Vendimi i Tahirit, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

3 Maj 2018, 11:42Politika TEMA

Vendimi i ish-ministrit Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit, është përshëndetur nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Ky i fundit ka bërë një reagim në Facebook, ku shkruan se ky është një akt që duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Akti parimor i Saimir Tahirit, shembulli që duhet të kishte ndjekur Basha kur u akuza për Rrugën e Kombit!”, ka shkruar Petro Koçi.

Njeherësh Zv. Ministri i Mbrojtjes nuk ka ngurruar të akuzojë dhe Sali Berishën si njeri të sfiduar nga dorëheqja e Tahirit.

“Kaq i sfiduar ndjehet Saliu saqë po ngatërron mandatin me imunitetin!”, reagon Koçi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje