"Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Tahiri"

3 Maj 2018, 11:00Politika TEMA

Nga Andi Bushati 

Saimir Tahiri, i cili u shfaq në publik për të thënë se nuk do e përdorte më mbrojtjen me imunitet që i ka ofruar prej gjashtë muajsh kryeministri dhe partia socialiste, e shfrytëzoi këtë akt për të shpallur dy beteja kryesore.

E para ishte demaskimi i politikanëve që kanë drejtuar vendin në këtë çerek shekulli (afati kohor përfshin këtu edhe Edi Ramën) dhe që nuk kishin epërsinë morale për t’i bërë gjyqin atij.

E dyta qe nisja e një rruge të gjatë si qytetar, tashmë pa korraca mbrojtëse, për të imponuar të vërtetën e tij.

Duhet thënë që në fillim se betejën e parë Saimir Tahiri e ka shumë të lehtë.

Edi Rama, nuk mund t’a imagjinojë t’a quajë atë një “vemje të padenjë për racën njerzore”, sepse gjithçka që ka ndodhur në kohën e ministrit më të suksesshëm të rilindjes, ka pasur edhe bekimin e tij.

Mbushja e parlamentit me banditë, uzurpimi i bashkive nga kriminelë në kërkim, favorizimi i bandave në kurriz të njëra -tjetrës, avionët e drogës dhe mohimi i ekzistencës së kanabisit, të gjitha mbajnë edhe vulën e Ramës. Prandaj ai sot nuk ka, as përparësi morale dhe as alibi politike, për t’u distancuar nga ish krahu i vet i djathtë.

Sajmir Tahiri ka të drejtë edhe kur pretendon se këtë epërsi nuk e kanë as Luli me Saliun, që lanë të lulëzonte Lazarati, që i devijuan gjykimit për krimet e Gërdecit dhe 21 janarit, që shmangën proceset për abuzimet flagrante me rrugën e kombit.

Çdo qytetar, jo fanatik, teksa e ka dëgjuar të fliste dhe të përlotej, me siguri mund të ketë thënë: “askush nga ata nuk mund të hedhe gurin i pari”.

E njëjta gjë vlen edhe për çiftin në krye të LSI-së. Ata që për hir të pushtetit e pranuan gënjeshtrën se avionët qenkeshin mushkonja, ata që për drogën u kujtuan të flasin në fund të mandatit, sot nuk mund t’a lënë përgjegjësinë tek një njeri i vetëm. Ilir Meta dhe Monika kanë qenë pjesë e atij koalicioni që e mbushi Shqipërinë me mariuhanë.

Pra në këtë kuptim, Saimir Tahiri, nuk është as e vetmja dele e zezë, as e vetmja kokë e denjë për t’u prerë, në atë parlament prej të cilit po largohet.

Nga faktet që ai solli, nga krahasimet që bëri, nga nervi që tregoi, ai me siguri do të ketë bindur shëmëkënd për këtë.

Por, pikërisht këtu qëndron dhe dredhia e tij, Sepse tani përpara Saimir Tahirit nuk shtrohet pyetja: “me kë je njësoj”, por një tjetër, ajo: “çfarë ke bërë ti”?

Sot publiku nuk do të dijë se sa të besueshëm janë “djajtë” që akuzojnë ish ministrin, por se sa të vërteta janë lidhjet e tij me trafikantët, favorizimi i tyre, vënia e komisariatit të Vlorës në dispozicion të Habilajve, “Audi” enigmatik që herë e përdorte njëra palë dhe herë tjetra.

Dhe këtu Saimir Tahiri është i humbur.

Këtu e vërteta dhe e drejta nuk do të anojnë më kurrë nga ana e tij. Edhe në qoftëse prokurorët nuk mbledhin dot fakte, edhe nëse gjykata nesër nuk e dënon dot me prova, ai ka marrë njëherë e përgjithmonë damkën e ministrit të brendëshëm që kanabizoi të gjithë vendin.

Për cilindo qytetar ai është shefi i uniformave blu që e fshehu deri në fund ekzistencën e avionëve të drogës, që në vend që t’i dëgjonte akuzat e Dritan Zaganit, burgosi atë dhe mbrojti trafikantët, që i vazhdoi lidhjet me kushërinjtë vlonjatë edhe pasi opozita e denoncoi këtë marëdhënie okulte, që i shpërfilli të vërtetat e kritikëve vendas, duke i fryrë borive të ‘frontit të së keqes”, që e mbushi policinë me njerëz të inkriminuar, gjysmat e të cilëve sot i ka larguar pasardhësi i tij dhe gjysma tjetër i fshehen fletarresteve të pokurorisë.

Në këtë bilanc të fundëm, rrezulton se përpara se të bënte detyrën që kishte marrë përsiprë, atë të ‘policit” që gjurmon dhe neutralizon të keqen, Tahiri ka bërë avokatin e saj. Në vend që t’i luftonte ai ka qenë prodhuesi i alibive për trafikantët.

Dhe në këtë pikë, ai e ka të humbur betejën edhe me të vërtetën edhe me historinë. Prandaj ai i dredhoi sot përballjes me to, duke e fokusuar fjalën e fundit si politikan, tek “djajtë” që janë të padenjë për t’a anatemuar. (Lapsi.al)

24 komente në ““Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Tahiri””

  1. Ivan i madh says:

    Po corben e felliqur te tutorit dhe ilacet e kriminelit dhe sherbetorit te gjyshit Berisha perdor akoma o kopili i Bushatellinjeve. Kaq je helmuar e vrer nxjere o felliqesire sa edhe pse tjetri thote te gjykohet si qytetar i thjeshte prape halja jote me gjuhen e gjirizit prape thekal vjell. Paske qëne me te vertete race e felliqur bastarde dhe pa nje cike dinjitet per ti trajtuar problemet sa me reale e te besuesheme. Ptuuuu race e felliqur e bastarde që mban kjo toke krimba gjirizi si ty ANDI HALE BUSHATI. ?????

    1. Epiriiiii says:

      Beri e Ç’beri Tahiri…. Ai te pakten u tregua BURRRR , dhe Jo BurrGrua Kurve si Saliu qe qante te supi i Av.Ngjeles apo Lulushi qe ishte i Semure me Raport Mjeksor apo Mejdihoxha qe qante te supi i Xenit dhe BabaXenit.

  2. Myself says:

    ..po e the ti plehre patjeter qe eahte ashtu…(as qe mora mundimin ta lexoja ..nje tru shpelare si ti dhe ata qe ke rrotull patjeter qe do te trilloni gjithcka sepse padroneve tuaj u eshte thene ne sy sot ate qe ai gjithmone e ka thene ne parlament.

    Po perpiqeni dhe do perpiqeni te lexoni mes rreshtave te akuzave per padronet e tu koncpiracionin e atij fjalimi a thua se tha gje te re..qe shqipetaret nuk e dine apo nuk ju njohin…ju te gjithe pa dallim…zhuli dhe llumi I atij vendi te perdhunuar menderisht e para she pastaj fizikisht pa meshire..
    Me nderkombetaret ne krye..

    Te kerkosh te besh prokurorin dhe gjykatesin kur ate duhet te ishin mbrojesit e zbatimit she respektimit te ligjit dicka that they wouldn’t dare in their f…ing countries…

    This is why alb is f…ed ..

  3. shkodra says:

    Paske ndenje pas deres o Bushat Kapua! I ditkerke te gjitha. Mbetet vetem te behesh Prokuror i Pergjithshem.

  4. Une says:

    Eshte turp o Andi koqja! Eshte turp per keto qe shkruan! Kanabizimi nuk u be nga Saimiri ap Rama! Kanabizimin e beri gjithe politika shqiptare! Te gjithe investuan! Kjo ceshtje ka nje pergjigje dhe vetem nje! Saliu dhe Basha me Liken dhe Partite e tyre po e perdorin per te shpetuar kokat e tyre! Te mendosh ndryshe jo vetem qe eshte naivitet qe sigurisht ti Andi, si skuth qe je , eshte krim! Eshte pjesemarrje ne krim duke bere analiza qe genjejne publikun me qellim!Por kanabizimi eshte gje e vogel ne krahasim me krimet,vjedhjet vrasjet e Likes .Barishes ! Kush kujton ky legen impotent se kokainen e ben Saimiri? Qendrimi i Andit i njeanshem per shume gjera tregon krizen qe po kalon ky loqe se bashku me Tosin dhe disa mercenare te tjere! Por si mund t’i kerkosh Andit moral kur e ka shkateruar familjen e tij?!

  5. vjola says:

    Po ju kazanet e plehut cfare damke doni tjeter ? Jazek ju qofte , e kanabizoi vendin . More plere kush e futi drogen edhe ne cdo shkolle edhe lagje ? Jeni te peshtire , jeni ,dredharake vet , jeni………jo njerezore . HArram buka e ketij vendi qe e vrisni mendjen vetem per te disinformuar .

  6. Gogoli says:

    Nuk ke moral o Bushat as sa thoi i kembes te Saimir Tahirit. Ai mbeti dhe do mbetet ne histori si nje njeri i paster dhe i sinqerte, djale i nje familje intelektualesh. Ti do kujtohesh si nje legen qylaxhi, pjelle e ish bllokmeneve dhe spiuneve te sigurimit, po nga macja dalin mace ose macoke por jo tigra. Sikur te kishe 5% te dinjitetit te ketij djali, por kot: Geni nuk ndreqet . Rron ariu ne majen e malit, rron dhe miza ne bythen e kalit o Kapobushat.

  7. Aleko says:

    Ky rob asnjehere nuk I ve koke muahabetit…perpiqet te jete gjasme si I pavarur ne mendime por ne fakt nuk eshte as mish as peshk…Ky nuk duhet laxuar se harxhon Kohen..

  8. Cuku says:

    O Gjithollog ,tek te gjitha do japesh mend ti,,,,
    Sigurisht nga komentet lexova ,se e kam te pa mundur te lexoj gomarlleqet e tua,,,
    Po per seksin kur do japesh mend?
    Se atje duhet te kesh pervoje te madhe besoj ,si me meshkuj dhe me femra ( nese ke)

  9. Dua vetem te verteten deklaron I pandehuri Sajmir por te verteten ai tashme e di por ja kujton hera heres Rames ne distanc dmth po me dorzove do flas sepse dhe rama eshte pjes e ksaj te vertete

  10. rexha 10 says:

    o bushat,lajmi i keqe ,dhe i mire ,duhet te jipet qe nq fillim,….ka nje arsye,sepse,l po kaloi koha ngatrrohen gjerat Lajmi i mire ,behet i keqe dhe anasjelltas,.SAJMIR TAHIRI TA KISHTE BO,QYSH NE FILLIM TE LOJES,JO ME TANI QE U BE NJE TEATER ME KUPTIMIN FIGURATIV,.MOSE BENI ASNJE DALLIM ME KAZANIN EPACAVUREVE ….gazete…….MBAS SAJMIRIT E KA RADHEN LALI ERI.

  11. Nardi says:

    GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU :
    Kanabisin nuk jua solla une, ate e gjeta midis jush.
    – Dhe Sali Berisha i II- te , u mburr:
    Poo, ishte urdher politik i imi.
    C’do te behet me SRB-ne ???

  12. 007 Kanada says:

    KY BYTHQIRI I VERA KAPOS KA DETYRA SI AGJENT ASHTU SI SHUMICA E FEMIJEVE E DJEMVE TE BLLOKUT—TE HEDHE SHASHKA TYMUESE QE TE TRULLOSE IDJPTET E INFORMACIONIT QE TE KUPTOJNE VETEM NJE GJE:
    Si ka mundesi qe kemi 28 vjet lufte kunder kAmunistave e ne krye te shtetit informacionit hitleriano gobbelsian jane Saliu doktori i numurit dy te ish shtetit krahut te djathte te Enver Hoxhes dhe VITO KAPO ne vend te BURGUT dekorohet dhe Andi Bushati qe e ka perdhunuar me gishta saliu te vogel ben ‘opinionistin’ si nip i hysniut vitos e Sigurimsit Medi Bushati!?Ku e gjen forcen e ne sherbim te kujt eshte ky bytheqire kur nipi i Enver Hoxhes as qe dihet pse po kalbet ne burg????????

  13. Kurban tahiri says:

    Bravo Andi. Sepata jote godet nevmes

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    Shume veta cuditen per glaset qe nxjerr nga goja Andi Bushati…
    Po a nuk e shikoni qe e ka gojen si bythe pule???… ?

  15. Miri gjyshe says:

    Sa i ngja gjyshes

  16. Doktori says:

    Po ti Andi skishe degjuar asnjehere per hashash dhe per droge para se te vinte Tahiri minister? Ku ke jetoje ne Mars??

  17. Doktori says:

    Po ti Andi skishe degjuar asnjehere per hashash dhe per droge para se te vinte Tahiri minister? Ku ke jetuar ne Mars?? Apo ke qene i verber ate periudhe??

  18. fiks sigurims, si me qene nipi I vita kapos, edhe ajo tha per liri belishoven , ka qene ne lufte por nuk ka marre pjese ne beteja, ka qene e zgjuar e ka dal;e mire ne shkolle por mbeti gjithmone me sovjetiket. analizat tua jane gjithmone gjysma helm e gjysma sheqer tama si operative e sigurimit te enver hoxhes me informacionet e tyre gjysma-gjysma. a ke lidhje me besnik mustafen , a po takoheni te idhulli I juaj kriminel-hajdut berisha.

  19. PTUUUU,,, says:

    IK TI O KELYSH KURVE,,,,,KUR FLET DHE TI,,,,PARAZIT PARTISH,,,,,,JU FUTI GISHTIN EDI RAMA DHE TAHIRI,,,,IK HANI PERSHESH,,,,

  20. lisi says:

    O MUT, pse kurre nuk e fillon per se mbari llapaqenosjen tende te shpifur.Nqse vertete te gjthe jane te perlyer lligjikisht edhe dhenia e llogarise duhet te filloje me rradhe. Te shkoje ne hale i pari i te pareve Saliu i dyti Iliri e pastaj Luli e te tjeret me rradhe. Cfare mut kanalisti je ti me taborin tend. Nuk arrij ta kuptoj se si nuk keni fare cipe se tru kurre nuk keni patur.Race gjarperinjsh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje