Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend, opozita aktuale kur ishte ne pushtet, ishte prezente ne te gjitha raportet e nderkombetareve per shkelje te ligjit dhe demokracise.
Madje ishin me emra.
Rama tha se me këtë opozitë PS rron në pushtet 1 mijë vjet.
“Ne kemi marrë përsipër të qeverisim me njërëzit dhe për njerëzit.
Për të qeverisur në koalicion me njerëzit dhe fushata e llogaridhënies është e rëndësishme sepse ne duhet të jemi drejtpërdrejtë, sy më sy në komunikimin me njerëzit pa lejuar që këtë komunikim ta zotërojnë agjentët e mjerimit.
Të gjitha ata që me mandat politik apo kanale mediatike bëjnë deformimin, shtrembërimin dhe manipulimin e të vërtetave tona.
Është bërë e udhës tani që raportet e DASH ti dëgjojmë nga simotra jonë e humbur në drejtim të paditur LSI. Kemi dhe shokun tonë Luanin e LSI që të dalë e të na informojë cfarë thotë DASH për ne, por nuk ka qenë e largët dita kur raportet e BE kishin në faqet e tyre emra dhe mbiemra, jo fenomene.
Kryetari vulëhumur i kësaj opozite ka qenë me emër dhe mbiemër në raportin e progresit, jo si hero, por si pengesë, një tjetër kryetar i simotrës të simotrës së simotrës ka qenë po ashtu me emër e mbiemër, jo si dëshmor i progresit, por si pengesë e progresit.
Ndërkohë që sot kemi një raport progresi, që nuk është i radhës, por dokument që mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë pa kushte”- tha Rama.
Ai sulmoi me emra deputetet e LSI-së, Petrit Vasili e Luan Rama. “Këta nuk janë për gol, por kur u vjen topi na gjuajnë nga këmbët. Titi dhe Luani nuk kanë lidhje me zonën e rreptësisë, mund të marrësh seriozisht Titin?
Si ta marr, bëj përpjekje se e kam gjysmë patriot, ca të bëj, megjithatë. Në zonën e rreptësisë është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit”, tha Rama.
mire ata po ti? nje deshtim i plote
E po te jesh miku i Erdoganit dhe te mos didh ca flasesh!?
LLumi shan llumin, Lazarati v EdscobarEdit