Numri dy i LSI, mesazh Ramës: Shqiptarët do t’i marrin nga xhepat paratë që u ke grabitur

3 Maj 2018, 09:36Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e fushatës në strukturat e PS për qeverisjen.

Në një koment në Facebook, Braimllari shkruan se asnjë reklamë politike nuk mund të fshehë situatën e keqqeverisjes së PS.

Në mesazhin e tij, Braimllari ka dhe një paralajmërim për Edi Ramën.

Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve. Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!”,- shkruan Braimllari.

Postimi i plotë në Facebook i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI:

Le të bëjë Taulant Balla statuse dhe prononcime pa fund, por nuk do mund të mbulojë zullumin e Edi Ramës dhe kësaj qeverie kriminale.

Edi Rama është kokë e këmbë i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike.

Edi Rama është përgjegjësi për varfërinë që po kalon sot çdo shqiptar, është përgjegjës për emigrimin e të rinjve nga vendi.

Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve. Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!”.

4 komente në “Numri dy i LSI, mesazh Ramës: Shqiptarët do t’i marrin nga xhepat paratë që u ke grabitur”

  1. Njoni says:

    ORE, TI JE ?? APO BËN ???
    APO TË KANË BËRË???????

  2. Kombi says:

    Jenk felliqesirat e kombit , vendi i juaj duhet te jete ne RDC .

  3. Lulka says:

    Hahaha?
    Kjo plera kujton se populli nuk ka sy dhe shikon bemat e ketyre kriminelave

  4. Hasan says:

    Me pare do ti dorezoje parate e vjedhura familja e presidentit, e me pas mendoj se duhet te kalojne ca kohe tek birucat e burgut sepse jo vetem e meritojne por e kane tejkaluar cdo hamendje per vjedhjet e bera popullit dhe buxhetit te shtetit. Por ti djale je I ri dhe eshte gjynah te perzihesh me keto kriminele e hajdute te cilet sigurisht nuk e kane te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje