Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv.
Ministrja Xhaçka deklaroi se nuk ka plan të afërt për vendosjen e një baze ushtarake të SHBA në Shqipëri.
Nderkohe ministrja e Mbrojtjes ka nenvizuar se SHBA dhe Aleanca jane te shqetesuara per ndikimin rus.
Takimi me sekretarin amerikan, çfarë propozimesh i bëtë?
SHBA është partner i besueshëm, luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, promotor i politikës së dyerve të hapura të NATO.
Shqipëria në vitet e fundit ka treguar, përmes operacioneve dhe misioneve, përmes të qenurit pjesë e aleancës, rritjes së buxhetit, që aktualisht është 1.2 dhe do vazhdojë të rritet deri më 2024, se është sot aleati më i besueshëm në NATO.
Propozimi im ishte se Shqipëria të ishte vend aleat, bazë ushtarake, gjurmë e aleancës, që do të ishte përfaqësuese në gjithë rajonin.
A kemi ne mundësi?
Mundësi ka, janë të shumta.
Përgjigja e Mattis?
Ai tregoi mbështetjen e tij për një vend si Shqipëria, që pavarësisht përmasave gjeografike, ka qenë kontribuues shumë i madh për aleancës. Angazhimet tona operacionale krahasuar me popullsinë tonë mbeten ndër më të lartat në aleancë.
A ka plan të afërt për të vendosur një bazë të SHBA në Shqipëri?
Jo, nuk ka asnjë plan të afërt, ishte vetëm një propozim i bërë nga unë, për të treguar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Modernizimi i FA …
Modernizimi i ushtrisë është sfidë, por edhe domosdoshmëri. Kemi arritur që këto dy vitet e fundit buxheti për mbrojtjen të ketë parë rritjen e parashikuar.
Sot jemi në kushtet kur mund të themi se kemi zëvendësuar gjithë armatimin e vjetër kinez dhe po pajisemi me armatimin më modern me standardet e NATO, mjete të blinduar të standardit më të mirë, edhe policinë ushtarake me mjete të blinduara.
A mund të blejmë avionë luftarakë nga SHBA?
Është shpejt për të folur për këtë.
Nuk është pjesë e strategjisë, është e panevojshme kjo flotë?
Ka një logjikë edhe zhvillimi i FA, do ishte mirë të kishim më shumë anije dhe avionë, automatikë, por mundësitë që kemi na detyrojnë të shtrijmë këmbët, aq sa i kemi.
Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi deklaruar objektivat tanë afatshkurtër dhe afatmesëm për të modernizuar FA. Pastaj, investojmë bashkarisht për të arritur këto objektiva.
A ka shqetësim amerikan për ndikimin rus?
Pa diskutim që ka shqetësim amerikan dhe të Aleancës. Aleanca përballet st me një ambient sigurie ndryshe nga ai që ishte deri dje.
Ka kërcënime, nuk bëhet fjalë për Greqinë, por Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Vëmendja kryesore është tek ata.
Ne jemi shumë të mbrojtur, se jemi aleatë të NATO. Nuk diskutohet për kërcënim nominal, por për një situatë sigurie dhe për një rajon që destinacion duhet të ketë familjen amerikane.
Rekrutimet, a ka dëshirë për të qenë pjesë e ushtrisë?
Është pyetje shumë e rëndësishme dhe shqetësim që kam. Edhe ka edhe nuk ka interes. Sot trajtimi i ushtarakëve tanë nuk është ai që do duhet të ishte dhe që ne duam.
Një karrierë në ushtri, pavarësisht sakrificave, është ndër profesionet më të nderuar, që do të veshë me krenari këdo që e ushtron, por edhe familjen e tij. Është një profesion që të ofron shumë mundësi.
Një qeveri patriote dhe inteligjente, në vend të kërkojë dorëzimin pa kushte të territorit të Shqipërisë , duhet të kërkonte nga NATO forcimin dhe formimin e ushtrisë inekzistente shqiptare. Mbrojtja e vendit është më së pari detyrë e në vetë shqiptarëve dhe jo që ushtria shqiptare në Shqipëri, të shihet si një ushtri pushtuese në një territor të NATOS, apo si argument tabu, apo akoma dhe më keq si pastruese halesh në misionet ndërkombëtare ushtarake të NATOS, e armatosur me fshesa. Një ushtri e fortë shqiptare është garancia më serioze që qeveria mund ti ofrojë aleancës, shumë më tepër se ti ofrojë bythën. Të gjithë stërvitjet e NATOS në Shqipëri duhet të kenë qëllim rritjen e potencialit mbrojtës të ushtrisë shqiptare dhe jo tokën pa zot që mund të bëjnë përsheshin që duan. Qiellin na e “ruan” greku, detin italiani, territorin ja kemi ofruar ushtrive të NATOs, asnjë plan dhe investim serioz ushtarak, vetëm sodomi politike.
NUK e kuptoj deshiren e madhe per okupimin e vendit me baz ushtarake te huaj , ju nuk keni byth te ngrini ushtri tashme qe 25 vjet e shkaterruat ate dhe therrisni amon o amerikon hajde na pushto , na sill ushtrin tek ne se ne nuk kemi me byth te rujm shpin ton , o shurranjoset e mutit shani ENVERIN ju as ke bolet si vini atij burri shteti te gjith bashk , langaraq te qelbur , nxirni vendin ne ankand kush do vi te na pushtoj qe te na mbroj ne , se kuptoj ti si rri ministre mbrojtie moj zonj , çfar mbron ti kur i lut bythen amerikes te ngrej baz ushtarake tek ne , ne mezi hoqem Rusin duan te na kthejn ne koloni dobiçet e politikes , mblidhni para merni borxh ngrini ushtrin ton te jemi te zotet e vetes ne te kundert shporruni nga politika.
NUK e kuptoj deshiren e madhe per okupimin e vendit me baz ushtarake te huaj , ju nuk keni byth te ngrini ushtri tashme qe 25 vjet e shkaterruat ate dhe therrisni amon o amerikon hajde na pushto , na sill ushtrin tek ne se ne nuk kemi me byth te rujm shpin ton , o shurranjoset e mutit shani ENVERIN ju as ke bolet si vini atij burri shteti te gjith bashk , langaraq te qelbur , nxirni vendin ne ankand kush do vi te na pushtoj qe te na mbroj ne , se kuptoj ti si rri ministre mbrojtie moj zonj , çfar mbron ti kur i lut bythen amerikes te ngrej baz ushtarake tek ne , ne mezi hoqem Rusin duan te na kthejn ne koloni dobiçet e politikes , mblidhni para merni borxh ngrini ushtrin ton te jemi te zotet e vetes ne te kundert shporruni nga politika.
Niveli I kapaciteteve te ushtrise shqipetare eshte nje turp per cdo shqipetare qe ka sadopak krenari kombetare . Me perfaqesues te tille te cilet I kerkojne aleateve baza ushtarake the ushtri te stacionuar ne territorin shqipetare , kapacitetet e ushtrise shqipetare asnjehere sdo te kene rritje.
Ne vend qe ti kerkonin SHBA ve ndihme konkrete si artileri te mesme dhe te rende, mjete te renda te blinduara e shume e shume gjera specifike te cilat SHBA te po I heqin nga perdorimi, keta gjenialet e Tiranes antishqipetare kerkojne ushtri te huaj per te mbrojtur shqiperine. Keta frikacaket e pavlere te Tiranes duhet te marrin shembullin e Kroacise trime e jo te krenohen me carmatimin total qe qeverite antishqipetare te Tiranesi kane bere kombit shqipetare .
Keta injorante te moderuar se kuptojne se vetem me investimet serioze ne fushe e sigurise kombi shqipetare do te kete paqe dhe do te rrespektohet , ne nje rajon ne te cilin shqipetaret si kombi I vetem e autokton diskriminohen ne menyre brutale . Cmimi me te cilin shiten 6 avione luftarake Suedez “Gripen” eshte shume me I lire se sa cmimi me te cilin shqiperia bleu 6 helikoptere transporti nga franca . Eshte shqetesues fakti se
Ushtria e shtetit 100 vjecare shqipetare akoma si ka arritur kapacitetet luftarake te UCK se te viteve 1998-1999.
Po pse eshte cpejte per tu folur per blerjen e aeroplaneve ushtarak.
Po Kroacia nuk i ka as 30 vite qe eshte shtet po beleu 12 F-16 prej Izraelin. Neve jemi shtet me teper se 100 vite.
Ishim te dashuruar ne Stalinin e tani ne Erdoganin.
Plus shteti i vetun islamik ne EuroAtlantik. Formalisht me dipome
Kryeministri po qane qe nuk dijti te kercejne ne darsmen e vajzes te Erdoganit
Te nje diktatori par exellence.
Ne jemi kopmlet vend karagjoz , po super karagjoz.
Amerikanet nuk jane cuna te turpshem qe nuk dine si te kerkojne nje baze ushtarake dhe duhet te shkonte olta tjua jepte.
Nderkohe qe para disa muajsh presidenti i amerikes deklaroi se do ndertoje ne krete te greqise bazen me te madhe ushtarake ne mesdhe.
Ca i dini bazat ushtarake te amerikes ju stacione autobuzi te unazes????