuara….

  12. Kolonjari says:

    Kur Tahiri jep doreheqjen, vendi shkon ne zgjedhje.
    Nard Ndoka Shites leshi.

  13. Kush ta ka ber artikullin ?! Hahahaa po cne ti o derdimen te hysh kaq thelle! Dil live ne nje tv dhe po e mbajte mend kte qe ke shkruar do te votoj ter jeten vetem ty! Me vdekt saliu

  14. alphade says:

    Cfare debili ! Cfare karagjozi ! Cfare koqegomari ! Cfare……..Cfare….!
    Po me ke do t’i besh zgjedhjet e parakoheshme ,ti more karagjoz !
    Kur ju shikojne juve ,shqiotaret largohen nga ju si djalli nga temjani !
    Ju jeni semundja e leperozes ! S’keni shpetim ! Edhe Ty nje dite RECI
    te pret……..!!!!

  15. Lida says:

    Cfare qeshje inteligjente……shikojeni me kujdes fytyren e Nard filozofit e nuk eshte nevoja ta njohesh nga afer.
    Fytyra e tij tregon qe eshte mimika e nje debili !!!

  16. Ilo says:

    Doli ky kari si katnaret e haxhi qamilit dum baben

  17. Life is game says:

    Qeveri e perkohshme pergjithmon, kryeminister Nard Ndoka! Pergjithmon!

  18. vito says:

    MAS dorheqjes se SAJMIR TAHIRIT duam nard ndoken kryeminister ,dhe ky do jet fundi botes pastaj do ti vem zjarrin kti vendi nga fundi ne krye dhe do ikim rrefugjat te ter , se NARDI esht intelektuali qe mbyll ciklin e kti kombi. ky te kenoq pasha zotin. sa i bukur osht kur qesh ,tamom malok inteligjent .

  19. drejtesia says:

    e pabesushme me keta politikane Ai harron qe e ka radhen the ai pas ketyre Mjere shqiperia ne duart e kujt ka rene

  20. vito says:

    MAS dorheqjes se SAJMIR TAHIRIT , duam nard ndoken kryeminister ,dhe ky do jet fundi botes pastaj , do ti vem zjarrin kti vendi nga fundi ne krye dhe do ikim rrefugjat te ter , se NARDI esht intelektuali qe mbyll ciklin e kti kombi. ky te kenoq pasha zotin. sa i bukur osht kur qesh ,tamom malok inteligjent .

  21. Aleko says:

    aE mjere shqiperia ku eshte katandisur…Bir Selman I nenes kete qaj me pare””Sa debila paska ky vend si puna e ketij karagjoizit?.. ska numurim..Ky debil na sygjeron te behen zgjedhje pikerisht tani kur sa ka filluar zbatimi I reformes te drejtesise qe te menjanoj nga pushteti gjykates dhe procure e politikane te korruptuar qe per 30 vite I moren shpirtin nje populli te te re…Zot shpetona nga kejo fare e keqe!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje